Pas ndryshimit të procedurës së gjykimit të shkurtuar në gjykim të zakonshëm, SPAK kërkoi sërish dënimin e ish-Prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla të akuzuar për për fshehje të pasurisë, me 2 vjet heqje lirie dhe përjashtimin nga Shërbimi Publik për 5 vite.
Nga Edmond Hoxhaj
Ndryshimi i procedurës së gjykimit të çështjes penale në ngarkim të ish-kryeprokuorit Adriatik Llalla, nga ai i shkurtuar në të zakonshëm, nuk solli qëndrim ndryshe të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK.
Prokurori i çështjes, Klodian Braho kërkoi sërish të premten gjatë konkluzioneve përfundimtare shpalljen fajtor të Llallës për veprën penale “refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të kryer tri herë.
Ashtu si në konkluzionet përfundimtare të paraqitura më 19 mars, Braho kërkoi dënimin e ish-kryeprokurorit me 2 vjet burg dhe si dënim plotësues përjashtimin nga Shërbimi Publik për 5 vite.
Pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi më 16 prill të revokojë vendimin e ndërmjetëm me të cilin ishte vendosur gjykimi i shkurtuar, Llalla nuk mund të përfitojë më uljen e 1/3-ës së dënimit.
Gjyqtarja e çështjes Daniela Shirka vendosi shtyrjen e seancës për t’i dhënë mundësi mbrojtjes për përgatitjen e konkulzioneve përfundimtare.
Sipas SPAK, Llalla akuzohet se e ka kryer fshehje të pasurisë tre herë. Një investigim i mëparshëm i BIRN tregoi se si Llalla transformoi një investim fillestar prej 16.3 milionë lekësh në prona me vlerë mbi 1 milionë euro përmes transaksioneve me një person të dënuar për vrasje, një biznesmen-fitues tenderi në Prokurori dhe një instruktor hipizmi i përdorur si sekser tokash.
E pasi keput ne sume banditin Llalla.
2 opo 20 ! llala loqe ishte !
Dënim pe koti.Vodhi sa deshi,brodhi sa deshi e tani dënohet me dy vite burg.Turp për SPAK-un.Turp sepse ai nuk është njeri i thjeshtë por është njeri që mbron ligjin dhe si i tillë duhej të paktën 15 vjet.Dënimi dy vjet do të thotë asgjë dhe them se nuk do futet në burg me hekura asnjë ditë..
Po konfiskimi i pasurise se paligjshme eshte ne loje apo ben dy vjet burg ky dhalla dhe kthehet perseri ne skene si politikan me paret e vjedhura…..?!
o spak jo vetem llalla po te gjithe duke filluar saliu, mediu , meta e me radhe dhe jo 2 vjete po 20 e larte dhe tju konfiskohet gjithe pasuria
Na rrofte Pavaresia e Shqiperise vdekje SPAK,mjer populli shqiptar qe eshte ne riokupim nga politikanet,prokuror,gjykates ,epror..,qe jane vrares,kriminel,hajdut qe shkaterruan dhe varferuan vendin dhe popullin se anarkise dhe kaosit pa drejtesi dhe SPAK?!
Ça jane keto tallje me kombin Shqiptare…ky ka vjedh miliarda keta e denojne 2 vjet….o zot ça bohet ne Albanistan…..