Ngjarja e rëndë e Elbasanit, tregon edhe një tjetër dimension: Atë se si media përpiqet të manipulojë çfarë ndodhi, pasi paguhet nga politika.
Shumica e mediave pranë PD-LSI nuk janë marrë me vrasjen dhe atë që ndodhi, por me biografinë se kush ishin viktimat.
Gazeta Panorama p.sh, e cila në këto zgjedhje është vënë dukshëm në shërbim të Bashës dhe LSI-së, i ka bërë biografinë jo vetëm të vrarit Pjerin Xhuvani, por dhe të plagosurve që janë duke luftuar për jetën në spital, ndëra ka injoruar komplet kush është autori i vrasjes dhe plagosjeve.
“Nga shpërthimi i eksplozivit te prishja e pazareve të drogës, zbardhen e shkuara e dy prej të plagosurve në Elbasan, ish-efektivë policie”, thuhet në një prej titujve të Panorama.
“Nga konflikti mes militanteve Ditën e Verës, të hetimet për abuzimet me ilaçet, kush është Pjerin Xhuvani, që u vra sot në Elbasan”, është një tjetër titull i Panorama.
Ndërsa portali i familjes Berisha, Zeni TV, justifikon vrasjen e Xhuvanit, me justifikimin se ai ka qenë me precedent kriminalë.
“Si Pjerin Xhuvani shpëtoi nga burgu Kostandin Xhuvanin”, është një prej titujve të portalit të Zeni.TV, ndërsa në shkrim thuhet:
“Pjerin Xhuvani, ish-drejtor dhe anëtar i LSI-së në vitin 2014, u lakua në çështjen e Kostandin Xhuvanit, djalit të deputetes së PS-së, Luiza Xhuvani, që u arrestua me akuzën e katër vrasjeve.
Lakimi i tij në atë kohë u bë pasi drejtori i deri djeshëm në Drejtorinë Rajonale të Fondit të Sigurimit të detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, kishte qenë për disa kohë drejtor i Spitalit Psikiatrik të Elbasanit.
Ishte pikërisht ky spital që lëshoi një vërtetim, sipas të cilit, Kostandin Xhuvani ishte paraqitur aty në gjendje të alkoolizuar dhe ishte mjekuar, në të njëjtën datë kur djali i deputetes figuronte në fakt i pranishëm në një konflikt me armë në Gjirokastër.
Vërtetimi i lëshuar nga Psikiatriku i Elbasanit e shpëtoi djalin e deputetes nga akuza për armëmbajtje pa leje në ngjarjen e ndodhur në Gjirokastër.
Sipas të dhënave zyrtare mësohet se Pjerin Xhuvani ka qenë për disa vjet drejtor i spitalit Psikiatrik të Elbasanit, ndërsa që nga viti i kaluar drejtonte zyrën e Drejtorisë Rajonale të Fondit të Sigurimit të detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
Po ashtu Xhuvani ka mbajtur edhe postin e ish- drejtorit në Drejtorinë Rajonale të Fondit të Sigurimit të detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Tiranë, por përfundoi në pranga 6 vite më parë pasi akuzohej se i shkaktoi dëm rreth 56 milionë lekë të reja shtetit”.
Për vrasësin s’thuhet asnjë fjalë.
Tani është e kuptueshme që mediat të kenë qendrimet e tyre politike.
Por kur bëhet fjalë për jetë njerëzish, kjo që bëjnë është shumë e shëmtuar, pasi asgjë nuk e justifikon vrasjen, edhe në qofsh krimineli më i madh.
(TemA)
Gezuar hashuren, iftar e ramazon….ketu eshte Arabi kshq normal qe te kemi te tilla cmendurina.
Ha ha ha haaaa,MEDIAT PASKAN HARRUAR VRASESIN….?
Jo moreeeee!
Na cuditet ju,se mediat kane HARRUAR VRASESIT E DEMOKRACISE DHE SHTETIT LIGJOR NE SHQIPERI pa i gjykuar se cfare i kane dhene shqiptareve nga pushteti i tyre,qe jane votuar?
Si nuk doli nje MEDIE te hapte studiot apo faqet e gazetave per gjykimin e qytetareve per mazhorancen dhe opoziten,por jeni marre vetem me talljen makabre se KUSH DO FITOJE?
Une ZOT,ti ZOT,po GOMARIN kush e kullot?
Po popullit,o MEDIA kush do ia qaje hallet?
Pjerin Xhuvani, Pavlo Vuksani, Emiljano Prenga, Eltjon Bodinakun, Arbër Papleka jane viktimat dhe pjesmarresit ne konflikt. Ramazoni nuk figuron askund. Ramazoni dhe iftari me hashuren duket se je ti.
Po prandaj dhe Rama u thote kazan ,nuk denojne krimin po viktimen
Te gjithe keto pordhacet e medias me ne krye mellenje e zeze te Skraparit per nga fisnikeria nuk i vine tek major i tipit Xhuvani( NGUSHLLIME) dhe familjes se tij. Eshte ne altering e shtetit me civil ne Shqiperi, Elbasanit!
Neveri per K.Lalen, Tur bm Bixhozxhiun, Fatos zgerbonjen, Zen malok Serbin, si dhe politokanet kafashe anti human filluar nga korbi i zi grabitqar i Qepanit.
Ne te semes edhe ti sumkapuc Basha,
USA help us, please! We fill afraid! Do dmth and we will in debt to You for ever! Love USA!
Kto skan qen e sdo jene kurre gazeta por bordello prostitutash
qe shiten per gazeta
Ku eshte KLODIANA !!!!????
Mos u ngutni se kush ngutet, permutet!
Vrasesi i Xhuvanit nuk eshte ai qe doni ju te jete, nuk e kuptoni kaq gje mor idiote?
Médiat në shqipëri, paguhen dhe janë shërbëtorë të drogës dhe mafjes politike.
ca muti do psikikatri ne te tilla rrethana?
ashtu si ne rastin e pare – ca mut psikiatri eshte ky psikopat
kujtojme ketu qe edhe psikopati ted bundy studionte psikologji
nuk mund te fajesosh oficerin e sigurise me familje te rregullt
Por harrojne te thone se pjese e kujt ishte ky xhuvani dhe ke furnizonte me paret e droges apo kur vidhte si drejtor,harrojne se macja sasha e monikes paguhej nga ky…
E me vone perfituan camet.
keshtu komenton shtypi prane PeDes qe jane komplet pleh dhe askush sduhet ti lexoje apo ndjeke
Ka nje dore qe i leviz guret e krimit ne Elbasan.Ky quhet TAULANT BALLA .