Sfida e Ilir Metës: Ja çdo ndodhë nëse braktis nesër Presidencën dhe nuk madaton fituesin e zgjedhjeve për krijimin e qeverisë

25 Prill 2021, 17:09Politika TEMA

Nga Adriatik Doçi 

Presidenti Ilir Meta i ka shpallur zgjedhjet e 25 prillit një referendum popullor, duke i kthyer në një sfidë personale kundër qeverisë. Gjatë fushatës elektorale, Meta jo vetëm ishte aktiv, por dubloi Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin, duke rreshtuar për herë të parë Presidencën politikisht në këto zgjedhje.

Ditën e votimit, Meta, bashkë me stafin e Presidencës, u shfaq sa në një zonë në tjetrën elektorale, duke marrë atribute të OSBE/ODIHR, KQZ, policisë dhe prokurorisë. Meta ka deklaruar se do të japë dorëheqjen si President dhe do të marrë drejtimin e opozitës nëse shqiptarët konfirmojnë sot me votë qeverinë aktuale me në krye Edi Ramën.

Meta e përforcoi këtë përbetim 3 ditë më parë, teksa tha se “Nëse Rama merr 71 mandate në mënyrë demokratike do t’i jap dhe mandatin e presidentit. Ama nëse prek dhe një votë nuk do të gjejë vrimë ku t’i futet”. Meta la të kuptohet se nëse PS fiton zgjedhjet, nuk do të mandatojë Edi Ramën për formimin e qeverisë, por do t’i dorëzojë mandatin e Presidentit.

Po çfarë do të ndodhë nëse Partia Socialiste konfirmohet për një mandat të tretë dhe Ilir Meta jep dorëheqjen?! Nëse Meta braktis Presidencën dhe merr drejtimin e LSI-së, vendin e tij do ta zërë kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi. Zgjidhja parashikohet në nenin 91 të Kushtetutës, ku parashikohet mundësia kur Presidenti lë vendin vakant.

Në rast të një skenari të tillë, kryetari i Kuvendit ushtron të gjithë kompetencat e Presidentit, përfshirë edhe mandatimin e partisë fituese të zgjedhjeve për të formuar qeverinë e re. Kreu i Kuvendit ushtron detyrën e Presidentit deri kur të zgjidhet Presidenti i ri.

Nga ana tjetër, nëse Meta nuk jep dorëheqjen, por as nuk mandaton fituesin e zgjedhjeve për krijimin e qeverisë, Kuvendi aktual mund ta shkarkojë Presidentit.

Pavarësisht sjelljes së Metës pas zgjedhjeve të 25 prillit, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar shkarkimin e Metës, pas sulmit të këtij të fundit ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aleatit kryesor strategjik të Shqipërisë.(Shqiptarja.com)

3 komente në “Sfida e Ilir Metës: Ja çdo ndodhë nëse braktis nesër Presidencën dhe nuk madaton fituesin e zgjedhjeve për krijimin e qeverisë”

  1. Amerika e do Shqiperine says:

    Po ne rast se presidenti arrestohet per 6 vrasje, kur akuzohet si nje nder trafikantet me te medhenj te drogave te forta ne Ballkan, kur akuzohet per trafikim te qenieve njerezore dhe korrupsion, ne nje kohe qe i eshte komunikuar se i eshte ndaluar hyrja ne ShBA, si i behet? Po ne qoftese ne prag te arrestimit presidenti arratiset me nje motoskaf qe vjen naten dhe e merr ate bashke me bashkejetuesen dhe e dergon ne Mal te Zi dhe prej andej ne Hungari kush e merr drejtimin e LSI?
    Keto gjera duhen zgjidhur brenda pak diteve.

  2. Zam says:

    Ne qoftese Meta nuk proçedohet penalishte ai do ti hapi rrugen Presidenteve te ardhshem te veprojne njesoj dhe do te vertetoje edhe njehere qe ligjet ne Shqipri funksionojne vetem per te varferit.

  3. american16al says:

    Keshtu ndodh kur politika ozurpohet nga rrugace, hajdute dhe kriminele, ky urgjentisht duhet te shkarkohet vetem nga ligjeratat e koheve te fundit pa marre parasysh te kaluaren dhe te tashmen e tij sh te erret. Ky eshte nje Berishe #2 qe per mua nuk duhet te dy te lejohen te gezojne lirine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje