Zëdhënësja e Komisionit qendror të Zgjedhjeve Drilona Hoxha në daljen e sa të radhës për të komentuar mbi zhvillimet më të fundit të procesit të zgjedhjeve në vend është shprehur se deri më tani procesi i votimit përveç disa incidenteve të vogla ka vijuar normalisht.
Ndërkohë ajo ka theksuar se pas bllokimit për një moment të aplikacionit të KQZ përtë dhënat në lidhje me pjasëmarrësit tashmë çdo gjë është nën kontroll.
Ajo ka bërë me dije se deri në orën 16:00 në rang kombëtar në bazë të rezultateve të publikuara nga disa nga qendrat e votimit numri i pjesëmarrësve ka shkuar në 38.04 %.
“Aplikacioni vijon që të jetë funksional dhe tashmë operatorët po japin të dhënat e përgjithshme në lidhje me qendrat e votimit.
Në lidhje me pjesëmarrjen në votimi në orën 16:00 është diku tek 38.04 %, vetëm nga 1612 qendra votimi nga 5199 qendra votimi që ka deri më tani”, ka thënë ajo
Grupi rinor “Votuesit e Pavarur”, nga nje projeksion qe ka bere ne oren 16:00, duke analizuar prirjet e votuesve ne rreth 70% te qendrave te votimit, ku ai ka perfaqesuesit e tij, del ne konkluzionin:
“Sikur votimet te mbylleshin ne oren 16:00, PS ka siguruar 73-75 perfaqesues ne parlamentin e ardhshem.
Per tu shenuar eshte qe ne Tirane ka fituar edhe Mimi Kodheli, e renditur e 21 ne listen e PS. Kjo nuk do te thote qe PS ka marre 21 deputete ne Tirane, – sqaron me tej ky Grup rinor”
Shqiponja ku eshte burimi i kesaj qe thua? e permend pak te lutem – jam kurjoz
Me duket se Rama humb kete here. Ka pjesemarrje te larte , zakonisht tregon qe duan nderrim pushteti njerezit.