Nga Ylli Pata
Partia Demokratike ka bërë të ditur në media se do të kërkojë në KQZ përsëritjen e zgjedhjeve në 9 qarqe të vendit, me argumentin se përpara zgjedhjeve, Qeveria ka përdorur influencë ndaj votuesve, duke përmendur në radhë të parë rindërtimin e banesave të prishura nga tërmeti.
Në radhë të parë, blerja apo shkëmbimi i votës si fenomen, sot është një krim penal që dënohet rëndë sipas Kodit Penal, nga gjashtë muaj deri në dy vjet burg.
E për të adresuar këtë krim penal, nuk ka rrugë tjetër veçse denoncimit të bazuar në prova.
Sot në Prokurori ka disa dosje të hapura për këtë çështje, që edhe janë të filmuara, si rasti i Pukës, i Tiranës, apo i Vlorës, ku janë kapur njerëz të LSI-së.
Nëse ka raste të tjera, e vetmja rrugë është adresimi në Prokurori, pasi KQZ merret vetëm me administrimin e rezultateve në kutinë e votimit.
Problemi i ndikimit të pushtetit tek njerëzit me favore, gjithashtu kërkon një analizë që shërben për të treguar një fenomen, por jo për të ndryshuar rezultatin që është në kuti, pasi kjo nuk mund të adresohet.
Nëse merret për bazë logjika që të gjithë ata që kanë marrë para për të paguar qiranë, apo për të rindërtuar shtëpitë, si pjesërisht por edhe atyre që po ua ndërton shtëpinë shteti, kjo nuk ka lidhje me shitblerje, pasi kemi dy anë të kësaj medalje.
Ana e parë, është se edhe pse në zgjedhje, një qeveri është e detyruar që të ndjekë e të zbatojë angazhimet e marra për të ndërtuar shtëpitë e atyre që u shkatërruan nga tërmeti i 2019-s.
Nëse ky proces ndërpritet për zgjedhje, vërtet nuk ka kuptim.
Ky process nuk ka filluar tre muaj para zgjedhjeve, por që kur Qeveria shpalli planin e rindërtimit.
Dhe nuk ka sesi një qeveri të ndalë punën 3 muaj pas zgjedhjeve, apo edhe pas 25 prillit.
Një qeveri duhet të jetë në detyrë deri në afatin kushtetues, pra deri kur vjen qeveria e re.
Ndryshe gjërat këtu bllokohen. A mund të mos paguhen rrogat para zgjedhjeve, apo pensionet?
Kjo është e para, pastaj e dyta është fakti shumë i qartë dhe që është në kuti.
Banorët e goditur rëndë nga tërmeti në Laç, Mamurras, apo Milot, pra në qarkun Lezhë, kanë votuar në masa pro Partisë Demokratike.
Një fakt që tregon, se edhe pse Qeveria ka nisur një plan të madh investimesh, ajo u votua kundër, për faktin se ata banorë që kanë përfituar ishin mbështetës të opozitës.
Për t’u kthyer tek plani i PD-së për të kërkuar pavlefshmëri në KQZ.
Ky përfundim mund të arrihet vetëm nëse ka mos përputhje të votave, apo mos përputhje të votave me materialet në kutinë tjetër; pra që nuk përputhen votuesit me fletët e votimit.
Asnjë rast tjetër nuk mund të shqyrtohet as nga KQZ-ja, por as nga Kolegji Zgjedhor.
Ndërkohë, po përdoret si argument fletët e pavlefshme.
Këto fletë janë cilësuar të tilla nga të gjitha anëtarët e Grupeve të Numërimit dhe KZAZ-të dhe ka procesverbal për të gjitha këto. Janë pranuar nga të gjitha palët.
Nëse një palë nuk do të kishte pranuar se janë të pavlefshme, do të kishte vendimarrje tjetër, ose do të ishte lënë në kompetencën e KQZ-së për t’i shqyrtuar.
Sot në Kodin Zgjedhor, është e shkruar që kushdo mund të kërkojë rinumërim apo edhe rishqyrtim të materialeve zgjedhore.
Le ta krahasojmë situatën e sotme me zgjedhjet e vitit 2009, kur rezultati ishte i ngushtë e palët kishte shumë gjasa që të mund të kërkonin rishqyrtim.
PS-ja kërkoi rinumërim dhe rishqyrtim në Berat, Tiranë, Shkodër.
KQZ nuk i pranoi, edhe pse PS mendonte se 1 mandat ishte llogaritur gabim nga komisionerët.
Arben Ristani, që ishte kryetar i KQZ-së dhe shumica që përfaqësonte PD-në, nuk e pranoi.
Më pas PS-ja kërkoi të hapen kutitë e materialeve zgjedhore vetëm në disa qendra votimi, ku u përmend e famshmja e fshatit Ruzhdie në Fier. Sërish PD nuk pranoi.
Më vonë, kur Prokuroria hapi kutitë, dalloi probleme në kutinë e materialeve zgjedhore të Ruzhdies dhe u dënuan komisionerët e Qendrës së Votimit.
Sot kjo është e mundur dhe mund ta bëjë kush të dojë.
Por në 2009, në mënyrë demonstrative u dogjën fletët e votimit në lumin Erzen.
Si për të thënë se iku ai muhabet, për të sfiduar PS-në që kërkonte hapjen e kutive.
Ky krahasim vlen për të parë evolimin e situatës dhe hapësirën e opozitës për të rishqyrtuar rezultatin në kuti.
Tani kërkohet të anulohet procesi aty ku ‘ka fituar opozita e të përsëritët nga e para, pasi opozita ka parë që vullneti është ndryshuar në kokat e njerëzve. Goxha evolucion…
Si i vini keto apostrofe e, sidomos, ne titull?! Aty ku duhet nuk e vini, aty ku s’duhet e vini. – s’i bie – Keshtu, me apostrof kuptohet “nuk i bie”, ndersa keni dashur te thoni: – si – pa apostrof, dmth ne ç’menyre. Jeni per toke persa i perket rregullave te drejtshkrimit. Nuk e di a do ta botoni kete koment timin, sepse nuk ju pelqejne kritikat e sidomos, gramatikore.
Nuk mund te hiqet nga memorja e shqipetarev xhesti makaber qe beri Sali Berisha,si te fortin,dogji fletet e votimit ne menyre demostrative ne breg te lumit Erzen. Saliu ne ate kohe, e quant veten njeri te patthyeshem dhe kerkonte t’i thoshte shqipetareve se ligjin ketu e beje une dhe do behet si them une. PS-te qe ishte e bindur se vota e te majteve ishte e dhunuar ne menyren me te hapur dhe kerkonte hapje e kutive dhe rinumerimin e fleteve te votimit.Por Saliu e dinte qe brenda kutive ishin votimet e fituara nga PS-te dhe per kete nuk i hapi dhe i dogji. Ja keto bejen populli shqipetar,kujtojn vitet makabre,vitet e zeza te Sali Berishes dhe nuk ja japin voten kurre PD-ke.Kot perpiqet ajo per pushtet,nuk ja jep populli.E provoj dhe e pa kushe ishte PD.Edhe ata e din kete dhe kerkojne te marin pushtetin me forcen e protestave,me molotov shashka,tym e flake siç e kane zakon.Ata le te bejene ç’te duan,populli nuk voton PD se ka hequr te zezat e ullirit.Shyqyr qe e shporrem.
A eshte tendence per blerje te votes kur i drejtohesh votuesit dhe i thua se do ta bej rrogen 1200 euro, apo nga 300 do ta coj ne 400 mije leke te vjetra ?
Po kur i premton se do te bej rrugen , shtepine, pusin, depon e ujit e tj ? Po kur i thua se do te heq taksat, apo do te heq taksen progresive dhe do ta ule ne 9% e tj, kjo valle nuk perben perpjekje per t’i blere voten qytetarit ?( A nuk keni bere keshtu kur keni qene ne pushtet, apo jo ?!!)
Tam tamet e PD dhe LSI-se , pas daljes se rezultatit te zgjedhjeve nga KQZ krijojne tymnaje ne syte e Institucioneve qe i duhet te vendosin per Hapjen e Negociateve me Shqiperine, duke ndotur dhe cvleresuar ne syte e vendimarresve te BE dhe PE – ndergjegjen e Shumices se qytetareve te Shqiperise qe me dt. 25 Prill vendosen ne kutite vullnetin e tyre : deshiren, bindjen dhe interesin . Ky eshte lloji i sistemit qe prej 30 vitesh eshte duke u instaluar ne Shqiperi, ku bashkejetojne edhe idealistet edhe interesaxhinjte , edhe te diturit edhe hajdutet dhe trafikantet. Por kulmin e hipokrizise qe te shkakton neveri dhe mospermbajtje eshte kur shikon dhe degjon qe ankohen per krim dhe masaker zgjedhore pikerisht Ata qe kane organizuar lloj lloj trukesh, marifetesh, presionesh dhe kercenimesh, edhe vrasje , per te manipuluar dhe ndryshuar rezultatet e votimit. Keto akuza qe bejne sot PD dhe LSI, duket sikur i jane drejtuar vet Saliut dhe bandes se Tij, ne cdo situate zgjedhore qe kemi kaluar per keto 30 vjet, nga viti 1992 , 1996, 2009 dhe 2013, te cilat per nga parregullsite, shkeljet, manipulimet dhe krimet jane ne permasa gjigande krahasuar me zgjedhjet e v.2021. Mos valle i kane harruar ?
Ne rast se do te ishin persona perfaqsues te qytetareve, sic duhej edhe te jene, Ata duhet te pranonin me koken ulur vendimarrjen e shumices se votuesve.
Kuptohet qe per te miren e Shqiperise dhe shqiptareve do te ishte mire qe personat pergjegjes qe e pergjaken, e shkaterruan dhe e xhvaten,
te qendronin larg Politikes dhe sot te ishin nen vendimarrjen e Drejtesise. Fatkeqesisht Ata nuk kane rreshtur dhe nuk po rreshtin se beri krime, te keqia dhe prapesira.
Shpreh bindjen se kjo dite, Dita e Triumfit te Drejtesise do te jete e afert.
Dora e KOMPROMISIT qe Rama i ka nderur Lul Bashes – nje prej mekatareve me te medhenj te Shtetit dhe Popullit te Shqiperise, e largon diten e Triumfit te Drejtesise dhe te Pastertise se Realitetit te Shqiperise. Kjo dore, ( e njejta qe i rrahu shpatullat per te qetesuar kryeshkaktarin e Tragjedise se Gerdecit ku u vrane 26 njerez, midis te cileve edhe Edisoni – i vogli i Durdajve), eshte duke i rrahur shpatullat Berishes dhe Bashes per mosndeshkim nga krimi i 21 Janarit dhe me tej.
Shqiperia dhe shqiptaret kane nevoje dhe deshirojne me gjithe zemer qe keta Mekatare te Medhenj te Tyre, te largohen menjehere nga syte e Tyre , duke i vendosur atje ku Drejtesia do te vendose.
Ndryshe , soji i tyre do te shtohet frikshem, shume me te organizuar dhe me te pacipe sa c’jemi duke i pare cdo dite .