Kosovë: Pesë viktima dhe 97 raste me COVID-19

9 Maj 2021, 15:23Rajoni TEMA

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi të dielën se pesë persona të infektuar me koronavirus kanë vdekur. Në 24 orët e fundit, sipas këtij instituti, janë regjistruar edhe 97 raste të reja me sëmundjen COVID-19, që e shkakton ky virus.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Klinë 1 rast (52 vjeç), Prishtinë 1 rast (65 vjeç), Prizren 1 rast (76 vjeç), Skënderaj 1 rast (75 vjeç), Vushtrri 1 rast (51 vjeç)”, thuhet në njoftim.

Rastet e reja dalin pas testimit të 2,112 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë. Nga kjo shifër del se 4.5 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë për COVID-19.

IKSHPK-ja po ashtu njoftoi se sëmundjen COVID-19 e kanë mposhtur edhe 291 persona.

Që prej 13 marsit, 2020 deri më 9 maj, 2021, në Kosovë janë regjistruar 106,442 raste pozitive me koronavirus.

Prej tyre, 2,208 pacientë kanë vdekur dhe 97,675 janë shëruar.

Raste aktive janë 6,559.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje