Fidel Ylli u zgjodh pak ditë më pare si presidenti i KOKSH. Zgjedhet u kontestuan shumë nga disa federata pasi ngelën jashtë duke mos pasur të drejtën e votës.
I ftuar në emisionin “Skaner”, Fidel Ylli ka treguar se përse Federata shqiptare e futbolli ngeli jashtë pa pasur mundësi votimi. Gjithashtu Fidel Ylli “sulmoi” edhe presidentin e FSHF-së, Armand Duka.
“Nuk më emëroi Edi Rama, iku koha e emërimit të partive, unë lobova dhe fitova. Është më mirë kështu si unë që vij nga sporti në politikë se sa të kesh vëllain në politikë dhe të marrësh njerëzit e FSHF-së në të gjithë mitingjet e të thuash që unë jam i pavarur.
Ai (Armand Duka) bën poltikë pasi shkon në të gjitha fushata e vëllait të tij së bashku me sportistët tanë për t’I rritur imazhin e vëllait të vet.
Unë jam te fusha ime dhe nuk vij nga pularia, dhe pularia nuk është ofenduese. Nga sporti unë vij në politikë dhe jam futur pasi Kryeministri më ka thërritur dhe më ka thënë që: Fidel e di që je mirë, por duhet të japësh kontributin në sport.
Duke qenë këtu do të dëgjohet zëri dhe këto stadiumet së bashku me UEFA-n se FSHF-ja nuk ka lekë janë ndërtuar nga Qeveria”, u shpreh Ylli.
Shume shpejt do tju tregohet vendi dhe DUKEVE te droges….. Populli i Duresit duhet te mos e votoi ashtu si beri per prostituten Grida Duma….