Ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe Kreu i KQZ-së Ilirian Celibashi kanë shkuar në qendrën e numërimit në shkollën Vasil Shanto në kryeqytet.
Në këtë qendër nuk ka nisur akoma numërimi i votave, ndërsa numëruesit kanë shkuar vetëm pak minuta para mbërritjes së Ambasadores Kim.
Disa numëruesve të PD-së që mbanin bluza me logot e kësaj force i është kërkuar nga ambasadorja Yuri Kim që t’i heqin ato.
Yuri Kim: Duhet të ndërroni bluzat. Ju që keni veshur bluzat me nr 9, ju të Partisë Demokratike duhet të ndërroni bluzat. Nuk lejohet. Ose të paktën t’i vishni mbrapsht. Ndërrojini tani në moment. Kush është këtu nga PD? Po nga PS? Po nga LSI? Kur nisni? Shpejt? Ok, do të jem edhe unë me ju.
Ilirjan Celibashi: Duhet t’i ndërroni në moment bluzat, është e drejtë. Dhe të nisni punën.
Gazetarja-numëruesve: A do t’i ndërroni bluzat?
Numëruesit: Prit njëherë se po trajnohemi. Do të ndërrojmë bluzat dhe pushtetin. Kemi votuar për ndryshimin.
aha paska dale te vasil shanto.. e paska da menjen me ia dhon bashes si arvizu ne vakt
PeDe – istet eshte rryme, eshte fryme qe ushqen rrugaçerine, halabakllekun, vrasjen sipas shembullit te lidershipit te tyre.
Mos o Juri Kim, mos, se po ti këthejnë bluzat mprapsh, në vend të Luli Bashës, na del Monika e Presidentit pastaj.
Si thua ?
Njera nga keto parti është PARTI SALISTE tjetra është PARTI ILIRISTE…. të dyja janë SHPK… të dyja janë parti familiare private.
hiqini shpejt legena …. hahahaaaaa
Njerz te pa gdhendur, turp
Haaaa
I vuni n rresht numrusit kjo amerikonija..
Numruesit n vend numro!
Nji..dy…
Nji dy…
Po i bo rreshtore…
..meqe edhe po “trajnohen”…
N fillim rreshtore
Po s xun mend .kan gojore!