VIDEO/ Tmerri në Vorë: Momenti i përplasjes së rëndë, “Benzi” lëvizte në kah të kundërt

2 Maj 2021, 19:22Kronika TEMA

Disa makina janë përplasur me njëra-tjetrën në një aksident rrugor të ndodhur mesditën e kësaj të diele në Vorë.

Përplasja ka qenë e fortë, pasi, siç duket edhe nga pamjet, shihet se njëra prej automjeteve ishte duke ecur në kahun e kundërt të lëvizjes.

Shkaktar i aksidentit, ku u përfshinë katër automjete, ka qenë drejtuesi i “Benz”-it, i cili drejtohej nga një i moshuar. Ai ka dalë në krah të kundërt, duke u përplasur me mjetet e tjera.

Nga përplasja janë lënduar disa persona. Mirëpo, fatmirësisht, nuk kanë marrë dëmtime të rënda.(VizionPlus)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje