Niko Peleshi, më i votuari nga socialistët pas kryeministrit, i pari deputet që thyen herësin

28 Prill 2021, 10:52Politika TEMA

Niko Peleshi rezulton të jetë deputeti më i votuar deri më tani nga lista e kandidatëve të Partisë Socialiste në të gjitha qarqet, pas Kryetarit e njëherësh kryeministrit Edi Rama.

Ministri i Mbrojtjes është i pari deputet që thyen herësin me më shumë vota të marra në qarkun ku ai drejtoi fushatën, në Korçë. Peleshi ka marrë, sipas rezultateve zyrtare të faqes së KQZ-së 10 235, ndjekur më pas nga ministrja Olta Xhaçka me 3754 vota e më pas në radhë vijnë kandidatët Ilir Topi dhe e para e listës së qarkut të Korçës, Eni Zake.

Pas drejtimit të bashkisë së Korçës prej disa vitesh dhe suksesit që Peleshi pati si drejtues vendor, qytetarët kanë vendosur t’i besojnë masivisht voten e tyre për t’i përfaqësuar sërish në Parlamentin e ardhshëm.

2 komente në “Niko Peleshi, më i votuari nga socialistët pas kryeministrit, i pari deputet që thyen herësin”

  1. Fuck it says:

    Kjo eshte qesharake. Korca ishte deshtim I PS s. Résultat 6-5 per PS. Nje mandat I lodhur . Niko I leshit si Ka bere mire detyrat. Kete radhe fituat NGA Kodi zgjedhor. Ncirni mesime, veriu ju votoi kunder , tju roje Vlora , Tirana, dhe Fieri kete radhe. Nuk mjaftojne fjalet en bukura, duhen njerez te Pune’s QE kane elektorat, na vini ne fillim te listes adoleshente qe si njeh njeri et nuk sjellin asnje vote.

  2. D. Pavli i shastisur nga habia says:

    Imagjinoni një astronaut që ka frikë nga errësira, ose një zhytës qe vuan nga hidrofobia, e aq me shume nje berber qose qe ska pasur lesh ne jeten e tij – vetem dhe vetem atehere, korcare trima, ju thjesht keni arritur pjesën e procesit që ju sfidon. [?!]
    Nikua Pe Leshi – Nga fjalimi permbylles i fushates
    Korce 24 04 2021

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje