Administratori i nja pallati u njoftua me telefon nga ushtria izraelite që të evakuonte godinën, pasi do të bombardohej. Jamal Nasman nuk dukej fare i frikësuar teksa fliste në telefon, edhe pse bëhej fjalë për një çështje tepër serioze.
Ai tha për Reuters se i ishte kërkuar që banorët e godinës 13-katëshe të largoheshin. Ndërsa Izraeli tha se pallati përdorej edhe nga militantë të Hamas.
“Edhe sa kohë ju duhet? Dy ose tre orë? Ju thatë dy ose tre orë dhe më pas nuk duhet të ketë njeri aty? Të shkoj t’u them që të mos afrohet njeri? Në rregull, do të pres që të godisni. Të gjithë janë larguar nga godina, edhe ata të godinave përreth po qëndrojnë në rrugë. Nuk ka njeri brenda”, dëgjohet Nasman të thotë në telefon.
Edhe pse kjo është një skenë që shihet rëndom në qytetet palestineze në Gaza, jo gjithmonë Izraeli njofton paraprakisht kur do të bombardojë godina të cilat i konsideron si baza ushtarake të Hamas.
Ushtria izraelite thotë se bën çdo përpjekje për të ruajtur civilët dhe akuzon Hamasin se i përdor zonat e banuara si mburojë, për të qëlluar me raketa në drejtim të qyteteve izraelite. Megjithatë, banorët në Gaza thonë se shumica e godinave rrafshohen pa paralajmërim.
Vetëm të shtunën, në sulmet e realizuara nga ushtria izraelite kanë humbur jetën 13 persona, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze, ndërsa numri total që prej përshkallëzimit të konfliktit 5 ditë më parë ka shkuar në 139.
Ushtria izraelite raportoi se gjatë natës, rreth 200 raketa janë lëshuar nga Gaza në drejtim të shtëpive në Ashdod, Bersheva dhe Sderot.
Personalisht mendoj se Hamasi e dne shume mire qe izraelitet pergjigjen rende.Hamasi eshte shpallur boterisht organizate terrorristike dhe e di shume mire ( e dine edhe fqinjet arabe) qe c’fare do lloj lufte te bejne kunder struktures luftarake izraeliane jane te humbur. Pse e bejne atehere ? Pse perseritin te njejtin skenar gjithmone? Ata mendojne qe ja vlen te sakrifikojne civile palestineze me qellim qe te rrisin ndjeshmerine e botes kundrejt kauzes se tyre ? Mesa duket po,dhe raketat qe nisen nga qendra dentesisht te banuara me palestineze eshte shembulli.Cili eshte rezultati qe kane arritur deri tani?disfata te here pas hershme,rezultate nderkombetare,gati zero.
Cifutet jetojne ne token e tyre, dhe me dhune asnje ne rajon nuk ka kellqe ti ndaloje,ti sulmoje,ose me keq akoma,psh, si ndonje financues i Hamasit si Irani, ti shfarosi.Cifutet natyrish sot as qe behet fjale krahasimi me ne,por disa vuajtje na ngjasojne,jemi qe te dy popuj te mbijetuar,shume na kan dashur te na shfarosin nder shekuj edhe ne,por kemi mbijetuar,e qe te dy popujt autoktone ne tokat e tyre prej mijrash vjetesh.Herdogani per mendimin tim,duhet te mos i nenvleresoje forcen qe kane izraelitet,jane ne gjendje ta shesin shume shtrenjte lekuren e tyre,kujdo qe mendon se eshte superior.
jam dakort qe HAMASI eshte organizate teroriste e thote gjysma e botes se gjysma tjeter thone jane organizate per çlirimin e Palestines nga sionistet Izraelite ,dhe e verteta eshte qe hamasin thone qe e kane formuar vete Izraelitet per moskrijimin e shtetit Palestineze,terorizmi ne ishpalestinen e filluan hebrenjte ne1947 me hedhjen ne here te hotelit te oficereve ENGLESE ne JERUZALEM, vrane RABININ se ishte per krijimin e dy shteteve ,pa permendur shume vrasjet ne oboret e gjitoneve ( shtete te tjera) nga mosadi, dhe femijt palestineze duhet te vriten se jane rezik per IZRAELIN nuk kuptohet kush jane TERORISTET miqte tane me ushtri moderne apo populli pa shtet palestines,habitem kur sot lezoje deklarata qe palestinezet do i çojme 30 vjet mbrapa nga udheheqes IZRAELITE ,nuk ngopen me bandustanin (GAZA) TE RETHUAR NGA TE GJITHA ANET ME TEL ME GJEMBA 2 MILJON PALESTINEZE te (dhuruar nga SHARONI).