“Kërko dhe riberjen e zgjedhjeve të 2017″! Ironia e ish anëtarit të KK me Bashën pas kërkesës së PD: Kujdes se mos del me më pak deputetë se më 25 prill

10 Maj 2021, 10:14Politika TEMA

Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri ka ironizuar kërkesën e Partisë Demokratike për përsëritjen e zgjedhjeve në 9 qarqe.

Në një shënim në rrjetet sociale, Kulluri i drejtohet Bashës duke nënvizuar se të ketë kujdes pasi mund të marrë më pak deputetë se me 25 prill, pasi i ka bërë demokratët të marrin valixhet e të ikin e as komsionerë nuk do të gjej dot.

‘Luli kerko dhe riberjen e zgjedhjeve te 2017! Atehere e cove PD me 43 deputete! Denonco edhe ministrat e tu teknike!

Por kujdes se mos del me me pak deputete se 25 prill se i ke bere demokratet te marrin valixhet e te ikin e as komisionere nuk do gjesh dot!’- shkruan Kulluri.

Kujtojmë se një ditë më parë Partia Demokratike kërkoi ripërsëritje të zgjedhjeve në gjithë Shqipërinë, përveç 3 qarqeve ku ata fituan.

PD priti afatin e fundit të ankimimeve për të dorëzuar në KAS 10 dosje voluminoze që sipas saj faktojnë tjetërsimin dhe manipulimin e votës së qytetarëve në 9 qarqe të vendit duke kërkuar shpalljen e zgjedhjeve të pavlefshme dhe rivotim në këto zona.

2 komente në ““Kërko dhe riberjen e zgjedhjeve të 2017″! Ironia e ish anëtarit të KK me Bashën pas kërkesës së PD: Kujdes se mos del me më pak deputetë se më 25 prill”

  1. M says:

    Pjesa e elektoratit gri d.m.th të pa vendosurit dhe pjesa dërmuese e ish lsi-së, qylaxhinjtë,që shikojnë përfitimin e ndonjë vendi me pozitë ,që kanë lugut në brez si nga hera dhe ata të pa kënaqurit , nga përvoja ,30vjeçare se nuk mundë të fitojë një forcë politike për herë të tretë mandatin , të lëkundur ,duke llogaritur dhe shantazhin,kërcënimet,shit-blerjet ,Votuan për PD-në .,n.q.se përsëriten bien poshtë të gjitha këto dhe votën e hedhin si shumica , nuk ngelet gjë tjetër që PD-ja do dalë si rruar -qethur 20-25%,ndërsa lsi-ja nuk do marrë as 1%në rang kombëtarë.
    Pastajë ngelet për të thënë: të shkretët opozitarë ban për .iç dhe hëngrën .ar.

  2. M says:

    Pjesa e elektoratit gri d.m.th të pa vendosurit dhe pjesa dërmuese e ish lsi-së, qylaxhinjtë,që shikojnë përfitimin e ndonjë vendi me pozitë ,që kanë lugut në brez si nga hera dhe ata të pa kënaqurit , nga përvoja ,30vjeçare se nuk mundë të fitojë një forcë politike për herë të tretë mandatin , të lëkundur ,duke llogaritur dhe shantazhin,kërcënimet,shit-blerjet ,Votuan për PD-në .,n.q.se përsëriten bien poshtë të gjitha këto dhe votën e hedhin si shumica , nuk ngelet gjë tjetër që PD-ja do dalë si rruar -qethur 20-25%,ndërsa lsi-ja nuk do marrë as 1%në rang kombëtarë.
    Pastajë ngelet për të thënë: të shkretët opozitarë van për .iç dhe hëngrën .ar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje