Champions League: Real-Chelsea, përfundon pa fitues “raundi” i parë

27 Prill 2021, 22:58Sport TEMA

Ka përfunduar në barazim 1-1 ndeshja e parë gjysmëfinale e Champions League mes Real Madrid dhe Chelsea.

“Blutë” e Londrës kaluan të parët në avantazh me një gol të Pulisic, në minutën e 14, pas një topi të gjatë që gjeti të papërgatitur madrilenët.

Barazimi për ekipin e Zinedine Zidane erdhi në minutën e 29, me një akrobaci në zonë të Karim Benzema.

Në minutat e fundit të ndeshjes, Varane rrezikoi me një goditje me kokë, pas krosimit të Toni Kroos nga këndorja, por topi përfundoi shumë pranë shtyllës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje