Yuri Kim: Për Ilir Metën e kam konsultuar qëndrimin me Uashingtonin. Flas në emër të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Biberaj ka të drejtë të shprehë opinionet e veta

18 Maj 2021, 22:50Politika TEMA
Yuri Kim: Për Ilir Metën e kam konsultuar qëndrimin me

 

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim e bëri të qartë gjatë intervistës së saj në emisionin “Opinion” se deklaratat e saj pasqyrojnë zyrtarisht qëndrimet e SHBA dhe se ajo është personi I vetëm zyrtar që përfaqëson SHBA në qëndrimet zyrtare në Shqipëri.

Duke ju përgjigjur pyetjes së gazetarit Fevziu, rreth një analize të nëndrejtorit të VOA Elez Biberaj mbi mundësinë e ftohjes së SHBA me Shqipërinë në rast fitoreje të Edi Ramës, apo rreth akuzave të Ilir Metës se ambasadorja nuk përfaqëson qëndrimet e SHBA, zonja Yuri Kim bëri të qartë pozicionin e saj:

Blendi Fevziu: Çdo deklaratë që bëni është pikëpamja e Shteteve të Bashkuara, politika zyrtare?

Ambasadorja Kim: E bëj shumë të qartë nëse jam duke folur në mënyrë joformale apo personale, por, po, detyra ime është të flas në emër të Shteteve të Bashkuara.

Blendi Fevziu: Kam parë disa ditë më parë, le të themi dy ditë përpara fushatës zgjedhore, një fjalim nga Elez Biberaj, një nga zyrtarët e lartë të VOA. Tha se nëse Rama fiton zgjedhjet, do të ketë një hendek në marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Është e vërtetë?

Ambasadorja Kim: Mendoj që secili ka të drejtë të ketë opinionin e vet. Ai po fliste në cilësinë e tij si…

Blendi Fevziu: A është pikëpamja zyrtare e Shteteve të Bashkuara?

Ambasadorja Kim: Jooo…

Blendi Fevziu: Jo?

Ambasadorja Kim: Hajde tani! Ju e njihni realitetin këtu. I vetmi ent që flet në emër të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri është Ambasada e SHBA. Kaq.

Blendi Fevziu: Ambasadore, ju patët një debat të fortë me Presidentin e Republikës Ilir Meta. Çfarë ndodhi midis jush dhe Presidentit të Republikës?

Ambasadorja Kim: E di që njerëzit duan të shohin pak drama dhe emocione, por ajo që do përsëris është se kur flas, flas në emër të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe e bëjmë këtë seriozisht, kur arrijmë një qëndrim dhe detyra ime është të siguroj që qëndrimi ynë është sa më i qartë që mundet. Përpiqemi ta bëjmë këtë shumë të qartë, së pari për Qeverinë Shqiptare dhe e bëjmë këtë nëpërmjet diskutimeve me zyrtarë të lartë, përfshi Kryeministrin, Presidentin, Ministrat dhe përpiqemi ta bëjmë pozicionin e SHBA sa më të qartë që mundet për popullin shqiptar. Këtë do të vazhdoj të bëj.

Blendi Fevziu: Edhe tweet juaj, që komentonte deklaratën e Presidentit të Republikës, dy ditë përpara zgjedhjeve, ishte zyrtar?

Ambasadorja Kim: Absolutisht.

Blendi Fevziu: Le të themi, diskutuar me Uashingtonin?

Ambasadorja Kim: Absolutosht.

Blendi Fevziu: Jo një deklaratë personale?

Ambasadorja Kim: Sigurisht që jo.

Blendi Fevziu: Por Presidenti ju ka akuzuar se jeni përfshirë në punët e brendshme të Shqipërisë.

Ambasadorja Kim: Mendoj se ka të drejtën të ketë mendimet e tij, por edhe një herë, unë mund vetëm të bëj punën time, e cila është të shpreh pikëpamjet dhe të sqaroj pozicionin e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

Blendi Fevziu: Ambasadore, parlamenti i vjetër ka krijuar një komision hetimor për Presidentin e Republikës, për largimin e tij nga detyra. Çfarë mendoni për këtë komision?

Ambasadorja Kim: Kjo është një çështje e brendshme dhe nuk kam ndërmend të komentoj çështje të brendshme.

Blendi Fevziu: Ka gjithmonë probleme midis Metës dhe ambasadorëve amerikanë. A ka diçka konkrete midis Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit apo janë vetëm probleme të ditës?

Ambasadorja Kim: Nuk do të komentoj për çështje të brendshme.

Blendi Fevziu: Çështje të brendshme? Kjo është midis Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit, jo çështje e brendshme.

Ambasadorja Kim: Mendoj që Shtetet e Bashkuara kanë pasur gjithmonë një marrëdhënie të frytshme dhe të fortë me udhëheqësit e këtij vendi. Do të ketë raste kur mund të kemi mosmarrëveshje, por ajo që mbetet nga fillimi në fund është që Shtetet e Bashkuara kanë interes të fortë për të pasur një marrëdhënie të mirë me Shqipërinë dhe unë do të bëj më të mirën që mundem për t’u siguruar që të vazhdojë kështu.

3 komente në “Yuri Kim: Për Ilir Metën e kam konsultuar qëndrimin me Uashingtonin. Flas në emër të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Biberaj ka të drejtë të shprehë opinionet e veta”

  1. K says:

    Shba Nuk i do hajdutët , korruptuarit, mafjozet dhe intrigantet. Shto që meta është edhe fshatar injorant dhe perfundimi është i qartew.

  2. Jack says:

    Nje mendim znj. Ambasadore; Nqs ju perfaqsoni qendrimin zyrtar te SH.B.A. ne Shqiperi, z. Elez Biberaj nuk mund te shprehet dhe keqperdore me qendrimet e tij personale , duke u bere pale , nje media kaq te rendesishme si “Zeri i Amerikes”, e cila shpreh qendrimin zyrtar te SH.B.A.

  3. Baca nga Gjakova. says:

    Mendimi dhe qendrimi i paster i vertete 100 % i shtetit USA,eshte ai i Ambasadores Amerikane.Te zgjedhures se presidentit amerikan dhe jo i
    ELEZ BIBERAJT .Ketij personi me prejardhje nga nje familje e lidhur heret me antishqiptaret sllave.I cili pasi u arratis nga Shqiperia qendroi ne Jugosllave per nje kohe relativisht te mjaftueshme,per tu rekrutuar dhe stervitur nga sherbimet e per te vepruar kunder Shqiperise.Ne ate kohe,UDB nuk linte absolutisht, pa shfrytezuar e rekrutuar,financuar keta elemente qe vinin nga Shqiperia.Vete qendrimi i tij dhe veprimet pas 90ne
    Amerike, tregon pizicionimin e tij antishqiptar.Ata para 90 nuk e njohim.Ai ishte njeriu me aktiv,sepse ishte me mundesi me te medha,per zgjedhjen dhe organizimin me te mire te elementeve antishqiptare ne radhet e opozites te viteve 90.Atij sistemi i kishte ardhur koha te vdiste,ashtu si ndodhi.Kete nuk e beri Elez Bibera me Sali Berishen qe organizoi shkaterrimin e Shqiperise,vrasjet,shkrumbimin e ekonomise e financave.Deri ne rrezikun e shuarjes se shtetit shqiptar,ne 97 98.Shkaterrim i cili do veshtiresonte e bente te pamundur clirimin dhe dhe panvaresine e Kosove.Ketoj objektivi strategjik amerikan.Clirimi i Kosoves ishte ibjektiv i vjeter i USA dhe NATOS.Aq i rendesishem per ata,sa u bombardua gjate nje kryeqytet ne Europe ne fund te sh.xx.Veprim qe mundet te conte edhe ne nje konflikt me te gjere.
    Atehere cperfaqeson Elez Biberaj dhe Sali Berisha.Qe nuk u del shpirti,e nen petkun e antikomunizmit bejne akoma lojen e sllaveve,armiqve shekullore te Shqiperise dhe USA s.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje