Postoi foton e zhveshur me djalin e mitur, aktorja dënohet me 90 ditë burg

21 Prill 2021, 09:30Lifestyle TEMA
Postoi foton e zhveshur me djalin e mitur, aktorja dënohet me 90 ditë

Një gjykatë në Gana ka burgosur për 90 ditë aktoren Rosemond Brown, pasi publikoi një foto të zhveshur me djalin e saj 7 vjeç.

E njohur si Akuapem Poloo, veprimi i saj është konsideruar i ashpër nga shumë yje të ekranit. Poloo, nënë e vetme e pamartuar, u shpall fajtore për postimin e “materialeve imorale” pas publikimit të fotos në llogarinë e saj sociale verën e kaluar.

Ajo u dënua gjithashtu për “dhunë shtëpiake që dëmton privatësinë e tjetrit, ose dëmton dinjitetin dhe vetëvlerësimin e tij”. Në foton e kontestuar, gruaja mbulon pjesën intime me flokët e saj, ndërsa i biri i mitur është në të mbathura.

Gjykatësja që u kujdes për çështjen në kryeqytetin Accra, e krahasoi atë me abuzim ndaj të miturve, dhe paralajmëroi se “materialet e turpshme” janë në rritje në Gana.

Gjykata është e mbushur me padi per foto të pahijshme në rrjetet sociale. A i kërkoi ajo leje fëmijës para se të postonte foton në publik? A i respektoi ajo të drejtat e fëmijës? Jo, nuk e ka bërë”, është shprehur gjykatësja.

Gjykatësja tha se mori gjithashtu në konsideratë pranimin e fajit nga e akuzuara dhe faktin që ajo është nënë e vetme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje