Stadiumi i Laçit është bërë përsëri arenë e një skandali të turpshëm gjatë ndeshjes së sotme mes Laçit dhe Parizanit.
Në tribunat e këtij impianti, që në teori duhej të ishte i boshatisur, ka pasur me dhjetëra mbështetës të skuadrës vendase. Por ky nuk ishte problemi më i madh.
Pas përfundimit të pjesës së parë, teksa skuadrat po largoheshin nga fusha e lojës, një nga personat e pranishëm në tribunë ka goditur me shishe uji në kokë trajnerin e portierëve të Partizanit, Ilir Bozhiqi, i cili është njëkohësisht edhe trajner i portierëve në radhët e Kombëtares shqiptare.
Një moment që alarmoi për disa çaste të pranishmit, pasi Bozhiqi u shfaq i tronditur nga goditja që kishte marrë dhe u gjunjëzua në fushë.
Për fat të mirë, ai u ngrit dhe u fut vetë në dhomat e zhveshjeve të impiantit kurbinas, ku ngjarje të tilla duket se kanë filluar të rishfaqen sa herë që skuadra vendase nuk arrin rezultatet që dëshiron.
Ka ndodhur edhe ne USA, cleveland ne 2006, kur dy fansa te dehur hodhen shishet e birres ne fushe, njera goditi ne koke nje nga trainieret miq.
“attemp to murder”, ishte kerkuar nga prokuroria, dhe morn 13, dhe 11 vjet burg secili. Happy Birthday!
Ne ne shqiperi, nuk kemi shtet. Kemi bajga ne polici, dhe gjykata………..dhe normal 140 te tilla ne parlament. Turpi jone do perseritet ne Lac, Ballsh, Tirane dhe kudo.
Nuk ka rendesi kush i fitoi zgjedhjet, kriminelt i keni kudo te pa prekur.
Po shtetin kush e ka pas ne dore 8 vite dhe tani per 4 te tjera ?
Edi droga.
Kerkoji atij llogari.
Megjithese tani as llogari nuk i kerkohet me dot atij.
Te denohen kafshet parahistorike qe nuk dine vec dhune se, per te fituar nuk kane kellqe.
Prandaj ligji duhet te veproje me ashpersine me te madhe. Kur per nje loje futbolli qe e luajne te tjeret shih si reagojne po per votimet qe jane lojtare vete car behet ? Le te behen shembull nja tre raste se pastaj s’do dine ku te futen spurdhjaket e tjere injorante.
Ti jepen Partizanit 3 piket ne tavoline , po i deshi qejfi president Dukes. Duhen penalizuar qe mos e perserisin here tjeter.