Rezultatet e deritanishme: PS kryeson në 9 qarqe në rang kombëtar, opozita fituese në 3 qarqe

26 Prill 2021, 10:18Politika TEMA
Rezultatet e deritanishme: PS kryeson në 9 qarqe në rang

Procesi i numërimit të votave po vijon në të gjithë vendin. Deri në këto momente janë numëruar në rang kombëtar 31% e kutive të votimit, ku PS është në avantazh bindës.

Socialistët deri më tani janë forcë e parë në 9 qarqe, përfshirë edhe Dibrën, ndërsa PD-ja ruan bastionet e saj në Shkodër, Kukës dhe Lezhë.

Konkretisht në Qarkun e Beratit, Partia Socialiste ka marrë 4 mandate, PD 2 mandate dhe LSI 1 mandat.

Në Qarkun e Dibrës, PS ka 3 mandate dhe PD 2 mandate.

Në Qarkun e Durrësit, PS ka 8 mandate dhe PD 6 mandate.

Në Qarkun e Elbasanit, PS ka 9 mandate dhe PD 5 mandate deputeti.

Në Qarkun e Fierit, PS ka 9 mandate, PD 6 mandate dhe LSI 1 mandat.

Në Qarkun e Gjirokastrës, PS ka 3 mandate dhe PD 1 mandat.

Në Qarkun e Korçës, PS ka 6 mandate dhe PD 5 mandate.

Në Qarkun e Kukësit, PS ka 1 mandat dhe PD 2 mandate.

Në Qarkun e Lezhës, PS ka 3 mandate dhe PD 4 mandate.

Në Qarkun e Shkodrës, PS ka 4 mandate, PD 5 mandate, PSD 1 mandat dhe LSI 1 mandat.

Në Qarkun e Tiranës, PS ka 19 mandate, PD 14 mandate, LSI 2 mandate dhe PSD 1 mandat.

Në Qarkun e Vlorës, PS ka 8 mandate dhe PD 4 mandate.

2 komente në “Rezultatet e deritanishme: PS kryeson në 9 qarqe në rang kombëtar, opozita fituese në 3 qarqe”

  1. 19 says:

    Lul sumkapuci nxiri prap nazistet te vrasin .

  2. Star says:

    Kalec deges dhe gjithe kaleceve…………..fuck.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje