Ish- zëdhënësja e Berishës: Nuk ndodhi ajo dallga e madhe që do të sillte ndryshimin, për të cilin fliste Basha

26 Prill 2021, 19:13Politika TEMA

Ekspertja e komunikimit dhe ish zedhenese e Berishes, Erla Mëhilli e cilësoi të gabuar faktin që krahasohet rritja e PD në rezultatin e këtyre zgjedhjeve me ato të 2017.

Teksa theksoi se është ende herët për të folur për gjëra të sakta kur nuk ka mbaruar numërimi i plotë i votave, znj. Mëhilli tha se nga ajo që shihet deri tani, PS ruan pozitat e zgjedhjeve për 2017, por për PD zgjedhjet e 2017 ishit momenti më i keq politik, i krahasueshëm me 1997, ndaj nuk duhet bërë ky krahasim.

E megjithatë sipas saj, nuk ndodhi ndryshimi i madh për të cilin fliste kryedemokrati Basha.

“Praktikisht e llogarisim këtë rritje të PD me 2017 që është momenti më i keq i PD i krahasueshëm me ‘97, ku në 1/3 e territorit, PD nuk kishte komisionerë dhe mori 28 për qind të votave.

Nuk më duket sukses të krahasohet me 2017 as me 2013. Nuk ka ndodhur ajo dallga e madhe që do të sillte ndryshimin për të cilin fliste z. Basha”, u shpreh Erla Mëhilli.

3 komente në “Ish- zëdhënësja e Berishës: Nuk ndodhi ajo dallga e madhe që do të sillte ndryshimin, për të cilin fliste Basha”

  1. Arber iliri says:

    Njerez mos harroni se po shkeputeni
    per fundimisht nga figura negative te politikes shqiptare si Berisha dhe Meta.Dy politikane antishqiptare dhe hajdute e vrases.Nje moment I mire ky I sotmi per te ardhmen e vendit.

  2. Y says:

    Jo ! S’ka mundësi. Ai krujti dhe topet ne miting. S’ka mundesi. Ja fut kot.

  3. Zonja Erla ne nga verıu kemı nje shprehje Qe motı ı mıre duket qe ne mengjez Dje me fıllımın e zjelljeve ıshte nje kohe shume e mıre per perjudhen dhe kjo kohe vazhdoj edhe sot Keshtu qeverıa e trete e Edı Rames po e fıllon me nje kohe te mıre Koha ecen me deshırat e popullıt Shefın tend coje per skrap Nuk rıcıklohet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje