Frangaj për Ilir Metën: Si u shpërfytyrua ai njeri! Fushata e tij ka qenë më idiotja dhe ka dëmtuar PD

28 Prill 2021, 08:54Politika TEMA

Drejtori i Televizionit Klan, Aleksandër Frangaj është i mendimit se përfshirja e presidentit Ilir Meta në fushatë e dëmtoi Partinë Demokratike.

Frangaj tha në emisionin “Opinion” se fushata e Metës “gju më gju” e “lokal më lokal” ishte një nga fushatat më idiote, jo vetëm për presidentin por edhe për një kryetar të rëndomtë partie.

“Fushata e Ilir Metës në këto zgjedhje ka qenë më idiote, ka qenë gju më gju me popullin, rreth më rreth, lokal më lokal, atë e ka parë gjithë Shqipëria.

Ka qenë fushata më idiote jo vetëm për një president por edhe për një kryetar të rëndomtë partie. Se si u shpërfytyrua ai njeri në 30 ditë, dhe që sot doli tjetër…

Por pavarësisht kësaj fushate, që unë mendoj që Meta më shumë ka dëmtuar Partinë Demokratike në pamundësi për t’u rrit PD-ja. Se rezultati i LSI është fotokopje e rezultatit të sondazhit në shkurt e mars”, deklaroi Frangaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje