Xhelal Mziu mesazh të hapur shqiptarëve: Ora e madhe e fitores tashmë erdhi, tregohuni të mençur dhe na votoni që të sjellim qeverinë e ndryshimit

25 Prill 2021, 09:11Politika TEMA

Xhelal Mziu i ka adresuar një mesazh të hapur qytetarëve shqiptarë.

Drejtuesi politik i qarkut të Dibrës fton qytetarët që të tregohen të mençur dhe të votojnë për Partinë Demokratike për të sjellë ndryshimin.

“Të dashur bashkëqytetarët e mi Dibranë, Matjanë dhe Bulqizak.

Ora e madhe e fitores tashmë erdhi!

Pjesëmarrja Juaj sot në votime është shumë e rëndësishme !

Së bashku ja dolëm të sjellim trumfin e PD pranë dëshirave tuaja!

Nder e mirënjohje çdo demokrati!

Pasi kjo ëndër po arrihet përmes përkushtimit, besimit dhe sakrificave për demokracinë në një betejë të lodhshme por fisnike të mijra demokratëve dhe qytetarëve dibranë e matjanë!

PD dhe lideri i saj Lulëzim Basha udhëhoqi një betejë të paparë, me ritëm të lartë, talent të rrallë, energji të pashtershme dhe aftësi të larta politike duke na frymëzuar në çdo hap!

Si numri një dhe drejtues i një ekipi luftëtarësh të palodhur ju falenderoj për besimin, mikpritjen, bashkëpunimin dhe mbështetjen e kauzës së PD dhe Aleancës për Ndryshim.

Të dashur miqtë e mi demokratë!

Ky sukses sot do të marrë çmimin e votuesve!

Çdo drejtues demokrat, komisioner, vrojtues apo antar i PD sot do të përballet me betejën e fundit të këaj fitorje të madhe!

Të dashur demokratë,

Për muaj me rradhë kam qenë në shërbim të sfidës më të madhe të jetës dhe e kam ndjerë veten më pak të rëndësishëm para objektivit të madh të ndryshimit dhe lumturisë që do të na japë fitorja e përbashkët!

Sot do më falni që t’ju kujtoj se në krah të numrit 9 të PD të vendosni edhe numrin 1 i cili përfaqëson jo vetëm emrin tim, por edhe përkushtimin dhe dashurinë time për ju të gjithë që më ndihmuat në këtë fushatë të fitores.

Në përfundim ju ftoj të jemi të gatshëm, ti mbajmë së bashku sytë dhe mendjen edhe sot tek suksesi dhe objektivi ynë i fitores dhe ndryshimit pozitiv të Shqipërisë!

Faleminderit!”, thotë Mziu.

8 komente në “Xhelal Mziu mesazh të hapur shqiptarëve: Ora e madhe e fitores tashmë erdhi, tregohuni të mençur dhe na votoni që të sjellim qeverinë e ndryshimit”

  1. student says:

    Ne oren 7.00 ky kandidat telefonoi per ta votuar.
    Pergjigja: O KOQE

    1. Pensionist says:

      Miziu, ke ikur per lesh me gjithe te tutë!
      Nje bande vrasese nuk mund te qeverise vendin.

  2. k says:

    Nuk ka shtet me shpellarë kriminelë,injorantë,mercenarë,egërsira pylli,kafshë zaptuese,
    nerdentalët e sotëm,errësirat intelektuale,vrimat e zeta të kulturës,bishat kozmike.

  3. apolon_academy says:

    xhelo katrani , mesoe sot e sa te jesh gjalle ti dhe krejt tabori juaj , shqiperia dhe shqiptaret , nuk jane bathorista , ndaj sot mer dhe sallatorin qe te kane bere gati shqiptaret , dhe majat nga themrat , kush eshte i hymbur dhe derdimen , kush eshte pa kulture pa dije pa njohuri , mbase dhe te voton ty dhe banden tuaj , por per shqiptaret e vertete , eshte turp , eshte ofendfim te perfaqesoj ne tempullin e demokracise dhe te ligjeve , xhelali , baba xhikja , salehu , dhe mona kokemadhi , lere pastaj per luli xhelal bashen , keta jane krejt shqiptar 24 karat , tmerr o zot .

  4. Populli says:

    Ketij krimineli nuk ia vlen t’i besh koment…

  5. fati says:

    O K, vertete e paske taman emrin. Shko andej nga pylli mos gjen ndonje strofull bosh.

  6. PeDe-ja e Salih-ut says:

    Pa merak Xhelal se nga të 3-ja do marrësh më të gjatin…
    Dhe për ty me ngjyrë të zezë o I ziu Zhelaxhi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje