Thirrja për të njohur rezultatin: Pas takimit me Rama, Yuri Kim do të takohet edhe me Bashën

29 Prill 2021, 11:47Politika TEMA

Ambasadorja amerikane Yuri Kim do të zhvillojë takim me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Bashën.

Nuk dihet ende kur do të zhvillohet takimi i planifikuar mes ambasadores dhe kryedemokratit, por pritet të mbahet gjatë kësaj jave.

Më herët sot, kryediplomatja amerikane u takua me kryeministrin Edi Rama.

Lëvizjet e ambasadores së SHBA vijnë gjithashtu katër ditë pas zgjedhjeve të 25 prillit, ku Partia Socialiste fitoi mandatin e tretë qeverisës.

Më herët, Departamenti Amerikan i Shtetit përshëndeti procesin e zgjedhjeve në Shqipëri dhe ftoi palët të njohin rezultatin e të vijojnë bashkëpunimin.

“SHBA përgëzon popullin e Shqipërisë për zgjedhjet e tyre të fundit. Ne shpresojmë të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Kryeministrin Rama dhe të përgëzojmë fushatën e fortë të opozitës. Respektimi i rezultateve të zgjedhjeve legjitime forcon demokracinë e Shqipërisë”, thuhej në njoftimin e zëdhënësit të DASH, Ned Price.

Po ashtu kryediplomatja amerikane në Tiranë, shkruante se:

“Ne e përgëzojmë Kryeministrin Partia Socialiste në fitoren e tyre elektorale. Ne gjithashtu përgëzojmë Kryetarin e PD-së Lulzim Basha për udhëheqjen e një fushate të fortë që u dha zë shumëkujt & frymëzoi shpresë”, shkruan ambasadorja.

Më tej, në reagimin e saj në “Twitter” znj. Kim kërkoi që udhëheqësit politikë  do t’i shërbejnë më mirë perspektivës dhe të ardshmes së shqiptarëve.

“Më e rëndësishmja, ne e përgëzojmë popullin shqiptar, i cili foli qartë. Duke njohur rezultatet e këtyre zgjedhjeve dhe duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin, udhëheqësit do të veprojnë me përgjegjësi për të mirën e popullit shqiptar. Ne shpresojmë të punojmë me Shqipërinë për të forcuar më tej bashkëpunimin mbi demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin. Ne përsërisim që zbatimi i ligjit dhe gjyqësori duhet të ndjekin penalisht cilindo që shkel ligjin dhe pengon të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe”, shkroi ambasadorja Kim.

1 komente në “Thirrja për të njohur rezultatin: Pas takimit me Rama, Yuri Kim do të takohet edhe me Bashën”

  1. eshte skandaloze te quash Politikane e merresh ti sqaroshe se cdo te thot Politike
    bandave te Rrospive Antishqiptare qe me Politiken s’i lidh asgjo !
    Kta kane Misionin e tyre ne Politike por kurr ate te nji Politikani .Misioni ksaj Bande Putanash eshte
    Pengimi me cdo menyre zhvillimt Pozitive ne Shqiperi ,duke dashur me te tilla Metoda (qe ja Servirin Padronet qe i karikojne pas ne kto 30-vjet bushrat e PD-s)
    te godasin anen psikologjike te Shtetareve Shqiptare dhe injektojne ke ata ,mendimin se asnjiher nuk do ja dalin ,se nuk
    do triumpfojne dhe bejne ate qe duan ne Shqiperi ose per ti demoralizuar e zhveshur nga cdo Motivim per Zhvillimin e vendit ,
    por me kot ,te gjitha perpjekjet Deshtuan para durimit dhe forces se paimagjinueshme te nji Lideri Shqiptare me nji Force te Brendeshme
    e besimi te Jashtezakonshem si Edi Rama .
    ————
    Nuk kan me asnji shanc vetem te zhduken nga skena e Politikes .
    Loja e djallit mori fund ,Perdja ka rene .
    Drejtesia te hetoje pasurite e bandes PD nji per nji dhe sekuestroje Vilat e tyre duke filluar nga ky Krimineli flliqur
    qe do duhej te ishte arrestuar ,qysh mbas vrasjes para zgjedhjeve ne Elbasan me Urdher te ktij pederasti Antishqiptare te qelbet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje