Pse, Rama është gabim në Strategjinë Kombëtare?

16 Maj 2021, 17:30Politika TEMA

Pse, Strategjia Kombëtare e Kryeministrit, është thellësisht e gabuar…

Kryeministri e përcaktoi thjeshtë, Strategjinë kombëtare, që do të ndiqet. Turizëm, Bujqësi dhe Teknologji digjitale. Pse është e gabuar ajo?

Shkruar shpesh, në dhjetëra artikuj të “Konicës”. Ka një rregull të pashkruar, për ndërtimin e Strategjisë kombëtare e që përbëhet nga dy fjali. Së pari, modernizohen resurset që të kanë lënë të parët. Të cilët, në mënyrë manuale, pa dalë teoritë e mëdha, kanë mbijetuar manualisht, duke iu përshtatur ambientit. Së dyti, bëhet përcaktimi i pozicionit të vendit ndaj të tjerëve. Pra, duhet të dish, nëse je vend qendror, tranzit, apo periferik. Sapo përcakton këto dy pika, atëherë, pjesa më e rëndësishme e ligjeve që harton në kuvend, shkojnë në favor të këtyre pikave. Së treti, pjesa më e rëndësishme e sistemit arsimor, shkon për të realizuar po këto pika.

Shqipëria është vend blegtoral dhe bujqësor, prej kur është krijuar. Është vend tranziti ideal, prej kohësh kur ka qenë rruga që bashkonte dy perandoritë botërore, atë të Perëndimit e Lindjes.

Po thyeve njërën nga këto pika, ikën çalë, në njërën këmbë. Po i thyeve të dyja, vetëm zvarritesh.

Ne do bëjmë turizëm, së pari dhe bujqësi, së dyti – thotë, Kryeministri. Kemi arritur suksese në eksportet bujqësore. Është e vërtetë, po përsëri raporti import-eksport është 1 me 3, 5 – në favor të importit. Cilët turistë do të ushqesh, me këtë raport?

Me këtë ngastërzim tokash që ka Shqipëria, nuk ka asnjë mundësi teorike, të bëjë bujqësi moderne. Ka një detaj më të thjeshtë, që e sqaron këtë pikë. Rektori i Kamzës, lutet këto ditë që, qeveria të vërë dorën në zemër dhe pastaj, thekson në letrën e tij, që pas tre a katër vjetësh, nuk do ketë më agronomë, zooteknikë dhe inxhinierë pyjesh. Fundja, për çfarë duhen? Me atë pak tokë që dha ligji 7501 e që çoi para së gjithash, në gati dhjetë mijë të vrarë për tridhjetë vjet e që është pakësuar akoma më shumë tani, për shkak të shtimit të familjes, Shqipërisë, realisht, nuk i duhen këto degë që qahet rektori. Të cilit, ndoshta nuk i lejohet të shprehet kështu si unë… Thelbi ndërkaq, mbetet: Cilën bujqësi do të bësh, me këto mungesa?..

Blegtoria është më keq edhe ndoshta, se, në kohë të Enverit. Më 1936 ishte për frymë, në numër të imtash dhe gjedhësh, më mirë se dhe vetë Zvicra, që duke e modernizuar këtë sektor sipas rregullave të Strategjisë kombëtare, sot kap vetëm me kolosët e saj të përpunimit të produkteve dhe nënprodukteve, 100 miliardë euro në vit, apo dhjetëfishin e GDP-së së Shqipërisë. Dhe 50 miliardë të tjera, duke u marrë me pyjet e faunën që jeton në to.

Po le të shohim, pikën e dytë. E hollë dhe e gjatë, Shqipërisë, i nevojitej hyrja nga dy portet e saj dhe dalja në Qafë-Thanë e për të ndjekur Egnatian e famshme. Është rruga më e shkurtër dhe e detyruar, për t’u lidhur me porte dhe hekurudha. Kjo edhe për arsyen e thjeshtë të natyrës së eksporteve të saj, që janë materiale të rënda. Po ndërkaq, pas 30 vjetësh, rruga më e parëndësishme e Shqipërisë, mbetet Egnatia. Shihni Rrogozhinë – Qafë-Thanë dhe bindeni thjeshtë…

Shqipëria i ka thyer të dy këmbët e saj të zhvillimit dhe sado fitore anësore të korrë, qoftë dhe çdo ditë, ajo nuk bën gjë tjetër, veçse mbyll sytë për të parë mjerimin e saj.

( Më poshtë, në videon me Mustafa Nanon, mbrëmjen e të premtes – këto ide, për lexuesin e “Konicës”, jepen drejpërdrejt)

22 komente në “Pse, Rama është gabim në Strategjinë Kombëtare?”

  1. Sara says:

    po kumerr vesh p[iktori te tilla gjera o Nazarko, jane demode keto per ate, ai di vetem fasada, ngjyra dhe 3D… a pk s’e harrova.. edhe PPP

    1. Operacioni Zjarri says:

      Nuk eshte puna se kryeministri nuk merr vesh. Problemi yne eshte se fqinjet tane i kyndershtojne projektet tona jetike pasi demtohen prej tyre. Per vite me rradhe eshte sabotuar ndertimi i rruges per ne Qafe Thane. Jane paguar miliona qe ajo rruge te mos ndertohet. Jane paguar miliona gjithashtu qe te mos lejohet ndertimi i portit te Vlores si port tranziti mallrash megjithe se jete ndertim e merrnin persiper firmat nderkombetare me fondet e tyre. Na duhet nje shqiptar patriot ne krye te shtetit ndryshe do vuajme perjetesisht.

    2. Loni says:

      Sara, piktori e nxorri kete vend ngs era e shurres dhe e mutit dhe po e pastron e nderton perdite…

  2. Taulant says:

    Na gomeret Rama&Ahmetaj&Gjiknuri do kerkosh strategji kombetare ekonomike.
    Ata jane injorant perballe liderave Greke,Serb,Maqedonas mos te flasim per me tej.
    Shiko Kryeministrin Grek e ministrat kane studjuar ne universitetet me te mira te botes.
    Ministrat e kryeministri yne as te mesmen nuk kane mbaruar.
    Kryeministri nje piktor i deshtuar i paafte te drejtoj nje institucion te rendesishem si kryeministria.

  3. betixho says:

    STRATEGJIA KOMBETARE E KRYEMINISTRIT ËSHTË THELLESISHT E AVANCUAR

    1. Tod says:

      Po ky nazareti nga na doli strateg?

  4. Traktori me zinxhira says:

    Nazarko si gjithmone Klas bravo!

  5. ta nuk behen njrez kurre lol .
    Te kalojedhe 1000 shekuj kta do mbeten kta qe jane hajvanet e njerezimit .
    Na kan ren per hise ne shqiptareve te durojme kte rrace nastradinash ,
    qe kujdesen ne cdoarlli raste vetem per karlliqe e sherbejne te huajve me injorancen qe gelojne ne shoqerin tone .

  6. Drini says:

    Po pse rrota karri ju jeni gjitholloget

  7. Kjo nuk eshte strategji kombetare. Jane vetem dy kolona qe mund te ishin pjese e strategjise kombetare. Ku jane pyjet e kullotat? Po peshkimi? Me tej, po kerkimi, shfrytezimi dhe perpunimi e perdorimi i mineraleve te ngurta e te lengeta?! Po mjedisi ne teresi dhe mbrojtja e tij?! Po mireqenia e qytetarit, punesimi, arsimimi, shendetesia dhe siguria e jetes a nuk duhet te jene pjese te strategjise?! Po rrjedhja e trurit dhe emigracioni a nuk duhet te jene pjese e syrategjise se shtetit dhe qeverise?! Po ceshtja shqiptare a nuk duhe te jete pjese e rendesishme e strategjise?! Jam dakord me parashtrimet e zoteninjve Nazarko e Nano.

    1. qytetar says:

      Or Kole je kujtue vone bre !
      Ato qi kerkon ti kan hum tu fillue qish ne 1992.
      I shitem….sna i jep kush ma or Kole.

  8. Erdogan says:

    Strategjia kombetare fillon me Identifikimin e Kombesise dhe historise zoti Mustafa.
    Mos e beni si Struci se nuk eshte ne te miren tuaj.
    P.sh.Tur-qija dhe krijuesja e nje shteti islamik te quajture Albania i ka ndryshuar te gjitha Toponimet ne Zonen e pushtuar prej saj qe ne Lashtesi quhej Ionia.
    Po ashtu edhe ju Islamiket e Sulltanit qe i kini ndryshuar Toponimet e Vorio Epirit se kini nje Ndergjegje,Identitet,Histori me turqit.
    Cfare do te thote te kesh nje Hero si Jeorgios Kastriotis qe u be “Gjergj” per aresye “strategjike” sipas “historianit” te famshem Xhufit dhe te mohosh luften e pasarrdhesit te Tij Pirros se Epirit per clirimin e Magna Grecias?
    Por nuk jini “burra” as me nje R por servile,spiune,tradhetare te Lombit Greko Ilyre.
    Kush e mohon qendren tone te Epiroteve,Thrakeve,Maqedonasve Kostantantinopolis te krijuar nga Perandori Ilyre Megas Kostantinos?
    Kush e mohon Agia Sofian e ndertuar nga Perandori Ilyre Megas Iustikianos ne 532A.D dhe cfare reagimi po beni ju “Ilyret dhe Pellazget” per kthimin e Saj dhe mijera te tjera ne Xhami?
    Perendimi ka nje plan.
    Luften kunder Kombit Greko Ilyre.
    Kete mbajeni mend sa nuk eshte “vone”.
    Kjo duket sot qe te gjitha shtetet hipokrite te “krishtera” Perendimore mbeshtesin Turqine!
    Dhe me te,Arnautine dhe Kosovistanin.

  9. Xha Spiro says:

    Nuk di nëse z. Nazarko ka mbaruar shkollën e lartë në amerikë, në britali apo në Tiranë që i teajton me nivel të lartë këto tema? Kush e di mirë bën të na informojë. E dini pse? Sepse po qe që ka mbaruar jashtë duhen parë mirë punët e universiteteve tona.
    Xha Spiro

  10. Ylli says:

    Nje plak i shurrosur e i rrudhosur. Fuck you idiot. Mbete nje gomar qe pellet tv sa here te jepet mundesia. Mbylle ate hale se qelbe dynjane. Psikopat plak

  11. Vranakonti says:

    Nazarko! Me gjithe respektin qe kame per ju, si nje analist i drejte dhe i mire,po te beje nje vrejtje.The se bujqesia sot eshte me keq se ne kohen e ENVERIT.Kjo nuk qendron fare.Me vjen keq se e ke perjetuar ate kohe dhe e njeh mire.Enver Hoxha i dha nje zhvillim te papare ndonjehere bujqesise.Ai futi agroshkencen dhe dha frutet e saja te shkelqyera.Nuk kishte bere ndonjehere vaki te prodhohen 100 kv per hektar miser,55 kv grur per hektar,e shume e shume prodhime te tjera bujqesore qe u dyfishuan e shmefishuan sa nuk t’a priste mendja.Parcelat 100 hak benin grur e miser sa plotesonte nevojat e vendit deri ne sigurimin e bukes ne vend,pa ja shtrir doren kujt.Autokmbajnat dhe traktorat punonin dite e nate papushim.Ku i ke sot.?Ku jane? Ku vajten? Pse nuk prodhohet sot ai prodhim aq i madh.I shkaterroi kryekrimineli i betuar Sali Berisha.Azotiku Fierit prodhonte pleh kimik me te mire,apo uzina e ures.Ku jane sot? i shkaterroi Sali Berisha.Prandaj zoti Nazarko fole ate agje ashtu siç eshte,mos ja ha hakun.

  12. pjeter says:

    Po te degjosh edhe mendimin e eksperteve te vertet si mendojne per strategjine kombetare,qe te gjithe argumentojne bindeshem,na del qe jane me shume se nje rruge per tu ndjekur,por problemi eshte se dikush duhet te vendisi,e nga nje ane do ja mbajme,dhe qe dikush do ngelet nga ata qe mendojn se qeverria gabon,e dikush qe mendon se eshte rruga e drejte.Per mendimin tim eshte e gabuar te behen krahasime ne shifra midis Zbicres e Shqiperise.Zvicera historikisht,nuk ka shkuar mbrapsh asnjehere,ne,shpesh.Zvicera ka pbb aty tek 730 miliard franga,dhe blektoria ze,sipa shifres se Nazarkos gati 13 % te pbb.Pse duhet te jete e gabuar strategjia kombetare qe kjo qeverri kerkon te ndermarre?per mua qe nuk jam ekspert, ato qe ka zvicera ne perqindje ne blektori,mund ti realizojme e tejkalojme edhe ne me pak kohe se me fuqizimin eblektorise, por me ate pak bujqesi,rritje te turizmit dhe sherbimeve rreth tij.Ndodh shpesh qe nje sektor i caktuar te mos japi rezultate qe priten,e kjo vjen nga shume faktore,me mire te jesh miks.Sardenja ne Itali , prodhimin e prendeshem e ka aktualisht te dominuar nga turizmi e bkektoria,e zene me shume se gjysma e pbb te ishullit,vetem blektoria ze 47 % te PBB,dhe jo shume kohe me pare,fiks ne vitet e fundit,kriza e sektorit te produkteve te qumshtit ,dhe qe merkatoja i ka keto fenomene shpesh,e coi ne krize ekonomike pjesen me te madhe te familjeve Sarde.Une nuk jam ekspert, por per mendimin tim, nje nderthurje e mire e strategjise kombetare,dhe sidomos modernizimi i atyre faktoreve qe i japin shtyse turizmit nuk te le kurr ne balte.Vetem pandemia sulmoi turizmin,per ndryshe turizmi do ishte edhe ne 2020 nje nga sektoret me me shume rritje ne shkalle kombetare te PBB -se shqiptare,dhe po te punohet mire,per shume vjet akoma do te jete lokomotive,nuk jemi ne, shpiksit e kesaj strategjie te sukseseshme,e kane perdorur dhe vazhdojne,Kroatet,e Greket,te ecin perpara me kete strategji.

  13. qytetar says:

    Or taj Nazarko !
    Na kujtove Gjeneral Bermemon dhe Gjeneneral
    Zheleznovin tek Baza e Pash Alimanit.
    Por kane ndryshue kohet or taj.
    Nazarko mos bej anal -istin per gjithçka.
    N.q.s. ke dale ne pension mos u turr pas 5000 Lekesht.

  14. faro says:

    K. Ministri vuri si PRIORITET turizmin. Pa diskutim që më të do të marrë hov blektoria, bujqësia, industria ushqimore dhe transporti.
    Pra nuk u përjashtua blektoria që, siç pretendon Nazarko, ka çuar para Zvicrën. Nëse Zvicra ka rezultate spektakolare, përse të mos i kapim edhe ne , që kemi avantazh, jo të vogël, DETIN, që ky as nuk e përmend?
    Pak të duken rrugët që janë krijuar?
    I je qepur Egnatias dhe me këtë ide të vjetruar don të lidhesh interesat bashkëkohore?

  15. Jorgo nga Burreli says:

    Nazarko , deshiren e ke te mire por ja ke fur kot plako.
    1 . Krahasimi i Shqiperise me Svicren per numrin e bagetive eshte pa kuptim.
    2. Nuk e di me Svicer por ne Gjermani te gjithe ata qe merren me bujqesi e blektori diku afer 50% të të ardhurave te tyre jane subvencime nga shteti. Dhe gjysma e ketyre marrin diku te 90 % subvencione nga shteti. Kuptohet qe parate e subvencioneve nuk vijne nga bujqesia e blektoria. Por nga fusha te tjera fitimprurese te ekonomise.
    3. Per te bere porte , rruge e hekurudha duhet si shume dollaro qe ne si kemi dhe si fitojme dot me bujqesi . Dhe per ti marre borxh duhet me i marre neper shtete te tjera qe nuk na i japin se “ashtu asht i muhabet” .
    4. Ketej thua te behemi si Evropa andej thua sna duhet dixhitalizimi por vetem blektoria. !!!!
    Prandaj Nazarko mos na shurdho më me gabimet e Edi Rames. Dmth qe Rama ka mumdesi po sdo.
    Dhe nje keshille mos u merr me analiza po shiko gjej nja 10 lope dhe merru me to. Ta them une , do dalesh me fitim e do jesh me i qete .

  16. Ze qi ri says:

    Un kur du me bo plazh tamon qysh duhet shkoj n’ulqin e kur du me qi pidh t’mir e t’lir nalna n’shypni se me fol kah del shpyrti femnat i kini t’pidhshme t’gjymerta edhe t’qishme. Edhe nuk pritojn me mar n’goj cicen e gat dhe desin mej qie pej permasi si pelat.

  17. FAKTI says:

    Megjithe respektin qe kam per kete Nazarkon e madh se ai i vogli ka shkare, te theme te drejten kur perserit fraza te Konices me neveritet.Po, dreqi e mori, çfare ka bere konkretisht Konica? Thashetheme, llafe, sharje, banalitet duke çfryre vete e pastaj futej nen poturet e Zagollit per nje rroge. Na ler rehat, Nazarko, se jane gjera te kalbura e te degraduara. Me pelqen konsekuenca jote ne artikulime dhe vertetesine e realiteteve, po kur ze ne goje Konicen, neveritem sinqerisht. Ja, sikur degjoj Sali Berishen me ato shprehje. Sikur i ka bere Sheqerja te dy, por jo Rama , dublanti Sheqeres.

  18. BUJAR KANAPARI says:

    – Shqiperia do te dale nga nje vend i pa zhvilluar vetem kur te kete nje bujqesi te zhvilluar.
    Vetem nje bujqesi e zhvilluar ndalon emigracionin e panevojshem, sepse emigrim joproblematik perderisa jemi vend i hapur do te kete.

    Ja si qendron e verteta per bujqesine, ku asnje qeveri gjate 30 vjeteve, ose nuk njeh gjendjen, ose e ka nenvleresuar me qellim si sektor te parendesishem.
    – Bujqesia shqiptare eshte balte fund e krye, pa rruge, jo vetem ne Dhjetor Janar, por edhe ne Korrik Gusht, mjafton te bjere nje shi, produkti ngel ne are.
    -Nuk behet fjale per ngastra te vogla ne zonat e thella, por edhe ne fushat e Lushnjes, Fierit, Kavajes, Lezhes etj.
    – Nje pjese e tokes bujqesore, eshte kthyer ne djerr, nje pjese ne shkurre, nje pjese ne pyll dhe nje pjese ne xhungel vetem se nuk ka rruge.
    – Nuk ka nje projekt nga qeverite per shtrimin e rrugeve bujqesore me kalldrem, ato me kryesoret qe lidhin siperfaqe te medha.
    – A thua se ne Shqiperi mungojne guret, zhavorri, mjetet.

    – Rruget e bujqesise, nuk behen me tendera, sepse rritin kostot per cdo km.
    – Shqiperia ka nevoje per nje ministri tjeter te infrastruktures rurale, pervec ministrise se bujqesise dhe ushqimit.
    – Ka nje Agjenci per Zhvillimin Bujqesor dhe Rural, nje agjenci qokash me aplikime, por pa projekte konkrete.
    – Them pa projekte konkrete, sepse me shume funksionon si nje institucion i pavarur dhe pa ide te qarta.
    – Si mund te financoje kjo Agjenci, kur bujqesia eshte pa rruge qe eshte me kryesorja.
    – Nuk ka asnje projekt nga qeverite per rruget bujqesore.
    – Pushteti lokal shtron 7 here nje rruge qe kalon ne qender te fshatit dhe rruget jane gjithe gropa, nganjehere shtrohen vetem ne letra.
    Pyetja qe i bej qeverise?
    Kush ministri e ka per detyre te shtroje me kalldrem rruget bujqesore?
    Cfare i duhet fermerit mbeshtetja finaciare, kur nuk ka rruge funksionale?
    A nuk eshte me mire te nderpritet mbeshtetja finaciare per disa vjet derisa te shtrohen rruget bujqesore?
    – AZHBR, DUHET TE KTHEHET NE MINISTRI ME PROJEKTE KONKRETE.
    – Rruget e bujqesise duhet te projektohen nga kjo ministri dhe te ndertohen pa tendera per te ulur koston.
    – Kjo ministri duhet te kete vete mjetet e punes, si kamionet, ekskavatoret, rulet etj.
    – Nje km rruge bujqesore ne kete menyre mund te shtrohet me 15- 20 milion leke te vjetra.
    – Edhe keshilltaret parane ministrit dhe kryeministrit jane pergjegjes, qe nuk e kane shtruar si problem kryesor ndertimin e infrastruktures bujqesore.
    – Ndryshe, bujqesia shqiptare do te jete pa rruge edhe ne vitin 5000, dhe ne kerkojme te hyjme ne BE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje