SHBA kritikon Erdogan: Të papranueshme deklaratat anti-semite të presidentit turk

19 Maj 2021, 10:32Bota TEMA

Shtetet e Bashkuara kanë dënuar ashpër komentet antisemite të bëra nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, lidhur me konfliktin e fundit Izrael-Palestinë.

Përmes një deklarate zyrtare, Departamenti i Shtetit i ka kërkuar Erdogan dhe liderëve të tjerë turq që të përmbahen nga deklaratat provokuese, të cilat mund të nxisin dhunë të mëtejshme.

“Ne i bëjmë thirrje Turqisë që të bashkohet me Amerikën në përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit”, thuhet në deklaratë.

Për Uashingtonin zyrtar, gjuha antisemite nuk duhet të përdoret askund.

“Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara të luftojnë antisemitizmin në të gjitha format e tij”, ka thënë më tej Departamenti i Shtetit.

Një ditë më parë presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan kritikoi fuqitë perëndimore për mungesën e tyre të përgjigjes ndaj dhunës midis Izraelit dhe Palestinës, duke veçuar Austrinë dhe Shtetet e Bashkuara, për të cilat ai tha se ishin “duke shkruar histori me duar të përgjakshme”.

Erdogan kritikoi miratimin e presidentit të SHBA, Joe Biden për shitjet e armëve në Izrael.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje