Bandat e Elbasanit, kabllogrami i SHBA: Lulzim Basha u përfshi në lirimin e një krimineli të famshëm në Elbasan

23 Prill 2021, 15:43Politika TEMA

Elbasani u kthye edhe në këto zgjedhje, në epiqendrën e debatit dhe përplasjeve politike.

Retorika e ashpër madje çoi edhe në vrasjen e një mbështetësi të PS, Pjerin Xhuvani.

Bandat politike të Elbasanit kanë marrë edhe vëmendjen e Ambasadave të huaja ndër vite.

Në valën e botimeve të kabllogrameve të Ambasadës amerikane të Tiranës disa vite më parë, në një nga kabllogramet, renditeshin 7 politikanë të lartë nga partitë kryesore në vend, të cilët Ambasada i rendiste si të lidhur me botën e krimit.

Për tre nga këta politikanë të kësaj liste të Ambasadës, thuhej se janë përfshirë në lirimin e të burgosurve në prag të fushatës elektorale të zgjedhjeve të vitit 2009 në formë shpërblimesh për ndihmën që këta të dënuar apo familjet e tyre dhanë në fushatën elektorale të PD-së.

Një prej këtyre politikanëve ishte pikërisht, Lulzim Basha. Dy politikanët e tjerë të përmendur, ishin ish-ministrat Olldashi dhe Alibeaj.

Në këtë raport hetues që është dorëzuar asokohe në disa Ambasada të rëndësishme të Tiranës, bie në sy që të gjithë të burgosurit e listës janë të dënuar për krime shumë të rënda (8 për vrasje) dhe ata të gjithë janë liruar në kundërshtim me ligjin në të njëjtën datë: 19 qershor 2009, 9 ditë para zgjedhjeve të 28 qershorit.

Personat e renditur në raport janë vetëm ata për të cilët hartuesit e raportit kanë paraqitur prova që kanë lidhje me akuzën e lirimit, me qëllim fushatën elektorale.

Raporti përmban edhe një listë të dytë me 33 të burgosur të tjerë (6 nga burgu i Lezhës, 5 nga burgu i Peqinit dhe 21 nga burgu i Rrogozhinës), për të cilët autorët e raportit, shprehen me rezerva për qëllimin e lirimit.

Kabllogrami i 13 gushtit 2009:

Kabllogrami në fjalë ka titullin “Kriminelët bëjnë ligjin në parlamentin shqiptar” dhe mban datën 13 gusht 2009.

Është firmosur nga ish-ambasadori Uidhers dhe marrësi është Departamenti i Shtetit Amerikan.

Statusi i kabllogramit është “material i klasifikuar”.

Kabllogrami nis me fjalët:

“Përveç qetësisë në ditën e zgjedhjeve, në vëmendjen tonë kanë ardhur sinjale të forta njerëzish që kanë marrë pjesë ose janë përfshirë në krimin e organizuar që janë përfshirë në manipulimin e mundshëm të zgjedhjeve të 28 qershorit. PD, PS dhe LSI, kanë lidhje me krimin e organizuar…”.

Më pas pasi flet për rastin Keka, (Aleks Keka), ambasadori rendit nën okelion “shkelësit e ligjit bëhen ligjbërës”, 7 politikanët më të rëndësishëm të lidhur me krimin e organizuar.

Për Lulzim Bashën, Olldashin dhe Alibeajn, kabllogrami thotë:

“..Ministri i Jashtëm Basha, i cili përfaqësoi PD-në në Elbasan, është përfshirë në lirimin e një krimineli të famshëm në Elbasan në këmbim të mbështetjes së familjes së tij…”

Për Olldashin dhe Alibeajn, kabllogrami thotë:

“…Rrethanat lidhin Olldashin dhe F.K. në Fier me ministrin e Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj në një skemë për të liruar të burgosur nga burgu për të vepruar si “të fortë” në zgjedhje…”

Më poshtë, ambasadori bën një detajim të zymtë të situatës duke shkruar:

“…Këta individë janë sot deputetë, kanë imunitet nga ligji dhe janë përgjegjës në bërjen e ligjeve që do të shtyjnë Shqipërinë përpara në integrimin Euro-Atlantik. Sjellja e sëmurë, ndoshta kriminale, e shumë prej deputetëve shqiptarë është shqetësuese dhe nuk premton për zhvillim demokratik. Ky është një fenomen shumë shqetësues, të cilin ne, komuniteti ndërkombëtar, duhet ta adresojmë në një farë mënyre në të ardhmen. Sa kohë do të ruhet për të larguar këta nga pushteti, është një tjetër pyetje. Në fund të fundit, paraja i jep jetë politikës dhe në një vend të varfër pa transparencë financiare ose traditë donatorësh të vegjël që mbështesin kandidatin e preferuar, kriminelët janë një burim i lehtë për fondet e fushatës..”

Raportimi i Ambasadës për Uashingtonin:8.1 ANEKSI I

PËRDORIMI I TË DËNUARVE ME RREZIKSHMËRI TË LARTË SHOQËRORE PËR FUSHATË DHE PRESIONE MBI ZGJEDHËSIT

“…Në zgjedhjet e 28 qershorit 2008, gjatë periudhës elektorale është konstatuar një fenomen shumë i rrezikshëm, siç është përdorimi nga ana e institucioneve qeveritare i personave të dënuar me heqje lirie në funksion të betejës elektorale. Disa informacione të siguruara në rrugë konfidenciale (vetëm për datat 12, 15, 16, 17) tregojnë për një rritje të ndjeshme të lejeve të dhëna për të dënuarit gjatë periudhës zgjedhore, shumica e të cilave në kundërshtim të hapur me ligjin dhe aktet nënligjore përkatëse. Nga informacionet tona në terren një pjesë e mirë e tyre janë përdorur për të bërë fushatë në favor të qeverisë tek familjarët e tyre apo për të riaktivizuar lidhjet kriminale në mbështetje të fushatës pro qeveritare.

I. Leje shpërblyese.

Ligji nr. 8328 date 16.04.1998, ndryshuar me ligjin Nr. 9888 datë 10.03.2008 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe paraburgosurve” në nenin 5 (paragrafi i 4, shkronjat b dhe c të tij) ka parashikuar shprehimisht: “Të dënuarve, të cilët respektojnë rregulloren e brendshme të institucionit, kanë sjellje të mirë dhe nuk paraqesin rrezikshmëri shoqërore, për realizimin e interesave të tyre emocionale, personale, ekonomike dhe kulturore, drejtori i institucionit mund t’ju japë leje shpërblyese, kohëzgjatja e të cilave, në total nuk mund të jetë më shumë se 20 ditë në vit.

Në kundërshtim me kriteret e përcaktuara në ligj, janë dhënë lejet shpërblyese për të dënuarit, madje edhe atyre që vuajnë dënimin në burgje të sigurisë së lartë. Shembujt e poshtëshënuar përbëjnë disa nga shembujt më tipikë të këtij fenomeni negativ. Personat e poshtëshënuar vuajnë dënimin me heqje lirie, janë të dënuar për vepra penale me rrezikshmëri të lartë shoqërore e me masa dënimi shumë të larta dhe për rrjedhojë nuk plotësojnë kushtet për të përfituar leje shpërblyese sipas parashikimit të ligjit të përshkruar më sipër.

Konkretisht:

Leje shpërblyese të dhëna nga institucioni i ekzekutimit të dënimit me burgim ne Lezhë:

– Isa Doçi është dënuar me 6 vjet e 8 muaj heqje lirie për veprën penale të trafikimit të armëve dhe municioneve, parashikuar nga neni 278/a/1 i Kodit Penal.

Me datën 19.06.2009 këtij të dënuari i është dhënë leje 5 ditore, në shkelje të ligjit Nr. 8328 datë 16.04.1998, ndryshuar me ligjin Nr. 9888 datë 10.03.2008 “Për te drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim”, pasi persona të dënuar nga 3-10 vjet u lind e drejta për leje, së pari vetëm nëse kanë vuajtur jo më pak se ½ e dënimit. Personi është dënuar me burgim 6 vjet e 8 muaj. Deri ditën kur i është dhënë leje, ai rezulton të ketë vuajtur vetëm 3 muaj e 8 ditë burg.

– Marjan Lukaj është dënuar me 13 vjet burg për veprën penale të vrasjes.

Me datë 19.06.2009 këtij të dënuari i është dhënë leje 5 ditore në shkelje të ligjit, pasi personave të dënuar mbi 10 vjet burg u lind e drejta për leje, së pari vetëm nëse kanë vuajtur jo më pak se 2/3 e dënimit. I dënuari ka marrë si masë dënimi 13 vjet burgim dhe deri ditën kur i është dhënë leje rezulton se ai të ketë vuajtur vetëm 6 vjet e 3 muaj e 22 ditë burg, ndërkohë që për të fituar të drejtën e lejes ai duhet të kishte vuajtur jo më pak se 8 vjet e 8 muaj.

– Shpëtim Beqiri është dënuar më 13 vjet burg për veprën penale të vrasjes.

Me datë 19.06.2009 këtij të dënuari i është dhënë leje 5 ditore në shkelje të ligjit, pasi personave të dënuar mbi 10 vjet burg u lind e drejta për leje, së pari vetëm nëse kanë vuajtur jo më pak se 2/3 e dënimit. I dënuari ka marrë si masë dënimi 13 vjet burgim dhe deri ditën kur i është dhënë lej , rezulton se ai të ketë vuajtur vetëm 6 vjet 3 muaj e 22 ditë burg, ndërkohë që për të përfituar të drejtën e lejes ai duhet të kishte vuajtur jo më pak se 8 vjet e 8 muaj burg.

Institucioni i ekzekutimit të dënimit me burgim, Peqin:

– Emiljano Domi është dënuar me 15 vjet burg për veprën penale të vrasjes.

Me datë 19.06.2009 këtij të dënuari i është dhënë leje 4 ditore në shkelje të ligjit, pasi personave të dënuar mbi 10 vjet u lind e drejta për leje, së pari vetëm nëse kanë vuajtur jo më pak se 2/3 e dënimit. I dënuari ka marrë si masë dënimi 15 vite burgim dhe deri ditën kur i është dhënë leje, rezulton të ketë vuajtur vetëm 4 vjet e 1 muaj, ndërkohë që për të përfituar të drejtën e lejes ai duhet të kishte kryer mbi 10 vjet burg.

Institucioni i ekzekutimit të dënimit me burgim, Lushnjë:

– Artan Goxhaj, dënuar me 25 vjet burg për veprën penale të vrasjes.

Me datë 19.06.2009 këtij të dënuari i është dhënë leje 4 ditore në shkelje të ligjit, pasi personave të dënuar mbi 10 vjet u lind e drejta për leje, së pari vetëm nëse kanë vuajtur jo më pak se 2/3 e dënimit. I dënuari deri ditën kur i është dhënë leja rezultonte ketë vuajtur vetëm 14 vjet e 4 muaj e 12 ditë, ndërkohë që për të përfituar drejtën e lejes ai duhet të kishte vuajtur jo më pak se 16 vjet e 8 muaj burg.

Institucioni i ekzekutimit të dënimit me burgim, Tepelenë:

– Arjan Sina, dënuar me 18 vjet burg për veprën penale të vrasjes.

Me datë 19.06.2009 këtij të dënuari i është dhënë leje 3 ditore në shkelje të ligjit, pasi personave të dënuar mbi 10 vjet u lind e drejta për leje, së pari vetëm nëse kanë vuajtur jo më pak se 2/3 e dënimit. I dënuari deri ditën kur i është dhënë leja rezulton të ketë vuajtur vetëm 9 vjet e 28 ditë, ndërkohë që për të përfituar drejtën e lejes ai duhet të kishte vuajtur jo më pak se 12 vjet burg.

Institucioni i ekzekutimit të dënimit me burgim, Rrogozhinë:

– Bujar Sinjari është dënuar 17 vjet për shfrytëzim prostitucioni. Ka vuajtur vetëm 6 vjet e 10 muaj dhe i kanë mbetur 10 vjet, 2 muaj e 16 ditë. Për të përfituar leje shpërblyese duhet të vuante 2/3 të dënimit, pra 11 vjet e 4 muaj!

– Altin Patoku i dënuar 8 vjet për prodhim dhe shitje narkotikësh. Ka vuajtur vetëm 3 vjet e 1 muaj dhe i kanë mbetur 4 vjet e 11 muaj. Për të përfituar leje shpërblyese duhet të vuante ½ e dënimit pra të paktën 4 vjet.

– Spartak Kazazi i dënuar 20 vjet për vrasje me dashje. Ka vuajtur vetëm 3 vjet e 11 muaj dhe i kanë mbetur 16 vjet e 1 muaj. Për të përfituar leje shpërblyese duhet të kryente 2/3 e dënimit, pra jo më pak se 13 vjet !!!.

– Skënder Kulla i dënuar 12 vjet për vrasje me paramendim të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Ka vuajtur vetëm 7 vjet e 1 muaj dhe i kanë mbetur 4 vjet e 11 muaj. Faktikisht, duhet të kryente 2/3 e dënimit, pra 8 vjet për të përfituar lejen shpërblyese!

– Ilir Tosku i dënuar me 5 vjet për vrasje të mbetur në tentativë. Ka vuajtur vetëm 1 vit e 2 muaj dhe i kanë mbetur 3 vjet e 10 muaj. Për të përfituar të drejtën e lejes duhet të kryente ½ e dënimit, pra jo më pak se 2 vjet e 6 muaj.

– Sokol Genica i dënuar 10 vjet heqje lirie për trafik ndërkombëtar narkotikësh. Vuajtja e dënimit i ka filluar më 14.04.2009. Ky i dënuar është me ndikim të madh në elementët kriminalë të rrethit Fier. Para 2 muajsh ky person është transferuar në burgun e Rrogozhinës dhe brenda kësaj periudhe i është dhënë 3 herë (!!!) leje shpërblyese (përkatësisht 7 ditë, 5 ditë dhe 14 ditë leje). Konkretisht më datë 01.06.09 është kthyer nga leja dhe me datë 04.06.09 është rinxjerrë përsëri me 14 ditë leje dhe është aktivizuar për fushatë proqeverisë në zonën e Fierit ku janë në listën e kandidatëve ministrat Olldashi (ish-ministër i Brendshëm, aktualisht ministër i Transporteve) dhe Alibeaj (Ministër i Drejtësisë).

26 komente në “Bandat e Elbasanit, kabllogrami i SHBA: Lulzim Basha u përfshi në lirimin e një krimineli të famshëm në Elbasan”

  1. Kombi says:

    DONI ME PER BELULIN !!!

  2. Luani says:

    Po cfare komentesh me lane ketu,postojani Lulit me shoke,se patjeter do kene ndonje koment.

    1. kashi says:

      po te shikosh mitigjet e bashes tani duken mbeshtetesit te tipit babale

  3. shefeni si krefet fotove kryepidhi hollandez
    aaaaaaaaaaaaahahahahhahaahah
    oh sa kom qesh .
    c’eshte kjo rrac kaq shkerdhate mer taj
    pupupupupu
    ktij i do rras helli ne vrym e fut ne shpell

  4. L... says:

    Nuk ka asgje per tu cuditur….lulja i ben te gjitha.

  5. Kuq e zi says:

    E lexova shkrimin
    Ne fillim thote pd,ps,lsi
    Pastaj dalin vetem tre te pd-s po kater te tjeret kush jane???
    Nuk na rruhet fare se jane dhe te ps apo lsi ajo qe nuk shkon eshte qe kabllogrami nuk eshte i plote
    Z.mere korrupsioni ska parti pra o bej gazetarin ose pusho sepse nqs vetingu vjen vetem per pd nuk na duhet ne si shqiptar pasi nuk permison asgje ne jeten tone

  6. Jimi says:

    Nje m.t ben Lulja, te gjitha i ka ber dhe i ben qoftelargu, Lulja s’eshte gje tjeter vecse nje dylber.

  7. popull derdimen says:

    Popullit derdimen!
    O popull derdimen,o rini e degjeneruar,o intelektualë trumykur,çfarë prisni më?Pse nuk ngriheni në këmbë e tu tregoni vëndin politikanëve kriminelë!Lajme si ky në një vënd tjetër europian do të shkaktonte tërmet,kurse populli derdimen rri e fle gjumë.Mirë ju a bëjnë,nënat t’ju sh……..ë se e meritoni!

    1. Diversanti says:

      Po ja po te presim ty si kryeshkerdhate që të na udhëheqësh

      1. iversanti,
        ne cfar grupi shkerdhatash ben pjes ti vet .Ne ate te Krimbave re revoltuar te Halese
        qe presin ti bien Bolet Ramos dhe ti kafshoni me bashe pedrastin ?

  8. BE says:

    Shyqyr zotit, Me ne fund , dicka po leviz per mire ne kete vend.

  9. Azio says:

    Sa me pare te arestohen keta mostra qe kane liruar te burgosurit.
    Me I pari Sali Berisha si kryeminister I asaj kohe si dhe Lulzim Basha e te tjere si pjestar te grupeve kriminale.
    Kembana ra.
    Amerika ka folur troc.
    He tani shteti shqiptar , do me fakte?VEPRONI
    Ora ka ardhur.

  10. Fatosi-kosove says:

    E sikur te kemi shtet qe funksionon drejtesia,lul basha dhe sali berisha do te duhet te denohej perjetesisht,pasi te gjitha krimet kane burimin PD,shqiptaret e kane ne mendje lazaratin,deputetin Xhindi,Haklajt,Gerdecin,21 janarin,Sokol Olldashin,detin grekut,token serbit,pushtet fazlliqit,por e gjtha dhe me e tmerrshmja eshte kontrollimi i grupeve kriminale e sidomos kur kishte zgjedhje,duhet te kujtohet rasti Ruzhdie,keqperdorimi i njerezve sidomos nga Kosova ne diten e zgjedhjeve ku kishte raste qe nje kosovar votonte disa here ne dite dhe ate per te famshmit sali berisha e lul basha,ka jo pak kriminel edhe nga kosova qe jane peisur me pasaport shqiptare per dallim nga shum atdhetar e sportist te shquar qe nuk e “meritonin” sipas sali berishes,me vjen turp ta kujtoj por eshte e vertet se pasaport shqiptare kane marre edhe spiunat e serbise kete e di fare mire lul basha qe tash vajton se humbi pushtetin dhe po i shkaterrohen grupet kriminale prandaj ka filluar te thot se ato i kontrollon Rama,po lazaratin kush e krijoj dhe kush e kontrolloj per 26 vjet,prandaj duhet burgosur lulin perjete.

  11. spartaku says:

    Por me e keqja eshte se Berisha,Basha,dhe Alibeja,keto lirime te krimineleve nga burgu ja faturojen dhe akuzojne ps-te dhe Edi Ramen.Jane njerez te paskrupullt keta te pd-ke.Populli i njeh dhe nuk i voton.Nuk mund te vijne ne pushtet kurre keta maskarenj.Shqyre qe na u shporren.

  12. macoku says:

    FK ne Fier eshte Fatmir Kajolli ,mik i Olldashit ,por edhe mik i ish kryetart socialist Baftjar Zeqo ,Ndersa sot mik i kryetarit eshte Ben Qimja i kerkuar nga interpoli per ekstradim dhe i shpetuar nga Ilir Meta ,miltant i LSI .por edhe mik i kryetarit aktual

  13. Bledi says:

    Ja. Te presim kur ti vije koha edhe kabllogrameve per Edin, Sajmirin me shoke. Besoj edhe ato do I botoni apo jo?!
    Se ketu permenden 7 politikane por keni nxjerre vetem emrat e atyre te PD.
    Ne te njejten kohe, dihej qe Uithers ishte mbeshtetes I forte I PS dhe kundershtar I hapur I Berishes.
    Ju vazhdoni me propaganden…

  14. c says:

    Te gjithe keto muter politikanet tane jane lidhur me llumin dhe krimin.Kush me pak e kush me shume. Po marr qarkun e Elb m.q.s. eshte bere dhe problem keto kohet e fundit. Ky Lul Basha qe del e bertet fort per deputetin e PDIU Aqif Rakipin nuk e njihte me pare ate.Sot doli qe ky person qenkerka i kriminalizuar. Me 2005 apo me keq me 2009 kur Luli ishte drejtuesi i qarkut te El nga PD dhe kur Qifi zgjidhte deputetin e Pd ne Peqin nuk ishte i kriminalizuar ai. Te gjithe ne Peqin e njohin Qifin per faktin se ai eshte qytet i vogel dhe e dine mire se kush e ka zgjedhur 2 here Dashnor Sulen te njohur me pseudonimin “Palltakja” deputet.Sot qe Qifi nuk eshte me ne anen e Lulit qenkerka kriminel.Me 2007 ne pallatin e sportit eshte kercenuar me shume se njehere ne prani te shume personave dhe policise se shtetit kandidati i PS qe te terhiqej dhe zgjedhjet ti fitonte ogici i Lulit .Cila klan apo bande ushtronte presion te hapur duke share,ofenduar e goditur deri tek deputete, si Vali Leskaj apo simpatizante te Ps?Arriten deri sa nxorren pistoletat dhe automatiket ne shkallet e pallatit te sportit kur po numeroheshin kutite per bashkine e El.Ne pranine e Lulit qe jepte urdhera.Klani apo banda kishte nje emer qe Luli ndan biznesin me te.Eshte Fatmir Kuci o Lul ai qe se bashku me ty kane futur ne pune milionat e rruges DR -KUKES. Ishte po ky indivit qe bleu dhe ushtroi dhune e presion se bashku me klanin e tij ne 2009 per vota ne favor te Pd.Person shume i rrezikshem i akuzuar per vrasje dhe grabitje por edhe tregti te drogave te forta.Kush ndihmoi shume ne zgjedhjen tende (me mire ne vjedhjen tende te bashkise se TR)? A nuk ishte klani Kuci qe dergoi me makina,autobuze dhe gjithcfare soj mjetesh punetoret dhe familjaret e tyre te votonin per ty ne TR o Lul? A nuk financoi me shume se 500 000 euro per fushaten e Tr ai ne favorin tend o Lul ?Menjehere sapo ju u zgjodhet e shperblyet. A nuk u mbeshtete edhe ti Lul ne qarkun e Elb nga klane dhe banda te tjera nje prej tyre permendet dhe sot por ju nuk e pemendni ate.Ky Petrit Cela a nuk ka “punuar” per nevojat tuaja ne zgjedhje ne qarkun e Elb dikur Lul?Kur them “punuar” e kupton mire ti termin.Prandaj nuk ke cfare kerkon per lidhje me krimin se ti je baba i krimit ne qarkun e Elb.S’ke faj se me 2013 shume nga keto qe permenda u larguan nga Pd.Qifi u zgjodh vete deputet dhe nuk u lidh me ty por me kundershtarin tend.Shume te tjere u lidhen me LSI-ne e qarkut te Elb.Me 2017 te gjithe u afruan me PDIU-ne me disa perjashtime te vogla.Sot degjoj kryeprokurorin qe eshte vegel e politikes qe do te kerkoj drejtesi.O Lllalla o hale ti je kokrra e te perdorurit nga politika.Po ti fute hundet ne bandat e Elb per zgjedhjet e 2017 bashke me Meten. Prandaj sot Luli bertet me te madhe per banda dhe krim po ku ishte deri dje.Keto banda aty kane qene ne Elb dhe aty jane akoma.Pse nuk degjuam nje, po vetem nje, politikan ne qarkun tone (deputet te qarkut ose politikan lokal te Pd,Ps apo dhe LSI-se) qe te fliste per bandat qe terrorizojne prej me shume se 20 vitesh qytetin.Por nuk flasin dot se me keto banda mbajne fort pushtetin ose vijne ne pushtet.

    1. LORA says:

      Respekt ” c ” ,per deshmine tende, te faktuar dhe detajuar.
      Nahija kusaro-kriminale dhe antishqiptare shqup-se ka 27 vjet qe rrafinon zanatin e kopilmadhes,,,qe ua le te tjereve ne preher kopilet e saj.

  15. Ali pasha says:

    Po Lu Li-ja e amb.amerikane sot çëëë mendon pèr luli bashén ?.

  16. Loni says:

    Keto kabllograme jane per zgjedhjet e 2009,ku Lulzim Basha akuzohet per lirimin e krimineleve nga burgu,por ambasadori Arvizu ne 2021 mbasi Luli si minister i brendshem vrau 4 njerez me duar ne xhepa, e quajti yll ne ngjitje. Pse USA na i amniston keta kriminel?

  17. Zeqir says:

    KY ESHTE LULUSH BASHOVICIN PASARDHESI I SALICIT PER TI SHERBYER SERBIT.

  18. asd says:

    Per ke Lulzim Basha eshte fjala ? Per kete qe ka hedhur kandidaturen per KM ne 25 prill ?
    Te gjithe te permnedurit duhet te vedorehiqeshin nga politika…po te kishin fytyre.

  19. Rruga e Elbasanit says:

    Ambasadorja amerikane ne prill 2021 tha – Nese doni Kriminelet, votoni Kriminelet. Nese doni Ndryshimin, votoni Ndryshimin.
    Dhe ka permendut nje emer mbiemer – Tom Doshi, ate qe e keni te parin te fleta e votimit.
    Tani vazhdoni tregoni perralla nga e kaluara.

  20. Une ty.... une ty ..... says:

    Rama duhet ta beje nje thirrje te tipi “o populli trim shqiptar qe ke luftuar me turq e me fashiste, nese ke deshire o popull, bashkoju policise e shkrdh……keto grupicka kurvash, armet ti jep shteti” .
    Ctu bej ca hajvaneve qe u shkojne neper mitingje ketyre plerave e na vjen turp si shqiptar!
    Po pd me gjithe keta brekcpumit 24 ore nuk e zgjasin…….
    Na jep lejen o shtet, o Rama se e dime vet se ku ikim!!! aksesoret metal cpues ? ? i kemi, i kemi te gjitha. Vetem mbylli dritat nja 24 aman tu befsha ? amaaaaan na jep lejen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje