Anëtari i Këshillit Kombëtar: Basha e Bardhi të japin shpjegime! Futën në lista kandidatë që qëndruan në Kuvend kur ne e bojkotuam

10 Maj 2021, 08:46Politika TEMA

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Indrit Hoxha i kërkon Lulzim Bashës dhe sekretarit të partisë Gazment Bardhi që të japin shpjegime se pse futën në listat për deputetë të 25 prillit, 3 emra që qëndruan në Kuvend në 2019 kur gjithë opozita e bojkotoi.

“Pse u shit kauza e demokrateve? Cilat ishin aferat korruptive qe 3 deputet u futen e listen e PD?”, shkruan Hoxha, në një kohë kur vetë shkoi në Kuvend në vitin 2019 dhe deklaroi në mes të sallës se nuk e pranonte mandatin.

‘Une nuk e di pse u be dhe cilat ishin arsyet, por Kryetari PD dhe sekretari Pergjithshem duhet ti japin nje shpjegim te gjithe demokrateve qe pse futen ne listen e 2021, 3 kandidat qe moren mandatet kur e gjithe opozita e bojkotoi ate parlament krimi,

Pse u shit kauza e demokrateve? Cilat ishin aferat korruptive qe 3 deputet u futen e listen e PD?’- shkruan Hoxha.

1 komente në “Anëtari i Këshillit Kombëtar: Basha e Bardhi të japin shpjegime! Futën në lista kandidatë që qëndruan në Kuvend kur ne e bojkotuam”

  1. i pandehuri Berisha says:

    Pyet kunatin e Lulit se pse jane futur ne liste!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje