A i ka fituar vërtet opozita zjedhjet?! Heshtja e Sali Berishës ndoshta flet më shumë se çdo Exit Poll

26 Prill 2021, 00:14Politika TEMA

Në çdo palë zgjedhje, sapo ato kanë përfunduar, njeriu i parë që ka dalë për mediat e ka folur për fitore, ka qenë Sali Berisha.

Edhe kur ka humbur thellë, ai dilte e deklaronte fitoren.

Çuditërisht, në këto zgjedhje, edhe pse opozita, duke iu referuar një Exit Poll-i të televizionit të djalit të tij, thotë se ka fituar, Sali Berisha nuk ka bërë asnjë reagim.

Asnjë shpallje fitoreje apo rezultati spektakolar, siç ai e ka zakon.

Heshtja e tij ndoshta flet më shumë se çdo zë entuziast i opozitës, nga Lulzim Basha që doli i buzëqeshur, tek Enkelejd Alibeaj e Gazment Bardhi, që flasin për fitore në Fier e Elbasan.

Nesër e tutje do të merret vesh më mirë se kush ka fituar, por heshtja e Berishës është një indicie që flet ndoshta më shumë se çdo Exit Poll.

6 komente në “A i ka fituar vërtet opozita zjedhjet?! Heshtja e Sali Berishës ndoshta flet më shumë se çdo Exit Poll”

  1. Bacë Enver të paçim përjetë says:

    ish-PPSH është fituese. Urra!

    Populli shqiptar e dëshmon në mënyrë konstante unitetin e çeliktë Parti-popull për të cilin fliste me kaq zjarr udhëheqësi i shtrenjtë i Shqipërisë, xhaxhi Enver Hoxha. Lavdi!

    1. Këlyshët komunistë të Saliut says:

      O pseudo-demokrat. Demek ti je anti-komunist? Por ti as nuk e ke idenë se ç’eshte komunizmi.
      Sepse po ta dije, nuk do beheshe me PD, qe eshte tipike Parti Komuniste, me ne krye Komunistin e devotshëm, idhtarin e Enverit, Sali Katunar Komunistin.
      Ti mor pallë, je nje kokerr gomari komunist, qe nuk e ke shokun, por ti nuk e di që je.
      O idiot, nuk ishte Sali Berisha ai qe pruri Mit’hat Frasherin dhe e varrosi me nder ne Shqipëri. Ishte Edi Rama. Por ti katunar je. Nuk I perpunon dot gjërat.

  2. Nik says:

    Ore mbse Saliu ka turnin e gjumit, ka zevendesuar Lulin!

  3. Yuri kim says:

    Ju ka ngel të qani e ulërini që nuk vjen PD dot në pushtet. Po me doktorin e shurrës së Enverit (Sali Millosheviç) nuk keni gjë në vijë .

    1. XY says:

      Doktori kete jave shkon ne hale, keto zgjedhje jane grope per te. Ne te semes.

  4. Arber iliri says:

    Saliu duhet te terhiqet nga marja e mandating po te kete 2 pare mend si Meta nga President.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje