Shevçenko tregon dramën në Stamboll ndaj Liverpulit: Zgjohesha me ulërima gjatë natës

29 Prill 2021, 15:58Sport TEMA

Finalja e vitit 2005 në Ligën e Kampionëve mes Liverpulit dhe Milanit në Stamboll, vështirë të harrohet ndërsa është arkivuar si një nga ndeshjet më emocionuese në historinë e futbollit.

Kjo sepse takimi i pati të gjitha, teksa Milani udhëhiqte 3-0 dhe shkonte i sigurt drejt trofeut të Champions League. Mirëpo në pjesën e dytë, anglezët befasuan dhe barazuan në 3-3, e më pas nga penalltitë dolën fitimtarë në atë mbrëmje.

Një nga protagonistët ishte edhe Andrij Shevçenko, ish-sulmues i Milanit, i cili tregon se pas asaj mbrëmje zgjohej natën dhe bërtiste.

“Në tre muajt e parë pas asaj finale, zgjohesha natën duke bërtitur dhe mendoja. Më ndodh edhe sot që të rri dh eta kujtoj atë natë, edhe pse kanë kaluar 16 vite.

Shumë prej shokëve të mi, nuk kanë dashur ta rishihnin përsëri atë ndeshje. Ndërsa unë e di përmendësh. Liverpuli? Kishin një shans nga 100, u kapën fort pas atij shansi dhe ia dolën. U treguan të zotët”, u shpreh Shevçenko.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje