Akuzat për vjedhje të votave në 25 prill, ish-presidenti Bujar Nishani, një nga kritikët më të fortë kundër kryedemokratit Lulzim Basha, i ka konsideruar si një alibi e dobët për të mosmbajtur përgjegjësi për humbjen. Bashën, Nishani e ka quajtur si një drejtues në tentativë për t’u bërë lider, por që nuk ia doli kurrë, prandaj e cilëson si një hap kyç largimin e tij dhe reformimin e PD-së. Në kjo nuk ndodhë, pra që në radhët e demokratëve të vijë ndryshimi, atëherë Nishani është i bindur se kryeministri Edi Rama do të fitojë sërish në zgjedhjet e 2025.
“Alibi e dobët për t’i ikur përgjegjësinë dhe hapjen e PD. Ky proces, vëtretimi se janë vjedhur zgjedhjet, duhet të vijojë paralelisht me hapjen e partisë. Rama do fitojë edhe 2025 nëse PD nuk reformohen. (…) Nëse nuk largohet, do dëmtojë personalitetin e vet, Basha e ka mbyllur ciklin për të qenë një lider politik, u përpoq prej 8 vitesh, ka pasur mbështetjen maksimale dhe nuk e ka realizuar misionin e tij, nuk arriti që të marrë qeverisjen dhe të kryejë programin. Nëse qëndron në këtë pozicion mund ta mbajë vulën apo çelësin e PD, por do dëmtohej edhe më shumë në aspektin personal, por do e zvogëlojë edhe më shumë PD, do rrezikojë rrudhjen e saj”, tha Nishani.
Në intervistën ekskluzive për gazetaren e Report Tv, Danjela Maloku, Nishani si një nga nismëtarët për shkarkimin e Bashës dhe themelues të nismës “grupimi për PD-në”, shtoi se nuk ka pasur asnjë kontakte me liderin e opozitës, apo edhe ish-kryeministrin Berisha. Ky i fundit njihet për marrëdhënien e ngushtë që ka me Nishanin, por sipas ish-presidentit, ai ka zgjedhur që raportet personale t’i mbajë larg. Kritikat nuk i ka ndalur për Bashën, ku tha se nuk duhet t’u kërkojë të tjerëve të sillen si europian, kur ndërkohë vetë ndjek modelin afrikan. Më tej, ka listuar edhe argumentet pse kërkesa për largimin e Bashës nuk është personale.
“Reformimi nuk vjen vetëm me dorëheqjen e liderit, ajo është hapi i parë i nisjes së një procesi besimi. Nuk e duan qeverinë e Ramës, nuk kanë besim te PD, dorëheqja është një akt politik perëndimor dhe nuk ka vetëm vlerën e perceptimit të sjelljes me integritet, por edhe çlirimi nga ngërçi psikologjik që ka struktura dhe opinioni i PD-së. Duhet të sillesh europian duke filluar nga vetja, nuk mund t’u kërkosh të tjerëve të sillen europian dhe vetë të sillesh sipas modelit afrikan. Nuk është çështje spastrimesh. Kur them modeli i ri, vija e parë i takon gjeneratës së re, PD ka organizimin e 2015, në 2025 duhet të shkojmë me modelin që duhet të ketë në 2030”, tha Nishani.
Nishani e sheh të zymtë të ardhmen nëse situata brenda PD-së nuk ndryshon, duke thënë se në fund do të kemi një qeveri të korruptuar dhe një opozitë të pazonjë për të sjellë ndryshimin.
Unë jam një socialist nga ideologjia, por dua që një udhëheqës i mirë i “partisë demokratike” dhe prania në Parlament të jetë homologu ynë. Me Lulin nuk ka qenë kurrë kështu. Mjerisht, nuk do të jetë kurrë! na duhet një kundërshtim i fortë për të plotësuar sistemin tonë politik. kjo nuk është një lojë për fëmijë. po humbasim kohen me Lulin. është kosto e lartë për çdo shtëpi në këtë vend, jo vetëm mbështetës!
Qenka cmendur Nishanua fare…nuk e njoh me, para ca kohesh nxirrte xhevaire te tjera nga goja…..ja sa ti heqe pak veshin Saliu
shi shi. edhe mustaqedhjeri qenka bere furbo
Megjithe respektin qe kam per ish Presidentin, por dua te them qe kjo nisem per shkarkimin e Bashes nuk do funksionoj. Sepse Basha pregatiti terenin qe u vodhen votat per te hequr vemendjen nga humbja dhe pergjegjsia. Basha do beje kompromise me Ramen (do pranoj oferten e Rames) per te mbajtur PDne. Nuk mund tia mareshe ate qe ju vete ia dhuruat (PD eshte dhurat per Bashen, tani Basha do ta gezoj ne baze te tradites shqiptare “Dhurata nuk jepet dhe nuk kthehet mbrapa”.
Konkluzionet
(1) Basha kryetar i PDse dhe RAMA Kryeminister ne 2025.
Goxha analize… por pa vepra eshte demagogji
Fillo jep shembullin ti je akoma me i vjeter ne politike se luli ishe dhe ne komisionin per pastertine e kandidateve ke goxha pergjegjsi per sa ndodhi
Pra dorhiqu nga partia thrritni dhjetoristet qe debuat me force te kandidojne per kryetar partie dhe ta fillojne atje ku e lane para se te vinte banda kriminale
Jam i bindur qe rama pastaj do dukej si berisha sot
Zoteri perse trgoheni dalkauke se bashku me ate turme ne thojza Demokrate,qe tregohen trashamane dhe kokforte servile per interesa personale nuk e keni shikuar dhe nuk e shikoni realitetin qe lideri juaj historik i distancoi i mohoi i diskriminoi te perndjekurit pronaret qe ne numer behen me qindra.pra kjo eshte aresyeja qe ju nuk e fituat pushtetin dhe nuk do ta fitoni deri kur ju Demokrate ne thojza te ktheni ndergjegjen per damin qe keni bere dhe qe vazhdon ti behet edhe nga zoterijte ne pushtet qe me hipokrizi vazhdojne akoma rrugetimin duke lypur neper bote ky eshte realiteti Shqiperia sot.
Te pame Bujar dhe ne dimer dhe ne behar.Nuk keni akoma nje kryetar me te mire se Basha.Zotrote ku ishe gjate fushatese apo beje llogje me Bamirin,Patozin e Xhozin dhe hanit hashuren qe ju servirte Edi Rama.
Lereni Bashen ne krye te Pd se ka mundesi te fitoje ne 2037