FOTOT: Është plotësisht funksional, viçi me dy koka dhe katër sy në Maqedoninë e Veriut

21 Prill 2021, 14:23Lifestyle TEMA
FOTOT: Është plotësisht funksional, viçi me dy koka dhe

Një viç me dy koka, një mutacion shumë i rrallë gjenetik, ka lindur në Lazec, një fshat në Maqedoninë e Veriut.

Fermeri Vasko Petrovski thotë se veterinerët që ekzaminuan kafshën pasi erdhi në jetë, e cilësuan atë plotësisht funksionale.

“Herët në mëngjes lopa solli në jetë një viç të jashtëzakonshëm, me dy koka. Menjëherë thirrëm veterinerin dhe kur erdhi tha se ishte një fenomen natyror”, tha fermeri Vasko Petrovski.

Viçi ka dy kafka të ngjitura, katër sy, dy gojë dhe një palë veshë. Kur njëra gojë ushqehet me qumësht, tjetra kopjon lëvizjet në mënyrë simultane.

“Do ta mbajmë gjallë sa më shumë që të mundemi. Do bëjmë gjithçka për ta mundësuar këtë”.

Megjithatë veterinerët theksojnë se ka shumë pak gjasa që viçi të jetojë për një kohë të gjatë. Rastet me deformime të tilla në strukturën e kokës, një gjendje e cila quhet policefali, janë shumë të rralla.

2 komente në “FOTOT: Është plotësisht funksional, viçi me dy koka dhe katër sy në Maqedoninë e Veriut”

  1. Erdogan says:

    Poli qefali eshte fjale e vjeter “Arnaute” Pellazge.

  2. dy kafshet ne nji trup me dy koke

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje