Partia Demokratike, kërkon përsëritjen në 9 qarqet që humbi zgjedhjet, pasi sipas saj, ka pasur manipulime.
Në 3 qarqet që fitoi, me sa duket gjithçka ka shkuar për mrekulli.
Por, nërsa deri më sot thoshin se zgjedhjet u blenë, tani kanë nxjerrë edhe argumente të reja.
PD fajësoi ndryshimet e Kodit Zgjedhor, ndërsa akuzon edhe KAS-in, që sipas saj, vendosi për zgjedhjet një fletë votimi sipas urdhrit politik të Edi Ramës.
Sipas PD, një pjesë e fajita për humbjen vjen pra për shkak të fletës së votimit, që sipas saj, favorizonte Ramën.
“Sot ne po dorëzojmë në KQZ qindra prova, fakte dhe të dhëna që provojnë tjetërsimin e vullnetit të shqiptarëve dhe vjedhjen më të madhe të zgjedhjeve në Shqipëri.
Nga ndryshimet antikushtetuese të Kodit Zgjedhor, te ndryshimet me urdhër politik të fletës së votimit që sollën zhvleftësimin e 83 mijë votave, baras me afërsisht 8 deputetë”, tha juristi i PD që dorëzoi “provat” e vjedhjes së zgjedhjeve.
Interesant është fakti që PD s’mban asnjë përgjegjësi për vete.
Se fjala vjen, nëse do të kishte qendruar në Kuvend dhe s’do të kishte djegur mandatet, Kodi Zgjedhor nuk do të ishte ndryshuar.
Monika Kryemadhi është më e ndershme në këtë pikë, pasi të paktën pati kurajon ta pranonte që gabuan me strategjinë e tyre për djegien e mandatave.
(TemA)
Po ku ia pate Ndershmerine Baxhelles me Gop Kanceroz ??? Matini llafet se na Neveritet.
PD nuk do ose nuk di te lexoje rezultatin e vet. 59 deputete jane nje fitore per nje parti qe ka bere gafa dhe u fut ne zgjedhje duke ardhur nga rruga. Me numtat qe ka mund te jete opozita me e fuqishme e ketyre 30 vjeteve.
PDH dhe LSDHI jane parti BABALESH….
Si mesut në ket derexhe. Përzë jeni me shkelma. Shalngjitmin se ju beri corap. Late nam
Mos u merzit thuaj PD, se ja zere se erdhi 2025, nuk eshte larg…. perqedrohuni dhe mbani mendjen ne mesim…. hahahahahahaha
Partia e Derrave,me falni partia demokratike dhe Lshelia,kerkojne qiqra ne hell.Ata nuk kane ç’bejne gomarit i bjen samarit.Tani zgjedhjet mbaruan dhe u çertifikuan ng komisioneret e tyre dhe kjo tani mbaroi,fitoi PS dhe humbi PD. Bashe,Berishes dhe Monikekes dhe Metes me te meta,u ka hyre tartakuti dhe po i dredh si nje rryme elektrike trefazor nga elektorati tyre dhe po bejne keto manovra duke u ANKUAR NE FORUMET PERKATESE.Por edhe atje nuk kane shpresa.Kete e dine edhe vete,por e bejne sa per sy e faqe.