Nga Ylli Pata
Sot është vrarë Pjerin Xhuvani, një 56 vjeçar në Elbasan, dhe janë plagosur katër persona të tjerë vetëm për arsye politike.
Ende janë të pazbardhura rrethanat e këtij krimi makabër, që i mori jetën një personi dhe rrezikon ende jetën e 4 të tjerëve, por deri tani dihet se thelbi i shkrepjes së armëve ka qenë thjesht e vetëm për arsye politike.
Truproja e kreut politik të PD-së për Qarkun e Elbasanit, Arbër Papleka, ka marrë përsipër vrasjen e Pjerin Xhuvanit, në deponimin e parë që ka bërë në polici, të cilin e ka motivuar në kushtet e vetëmbrojtjes.
Pra ka ndodhur një kasaphanë e vërtetë në mes të një qyteti si Elbasani, në mes të ditës, ku njerëz që dalin nga një furgon që ka logon e Partisë Demokratike, kanë përdorur armët e zjarrit dhe kanë marrë jetën e një personi, si dhe është tentuar marrja e jetës e 4 personave të tjerë.
Kjo është ngjarja e Elbasanit sot.
Skandali i parë që ka ndodhur me këtë ngjarje dhe që është uluritës, është se panelistë që e quajnë veten “gazetarë” pranë partisë së Ilir Metës, janë marrë me biografinë e viktimës, duke mos raportuar asgjë mbi ngjarjen reale, mbi autorin dhe motivet që mund të mësoheshin shpejt e shpejt.
Skandali i dytë ka ndodhur me dy analistë që ndodheshin në një studio, si Artur Zheji dhe Fatos Lubonja, të cilët nuk kanë dënuar këtë vrasje të pastër për motive politike, por përkundrazi e kanë justifikuar një krim si pasojë normale, e jo si vepër e pastër penale me pasojë marrjen e jetës së njeriut.
Skandali i tretë është se ndërkohë që ka ndodhur ngjarja, Ilir Meta është prononcuar, por nuk ka ngushëlluar familjarët e viktimës, nuk ka dhënë asnjë mesazh për të ndalur dhunën, por ka nxitur tensionin duke akuzuar Prokurorinë si të lidhur me PS-në.
Skandali i katërt ishte prononcimi në të nxehtë i kreut politik i PD-së për Qarkun Elbasan, i cili, kur ka qenë në dijeni të një vrasje, edhe pse në kushte të mjergullta nuk dha asnjë mesazh për qetësi, por ka hedhur benzinë në zjarr, duke pasur në dorë shkrepsen për ta ndezur.
E pakta, pasi bëhet fjalë për një njeri të afërt të tij, ai duhet të hidhte ujë në zjarr.
Skandali i pestë është se lideri i Partisë Demokratike, nuk ka dhënë asnjë mesazh publik kur ka pasur një vrasje prej një pjesëtari të partisë së tij.
Fshehja e Lulzim Bashës është totalisht e pajustifikueshme, sido që të jenë rrethanat, ai është i pari që duhet të fliste për të qetësuar situatën.
Skandali i gjashtë është natyrisht presidenti i Republikës, që dy herë ka folur për ngjarjen dhe dy herë e ka injoruar atë.
Është vrarë një njeri sot, e janë plagosur 3 të tjerë.
Media duhet të flasë për vrasësin dhe rrethanat e krimit.
Motivet le ti gjejë Prokuroria, por njerëzut duan të dijnë faktet e jo komentet e shërbëtorëve politikë në panele…
edhe amerikant koqe qenkan që kanë pasur punonjës një kriminel
Mos i gezofshin ato para krimi ata dhe femijet e tyre,qe jetojne ne lluks me gjakun dhe djersen e popullit Shqipetar
E shikoni çfarë populli jemi?Asnjë nuk reagon për këtë vrasje.Gjithë Elbasani duhet të ngrihet më këmbë për vrasjen dhe kush e ka fajin i majtë apo i djathtë të japë llogari jo duke u dënuar vetëm por edhe si parti mos dalë ta votojë askush më 25 prill.Ppresidenti ka dalë si komandat me kriminelët dhe bën teror dhe populli ri në divan shikon lajmet.Ja pse ndoshin këto gjëra sepse ne si popull jemi lolo
Tha gje ambasadorja per “ndryshimin”? Apo do ta quaj Gaz Bardhin “yll ne ngjitje”? Dhe Lulezimin “burre” gruaje, tani se boll u ngjit?!
KY eshte rezultati i Thirjeve te ashtuquajturit President Ilir Meta “|”per prerje duarsh/per kryengritje me CFURQE<KAZMA<LOPATA<DRAPER" e ku tadi une Ne vend qe te nderhyje menjehere per te qetesuar gjendjen dhe per te zbardhur ceshtjen dhe fajtoret.Nuk na duhen brockollitjet e presidentit por mencuria e tije e MBARE dhe jo mbrapte.
Duart e lyera me gjak dhe gjuha e helmatisur e kopilit te gjaksorit kapo, Lubjonjes,shkullakut,abilekajt, zhejit, cmendurise se babaramos dhe injorances se rakipllarit jane ne kufomen e qytetarit elbasanas.Keta monstra jane krah terrorist i opozites se nje perversi si bardhi dhe nje vrasesi serial shqiptaresh si Basha.Jane keto hiena mediatike qe u sulen si te telekomanduara dhe pa piken e profesionalizmit mbi opoziten e re te Topallit dhe Patozit.Keta jane po aq vrases sa eterit dhe gjysherit e tyre.edhe nje arsye perse Rama duhet te fitoj dhe bashke me opoziten e vjeter, kriminale dhe antishqiptare te bashes te mund edhe kete bande kriminale gjobvenese dhe te blere. Vetem Rama mund ta pastroje mbremjen e shqiptareve nga e paverteta dhe rakipllaret qe ndotin qytetarin e shqiptaret.perball kesaj lukunie shqiptaret jane fatlum qe kane dy tribun te fjales dhe lajmit,Bazen dhe Cupin, qe ska rakipllar qe i ndonje.
C’do njeri , kur s’mundet ta kontrolloje mir vet–veten , ate qe kerkon , e gjen . Nese pasagjeret e makines s’e dishuar per pune te liga , do i ishte bindur thirrjes se policise e do ndalonin , ose se paku te mos i pegjigjeshin thirrjes s’e policise dhe nje grupi perkrahesish te opozites , me zjarr , sigurisht s’do ti kishte gjetur asnje e keqe . Mirpo dhuna eshte teresisht — e lejuar– ;,nga dikush , kur dikush tjeter — ushtron dhune mbi te– , per ti marre jeten , me arme zjarri . Gjat shkembimit te zjarrit , te shpeton vetem shanci ; Keshtu qe te gjithe ata qe moren pjese ne konfliktin e armatosur , mund te kishin pesuar te njejtin fat , si individi qe humbi jeten . Mirpo viktima dhe te plagosurit , si dhe anetaret e tjere te konfliktit , — jane pasoja — , e nje –shkaku — , te organizuar e miredrejtuar nga makuteria e dallaveraxhinjeve pseudopolitike ; Por e ndihmuar edhe nga Capoculet fanatik partiakesh , te shoqerise ton , per fat te keq , me pak informim , dhe teresisht naiv , per ca sherbime qe mund ti beje pushteti ne te ardhmen .
Terroristi president nuk mund te beje thirrje per uljen e tensioneve, por per rrembim cfurqesh e kosoresh. Te dyja nuk mund ti beje, o njeren, o tjetren !