Vrasja e Xhuvanit, OSBE: Policia dhe institucionet gjyqësore ta hetojnë plotësisht dhe ta ndjekin penalisht këtë krim të shëmtuar

22 Prill 2021, 13:32Politika TEMA

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar përmes një deklarate lidhur me ngjarjen e një dite më parë në Elbasan, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën katër të tjerë.

Ndërsa shpreh ngushëllimet për familjen e mjekut Pjerin Xhuvani, OSBE thekson se pret nga policia e institucionet gjyqësore të hetojnë plotësisht dhe ta ndjekin penalisht këtë krim të shëmtuar.

“Prezenca e OSBE në Shqipëri vërejti me shqetësim incidentin e dhunshëm, që coi në humbjen e jetës në Elbasan.

Mendimet tona janë, së pari, për familjen e viktimës.

Ne besojmë, fuqimisht, që fushata zgjedhore dhe përgatitjet e zgjedhjeve janë një mundësi demokratike e jashtëzakonshme, e cila nuk mund të njolloset me gjak dhe dhunë.

Presim që policia dhe institucionet gjyqësore të Shqiprëisë ta hetojnë plotësisht dhe ta ndjekin penalisht këtë krim të shëmtuar”- thuhet në deklaratën e OSBE.

2 komente në “Vrasja e Xhuvanit, OSBE: Policia dhe institucionet gjyqësore ta hetojnë plotësisht dhe ta ndjekin penalisht këtë krim të shëmtuar”

  1. k says:

    Nuk na lë presidenti se pastai na akuzon për dktaturë.

  2. Realisti says:

    Ish-polici qe vrau Xhuvanin, investoi kaq shume per te ardhmen e tij dhe ne fund u perdor si klluf k…i nga PDja e me pas u flak si limon i shtrydhur. Jeta e tij mbaroi ne burg. Komplet koqe kandari!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje