PSD e Tom Doshit, më shumë se 16 mijë vota kur janë numëruar 50% e kutive: Siguron të paktën dy mandate

26 Prill 2021, 18:11Politika TEMA

Partia Socialdemokrate, edhe pse tashmë pa kryetarin e saj në garë për deputet, është duke siguruar të paktën dy mandate në Kuvendin e ardhshëm, një në Qarkun e Tiranës dhe një në atë të Shkodrës. PSD, me 50% të kutive të numëruara në rang kombëtar, ka arritur të marrë mbi 16 mijë vota.

Tom Doshi ishte i pari në listën e Tiranës dhe atë të Shkodrës, dy qarqet ku ai e kishte të sigurt mandatin.

Megjithatë, në orët e para të ditës së sotme, Doshi dha dorëheqje të parevokueshme nga gara e 25 prillit, por edhe nga mandati aktual i deputetit.

Ai i kërkoi KQZ-së ta zëvendësojë ashtu siç thotë ligji, domethënë me kandidatin pasardhës në listën.

Në listën e Tiranës, nëse do të zyrtarizohet mandati i PSD, ai do të shkojë për Gertjan Dedën, ndërsa në Shkodër do të kalojë për Gledis Çelikun, të cilët renditen të dytët në listë.

I pyetur mëngjesin e sotëm nëse do të bënte koalicion me Partinë Socialiste, Tom Doshi u përgjigj pozitivisht, ndërsa e mohoi një koalicion të mundshëm me Lulzim Bashën.

3 komente në “PSD e Tom Doshit, më shumë se 16 mijë vota kur janë numëruar 50% e kutive: Siguron të paktën dy mandate”

  1. Fatos says:

    Tom, i madh plako, ja ke fut pastër e bukur. Strategji brilante, në kohën e duhur dhe duke përfituar maksimalisht ;)! RESPEKT

  2. RROFTË ÇIM SELAMI nga VLORA ?????? says:

    RESPEKTE pafund për TOM DOSHIN dhe DORËHEQJEN e tij SUPER INTELIGJENTE !!! NEVERI dhe URREJTJE për KOPENË e HAJDUTËVE dhe ÇETËN KRIMINALE të PD dhe LSI !! VAFTË në FERR dhe ESFEL PD bashkë me KANCERIN LSI të HAJDUTËRISË dhe FEKALEVE të PARICIKLUESHME !!!!

  3. RROFTË ÇIM SELAMI nga VLORA ?????? says:

    RESPEKTE pafund për TOM DOSHIN dhe DORËHEQJEN e tij SUPER INTELIGJENTE !!! NEVERI dhe URREJTJE për KOPENË e HAJDUTËVE dhe ÇETËN KRIMINALE të PD dhe LSI !! VAFTË në FERR dhe ESFEL PD bashkë me KANCERIN LSI të HAJDUTËRISË dhe FEKALEVE të PARICIKLUESHME !!!! ⚖⚖⚖?????????⚖⚖⚖?????????⚖⚖⚖????????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje