Përfundon numërimi në tre qendrat e votimit në Pustec: PS në avantazh të thellë

25 Prill 2021, 23:26Politika TEMA

Ka nisur procesi i numërimit të votave në bashkinë e parë në vend, ku është përfunduar numërimi i kutive në tre qendrat e para të votimit.

Në qendrën e parë, përkatësisht në Kallamas, rezultati është: PS me 118 vota, PD me 114 dhe LSI me 13 vota; në qendrën e dytë PS ka siguruar 159 vota, kundrejt PD me 68 vota dhe LSI me 9 vota, ndërsa në qendrën e tretë rezultati është: PS me 244 vota, PD me 109 vota dhe LSI me 61.

Ndërsa 30 vota kanë dalë të pavlefshme.

Në Goricën e Madhe PS ka arritur deri tani të marrë 159 vota, PD 69 dhe LSI 9.

Mësohet se në Pustec janë 7 qendra votimi, që po numërohen nga tre grupe. Në këtë bashki kanë votuar gjithsej 1606 qytetarë nga 4366 gjithsej./

2 komente në “Përfundon numërimi në tre qendrat e votimit në Pustec: PS në avantazh të thellë”

  1. ABC says:

    Me siguri ky lajm është ironik.

  2. Shkodrani says:

    Nuk keni parë gjë akoma. Rezultatet do të kenë lëvizje të mëdha, sidomos kur të shtohen votat e Malokistanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje