Vrasja te “5 maji” në Tiranë, solli në zbulimin e disa pajisjeve kompjuterike të cilat shërbejnë për monitorimin dhe zhvillimin e kriptomonedhave virtuale Bitcoin.
Këto pajisje u zbuluan pas kontrolleve të shumta që policia bëri në ambientet ku u vra Mehmet Qema, 27-vjeç. Ky i fundit u vra nga shoku i tij Marius Dema.
Përveç Marius Demës që u vetdorëzuar disa orë pas krimit, edhe 4 shokët e të viktimës dhe të autorit që gjendeshin bashkë me ta në momentin e krimit , përtej orës janë nën hetim për mos kallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.
Autori i vrasjes, Marius Dema do të përballet edhe me hetimin për “Bitcoin” pasi pajisjet ishin gjetur tek godina që ai kishte marrë me qira në rrugën “5 Maji”. Ndërkohë ABC ka siguruar edhe fotot e pajisjeve që shërbejnë për të prodhimin e Bitcoin.
Nuk eshte e paligjshme te prodhosh kriptomonedha!! Qeveria sa me pare te ligjeroje, (e pengojne bankat) se malazezet kane shitur lopet dhe kane montuar minierat ne stalla dhe jane bere miliardere!
Ore po mblidhni mendjen kur jepni lajme se shpesh ja kepusni kodra pas bregut. Bitcoin eshte monedhe virtuale dhe blihet virtualisht, diçka si viza kart apo paret e tjera qe qarkullojne elektronikisht.Spjegouni me qarte per kete paisje.
E ndalon gje ligji te besh « mining » kriptomonedha?
Nqs ai paguan energjine elektrike nuk ka asgje te paligjshme, dhe policia nuk ka pune me te. Nese ai i ka konvertuar kriptomonedhat ne para konvencionale dhe nese keto te ardhura kalojne limitet e pa tatueshme, atehere drejtoria e tatim-taksave duhet ti kerkoje llogari per mos deklarim te ardhurash. Pjesa tjeter ku policia ben sikur ka zbuluar laborator droge jane broçkulla. Dhe meqe ra fjala me karta grafike nuk « prodhohet » bitcoin por te tjera kryptomonedha.
Hej budallalleqe! Perse sekuestroni disa kompjuter qe kerkojne monedha virtuale. E gjithe bota perendimore, madje edhe Kina, ka njohur monedhat virtuale dhe nuk eshte krim ekonomik ne bote. Qeveria duhet te beje legjislacionin dhe ti lere edhe shqiptaret ti bashkohen botes se monedhave virtuale. Ne fund te fundit konvertimi i monedhave ne cash kerkon nje banke. Qeveria le te vendose nbje takse mbi fitimet nga monedhat virtuale dhe te lere njerezit te lire te punojne ne kete fushe. Ndersa per faktin qe korenti nuk ka qene i larte eshte dicka tjeter! Per kete qe po, duhet kontrolluar se mos kane marre elektricitet ne menyre jo ligjore. Keto paisje harxhojnekorent por te gjithe ata qe perdorin kompjutera harxhojne korent, po ashtu. Soba me korent harxhon gjithashtu korent. Airkondicioneret harxhojne korent. Ngrohja e ujit per tu lare ne shtepi, po ashtu harxhon mkorent. pra, mos u perpiqni te vilifikoni kerkimin e monedhave virtuale nga paisje qe prodhohen ne perendim ku keto jane te mbrojtura te operojne me ligj. Injoranca nukm eshte argument qe keto lloj paisjesh te ligjerohen ne Shqiperi. Vete Elon Musk investoj 1,5 miliarde dollare ne bitcoin. Nese nje miliarder ne SHBA investon 1.5 miliarde ne bitcoin si ka mundesi qe keto kompjutera qe kerkojne per bitcoin jane te paligjeshme ne Shqiperi!?
ik or bole mos lexo fake news. nuk te mjaftoi 97 ty.
Ju jeni idiotë apo bëni vetë?
Këto pajisje I gjen në miliona shtëpi nëpër botë. Bitcoin mining machine.
Në fakt as për Bitcoin nuk janë të fuqishme, ato ndoshta janë për Ethereum!
Çfarë ka të paligjshme atje?
Po letra dhe laps kanë gjetur? Ndoshta do hetojnë dhe për to?
Mire ju qe jeni injorant por edhe shteti eshte per te ardhur keq jane karta grafike qe ndimojne ne perpunimin e te dhenve per prodhimin e bitcoin eshte e ligjshme dhe mund ta beje kushdo qe ka nje kompjuter te shpejt ne shtepi. Quhet Mining “miniere”. Po si ka mundesi qe profesionalizmi eshte zero ne shqiperi po beni nje kerkim apo pyesni dike se lat nam.
PRODHONIN BITCOIN,HAJDE GAZETAR HAJDE….!!!!