Nën hetim për korrupsion, SPAK sekuestron pasuritë e mjekut Edvin Prifti: Ngriti skemë të mirëfilltë kriminale me fatura false

14 Maj 2021, 15:36Kronika TEMA

Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK, ka vendosur sekuestro mbi by llogari bankare të mjekut kardiolog Edvin Prifti.

SPAK thotë se nga hetimet ka rezultuar se mjeku Prifti qëllimisht, përmes një skeme të mirëfilltë kriminale, ka prodhuar fatura tatimore false, për të shmangur tatimin mbi fitimin.

Në dy llogaritë bankare të Priftit janë sekuestruar 51.479.368 lekë dhe 177.497 euro.

NJOFTIMI I PLOTË:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po kryen hetime në kuadër të procedimit penal nr.102/2 të vitit 2020, në ngarkim të të hetuarit E. P. (aktualisht nën masën e sigurimit “Pezullim i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale), i dyshuar për kryerjen e veprave të “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” (më shumë se një rast) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga nenet 259 dhe 287 të Kodit Penal.

Policia Gjyqësore pranë Policisë së Shtetit ka kryer një hetim të thelluar financiar dhe pasuror të shtetasit E.P. dhe subjekteve tregëtare të krijuar prej tij (Persona Fizik). Falë një hetimi intensiv u grumbulluan prova që krijojnë dyshime se nga ana e të hetuarit është ngritur një skemë e mirëfilltë kriminale që konsistonte në paraqitjen e faturave tatimore fallco me qëllim shmangien nga pagimi i tatimeve. Gjithashtu nga verifikimi i llogarive bankare të shtetasit E.P. apo personave fizik të regjistruar në emër të tij është konstatuar se ky shtetas kryente depozitime Cash në llogari bankare të hapura në banka të ndryshme të nivelit të dytë.

Nisur nga sa më sipër, duke qenë se ekziston dyshimi që shumat e parave të depozituara në bankë, në Cash, nga ana e të hetuarit E. P. (në llogarinë personale apo të PF të krijuar prej tij) janë produkte të veprës penale Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar Gjykatës vendosjen e sekuestros preventive.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.150 datë 11.05.2021, ndërmjet të tjerave ka vendosur:

Vendosjen e sekuestros preventive mbi llogaritë bankare (llogari rrjedhëse, depozitë pa/me afat apo investime në obligacione) në emër të shtetasit E. P. apo subjekteve tregëtare në pronësi të tij në shumat:

• Sekuestrimin e shumës 51.479.368 Lek.

• Sekuestrimin e shumës 177.497 Eur.

7 komente në “Nën hetim për korrupsion, SPAK sekuestron pasuritë e mjekut Edvin Prifti: Ngriti skemë të mirëfilltë kriminale me fatura false”

  1. Juristi says:

    Haha,dr.Edvini.Eshte per tu studiuar neper shkolla,si case corrupsioni,se si vjedhin doctoret.Eshte exemplar per vjedhje.

  2. Titi says:

    eh kesaj i thone ” kali qe zihet shin gjithe vrane” , nuk eshte ndonje peshk i madhe qe ta beni kaq pompoze se fundja fundja include dhe meritat e tij si mjeke. Po te ishte aq e lehte e kistte bere dhe doktor Pecho Vasili, por tani nuk ka kohe se po e ndrit ne politke.
    Dosjet pe po priten pa durim jane ato te politikanve koktula me pasuri marramendse sidomos ajo e Xenit dhe kunatit te Xenit.

  3. L'imperatore Diocleziano says:

    Pse e filloni me kardiologun e famshem? Ai nese ka lek i ka permes shpetimit te jetes se njerezve. Ne kemi kardiolog qe kane fituar lek permes vrasjeve. (Gerdeci+21 janari).
    P.S
    Po shume ke kursyer o doktor. Pse nuk ua dhe te aferme te tu te blinin shtepi jashte e ti linin me qera.
    Zullumi keputet kur trashet.

  4. vlonjati says:

    Ky ishte shkencetari i Lorenc Vanjelit.Nuk te vjen pak turp Lorenc qe i dole ne mbrojtje nje hajduti?Keta anal-istet tane sa u vihet mikrofoni flasin vetem budallalleqe.Thjesht gjobvenes

  5. fati says:

    Per punen si kirurg ‘ i famshem’ eshte paguar nje me nje, o imperatore. Meso te lexosh se çfare shkruhet: falsifikim faturash per te mos paguar taksat. Pra, jo vetem pervetesim parash me ane te seksereve, por edhe mashtrim te shtetit.

    1. fati,
      fallsifikim Faturash per te shmangur Taxat ndaj Shtetit i bejen te gjitha Firmat dhe personat private ne Shqiperi .
      Kujt duhet ti tregohen te ndershem ?
      Politikaneve me shkerdhata qe ka par kjo Bote ?
      Qe kan 30 vjet shpartallojne gjithcka ne kte vend ?
      Atyre Politikaneve Maskarenje ,qe skan asnji Profesion por thjeshte Diploma Fallso
      dhe qe nuk kan punuar nji dite pune ,nuk i kan afruar asnji sherbim Shoqerise Shqiptare ,pervecse e kan shkaterruar ne gjithcka
      e sot jane Miljarderra ???????????
      Mesohuni njiher te arsyetoni si njerez dhe te dretjoni Gishtin ke Kriminelet e vertete te Shqiperise ,
      jo nji Kirurg i Talentuar ,qe po e Viltimizojne qe llimishte Banda e Krimit te Organizuar Spak dhe Bordellua e Drejzesise ,
      per te justifikuar gjasme punen e saj te ndyre .
      Politikanet salih berisha ,lulezim basha ,ilir meta etj zagare e kriminele Politike vazhdojn te jen te paprekur
      edhe pasi jane deri ne gryke me Krime edhe pasi vran Pronarit e Lalzit Kolegun e Prokuroreve dhe Gjyqtareve te ksaj Bordello Drejtesie
      dhe ndertuan Vilam disa Miljoneshe para syve te te gjithe shkeerdhatave te prostituojne brenda Bordellos Drejtesi !

  6. Outspoken says:

    Rraseni brenda ne Burg Maskarain se ka zhvatur Popullin ne spitalet shteterore,
    Bente edhe Militantin e PD neper Spitale,
    Duhet te behet Shembull per te tjeret, !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje