Kreshnik Spahiu: PD tha “fituam” në 25 prill, pastaj tha “janë manipuluar” kur humbën. Më shumë vota të pavlefshme ka PS

3 Maj 2021, 22:26Politika TEMA

Ish kreu i Aleances Kuqezi dhe Juristi i njohur Kreshnik Spahiu tha se e vetmja mënyrë që PD të mos-njohë zgjedhjet zyrtarisht është të shkojë në KQZ dhe të dorëzojë mandatin e deputetit, të mos e pranojë, dhe po ashtu të bëjë çdo deputet.

Spahiu kujtoi se PD në 25 prill kur u mbyll votimi tha se fitoi, më pas kur pa se nuk fitoi deklaruan se “janë manipuluar zgjedhjet”, në vend që të bënin denoncim që atë ditë dhe të mos lejonin të hapeshin kutitë.

Lidhur me votat e pavlefshme Spahiu deklaroi nëse shihen dhe hetohen, nga ato fletë do të dalin më shumë vota të PS, pasi të moshuarit që kanë më shumë gjasa të ngatërrohen, shumica votojnë për PS.

Kreshnik Spahiu: Kur Lulzim Basha të shkojë në KQZ dhe të thotë se këtë mandat që ju ma jepni unë nuk e pranoj, sepse nuk i njoh zgjedhjet dhe kështu të bëjë çdo deputet i PD-së.

PD në konceptin e saj do të jetë dhe lojtare dhe pak arbitër. A ka pasur manipulime, blerje dhe vjedhje? Po ka pasur, para procesit dhe gjatë numërimit të votës. Para votimit, sa i takon kësaj pjese PD zyrtarisht dhe publikisht i ka njohur sepse në 25 prill në mbrëmje deklaroi fitoren.

Nuk pati në mbrëmje një procedurë që të thoshte jo nuk i njohim zgjedhjet. Po të kishin fituar do e kishin njohur rezultatin.

Shkeljet evidentohen nëpërmjet komisionerëve. Komisionerët e PD i numëruan votat dhe numri i votave nga ata doli. Tani flasim për gjë tjetër, Berisha është demokrati më i votuar, pasi nuk ka bërë fare fushatë për vete.

Basha mori shumë, por nuk kishte pse bënte fushatë për vete se ishte i pari në listë. Janë ngatërruar njerëzit me numrat.

PD u tregua inteligjente, tha do pubikoni vetëm 9, dhe demokratët nuk janë ngatërruar, ata që janë ngatërruar janë socialistët, sepse kandiatët e tyre bënë më shumë fushatë personale.

Të moshuarit janë më shumë elektorat i majtë, dhe mund të kenë ngatërruar votimet, ndaj nëse hapen votat janë më shumë të PS-së.

7 komente në “Kreshnik Spahiu: PD tha “fituam” në 25 prill, pastaj tha “janë manipuluar” kur humbën. Më shumë vota të pavlefshme ka PS”

  1. fatal division says:

    PeDeeja do ja dale Te faktoje “vjedhjen” se kane Ervin Babaleanjin qe do paraqese provat.
    Cfare tyrpi kjo parti shurrice e Salih abuXenit.

  2. Kjo partı eshte Partı kurvıce se ecen me shprehjen Po lındı djale thote te na rroje dhe po lındı vajze te thote te te roje Ky bertet para kohe fıtuam une KM dhe ne fund kur humbı dhe morı bıshtın e kazmes tha ma vollen voten,Po pse more lulı Se une vetem gjume dı me ba Nukdı gje tjeter,

  3. Duri says:

    O KRESHNIK.
    PD-ja ËSHTË BUDALLALLEPSUR KREJT .
    MOS HARXHO KOHËN KOT.
    NUK JA VLEN.
    JANË TË PASHPRESË .

  4. Votuesi i 25 Prillit says:

    Lyl byli jo vetem qe e mbylli fushaten me nje eufori te papare, por ngado qe shkonte dhe kedo qe takonte merrte garanci se me 26 prill do te ishte kryeministri i Shqiperise dhe koha Rames i kishte shkuar,
    Gjate numerimit te votave diten e hene, me 26 prill, duke pare rezultatet, qe jepeshin nga KQZ, ishin ne favor te PS, doli dhe mbajti nje fjalim ”prekes”, ”ngushellues” perpara publikut, duke thene se dhimokratet te kene durim, po numerohen deri tani bastionet e PS, elektorati ka votuar PD, fitorja eshte ne kutite e votimit, vetem durim deri ne kutine e fundit…
    Nga fushata me paramilitare, me vrasjen e te ndjerit Xhuvani dhe deri tek numerimi i kutise see fundit nuk pati asnje ankese per manipulim te procesit zgjedhor.
    Pas rezultatit final, ndryshoi qendrimi: -Nuk i njohim zgjedhjet!
    Kryetar rakitik, i pambajtur, i perdorur, i dale boje, aspak serioz.
    Me keto vese negative dhe te tjera e te tjera, jo vetem kryeminister nuk behet, por as punonjes i gjelberimit nuk mund te pranohet.
    Rezultatet e deritanishme ne politike flasin qarte per kete lulash katranin: i paafte, i provuar disa here, i humbur ne te gjithe betejat elektorale, por i fituar si askush per te bredhur rrugeve, per te bere thirrje te papergjegjeshme nga cadra ne Bulevardin ”Deshmoret e Kombit”: -Bjeruni dhe u thyeni xhamat e makinave te oligarkeve(!)… ne kohen qe duhet te ishte ne Parlament!
    Thirrja e te gjithe shqiptareve, jo vetem e demokrateve eshte: Luli, ik! Hap krahun! Nuk je per kete pune. Gabuan rende ata qe ta ngarkuan kete barre…

  5. Eno says:

    Me votat e pavlefshme n Tiron dilte deputet Majko ene Kodheli, m shume vota jane t partise Socialiste

  6. lorina says:

    Shum sakte por telekomanden e rrobotit Basha e mban Saliu ky komunist i fundit ne rajon….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje