Presidenti i UEFA-s tashmë tallet me Superligën: Më dërguan kalendarin, luan vetëm Real-Juve

22 Prill 2021, 16:48Sport TEMA

Superliga Europiane, të paktën për mometin është një projekt të cilin klubet më të mëdha të Europës duhet ta mbajnë ende në sirtar. Kërcënimet nga UEFA dhe FIFA, por edhe tifozët, bënë që një nga një klubet të tërhiqeshin.

Kështu, edhe më besnikët e kompeticionit si presidenti Florentino Perez i Realit dhe ai i Juventusit, Andrea Anjeli , u dorëzuan në fund edhe pse theksojnë se Superliga nuk është e “vdekur”.

Sakaq, presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin pas fjalëve të ashpra në ditët e fundit, tashmë ka gjetur kohën edhe për të bërë humor, ndërsa ka theksuar se i kanë dërguar kalendarin e Superligës dhe bie në sy se ndeshej vetëm Reali dhe Juventusi.

“Sot një klub më ka dërguar programin e ndeshjeve të Superligës, ishte shumë argëtuese sepse çdo ditë luante vetëm Reali me Juventus|, u shpreh Ceferin.

1 komente në “Presidenti i UEFA-s tashmë tallet me Superligën: Më dërguan kalendarin, luan vetëm Real-Juve”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje