Kim Mehmeti para punësimit në Zeni TV dhe Zeni.net: Berisha, patericë e grekëve, më i pëlqyeri nga qarqet joshqiptare

20 Maj 2021, 13:14Politika TEMA

Shkrimtari dhe publicisti Kim Mehmeti, jo gjithnjë ka qenë ky që njohim sot.

Konstatimet e tij politike kanë ndryshuar me vitet duke mbajtur qëndrime nga më të shumtat për personazhe të njëjtë.

Edhe pse sot ngjalli çudi argumenti i tij se “lista e zezë” e SHBA ku u fut Sali Berisha për të ishte “listë nderi”, më herët Mehmeti ka menduar ndryshe për ish kryeministrin.

Para punës në organet mediatike të familjes Berisha përkatësisht “ZeniTv dhe Zeni.net”, analisti ka dhënë një intervistë për gazetën sot ku sipas tij, Zogu dhe Enveri përdorën serbët për të mbajtur pushtetin, ndërsa Sali Berisha u orientua nga grekët.

-Cili është mendimi juaj për Ahmet Zogun, Enver Hoxhën dhe Sali Berishën?

Këta tre burrështetas shqiptarë kanë të veçantat e veta, kanë meritat që duhen pranuar, njësoj siç kanë edhe një ngjashmëri: shumëçka dëshmon se më shumë e donin pushtetin, se sa shtetin dhe popullin e tyre! Duke qenë të tillë, veprimtarinë e tyre mund ta ndash në dy periudha: në atë që ia përkushtuan popullit dhe Shqipërisë dhe në periudhën që ia përkushtuan mbetjes me çdo kusht në pushtet, duke flijuar shumëçka që ka të bëjë me interesin mbarëkombëtar! Kjo periudha e dytë, ata i bëri që si patericë për mbetjen në pushtet, të përdorin edhe miqësitë me shtetet fqinje, apo me ndonjë aleat të jashtëm. Me çka e humbën lidhjen me popullin dhe jetonin në ishullin e vetëgënjimit, se ata janë e mira e vetme e shqiptarisë. Kështu që Zogu binte e kthehej në fron me ndihmën e mbretërve serbë, Hoxha dobësohej e forcohej varësisht nga disponimi i “milladinëve” e më vonë nga ai i Rusisë apo Kinës, e Berisha, më me rëndësi e kishte ta pëlqenin grekët apo diplomatët e huaj, se sa populli i vet! Është e dhimbshme, por sipas meje e vërtetë: shqiptarët kudo që janë, ende sundohen nga ata që janë më të pëlqyer nga qarqet joshqiptare! Nuk kam me çka ta dëshmoj këtë, përpos me një të vërtetë: nëpër kabinetet e politikanëve tanë, nuk sheh atë që e has në gjithë botën; fotografitë e më të dashurve të tyre, por ato me figurat e famshme të politikës botërore. Me çka na e përcjellin porosinë: ju mund të mos na pëlqeni, por neve na pëlqejnë liderët me famë botërore!

-Cili është mendimi juaj për Edi Ramën dhe si e shihni politikën e tij për shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë?

Nuk e njoh politikanin Edi Rama aq sa duhet. Atë e njoh nëpërmjet paraqitjeve publike si dhe nëpërmjet shkrimeve të tij të mrekullueshëm publicistik të viteve të pas rënies së enverizmit. Mendoj se Edi Rama e ka më lehtë se cilido kryeministër i deritanishëm i Shqipërisë, sa i përket drejtimit të vendit. Mjafton të bëjë të kundërtën e asaj që bënin paraardhësit e tij, që të jetë i suksesshëm. Pra, mjafton që të mos tentojë që nëpërmjet grindjeve ndërpartiake, t’i mbulojë mossukseset e tij si kryeministër, mjafton ta departizojë Shqipërinë, që vendin t’ua kthejë gjithë shqiptarëve, që t’i bindë shqiptarët se partia fituese në zgjedhje merr në dorë drejtimin e shtetit, e jo “tapinë” si pronare e Shqipërisë, të fillojë të kultivojë bindjen se shteti, e jo pushteti është ai që duhet mbrojtur, të ndërtojë institucione shtetërore që nuk do jenë në shërbim të partisë në pushtet, por që do u shërbejnë të gjithë shqiptarëve. Dua të besoj se Edi Rama e ka kuptuar se më lehtë është të sundosh me të tjerët, se sa të mbash pushtetin mbi vetveten! Besoj se e ka kuptuar, se sa më shumë njeriu sundon me të tjerët, aq më shumë e humb pushtetin mbi vetveten, duke u bërë kështu njeri që e humb edhe kontaktin me realitetin! Ramës, tani i mbetet të zgjedh mes dy gjërave: o ta forcojë vetveten dhe partinë që drejton, me çka do e zgjedh fatin e paraardhësve të vet të cilët e gllabëruan ardhmërinë e vendit, o të ndërmarrë edhe masa shkaku që humbësh pikë politik, por që do e forcosh Shqipërinë, që do e bëjnë Shqipërinë mëmëdhe me të cilin do krenohen të gjithë shqiptarët, që do e bëjnë Shqipërinë shtet të cilin të gjithë shqiptarët do e ndjejnë si ombrellë, e cila i mbron dhe i bënë më të fortë ata.(TemA)

5 komente në “Kim Mehmeti para punësimit në Zeni TV dhe Zeni.net: Berisha, patericë e grekëve, më i pëlqyeri nga qarqet joshqiptare”

  1. Cimi says:

    Ka ndryshu ,ka ndryshu gabeli Maqedonise.E ka kete te drejte,por ky ndrysho kush e pagon,per ate leh.

  2. marshi i kufomave mesjetare says:

    Por cfare beni mor idiote te gazetes,ajo nqe i beni vetes,qe vazhdoni te ekspozoni vazhdimisht,surratin e kesaj funderrine islamiste antishqiptare dhe antihumane.

  3. Erdogan says:

    Kur flet dhe ty o Mahmut (Mehmet) per Komb “shqiptare” qe ne 1887 kur u hap Mesonjetorja e pare Shqipe kishte rreth 1260 Skolio Greke dhe per ju Mahmutet kishte rreth 1190 turke.
    Kete e pranojne edhe historianet Shqiptare dhe dokumentat Historike.
    Po kush jini ju shqaiptaret o Mahmut?
    Jini Musht i dy Perandorive te fundit asaj Greke Bizantine per 1160 vjet qe nuk kishte shkolla tuaja turke,as Xhamija,as Mahmuta,as Qemale,as Sulejmane,as Abdullahe por Epirote me Atdheun e tyre te pushtuar dhe sot nga fashistet e famshmja Magna Grecian e Arkimedit,Kostantinopolin e Perandoreve Ilyre Megas Kostantinos,Iustinianos etj.
    Ju turqit e vetequajture shqiptare nuk kini as edhe nje Emer Ilyre Kostantinos o Mavri (i zi Greqisht)j me boje.
    Ju o Mahmut i ndryshuat te gjitha Toponimet Greko Ilyre te lashta ne Ilyri dhe Vorio Epir.
    Ne dokumenta historike dhe Wikipedia vend (land) lindhen e Kastriotit e quani Emathia por ju si te turqizuar ne Ndergjegje e ndryshuat ne Mat!
    Behet kjo per nje Heroin “tuaj”?
    Pse o Mahmut i thoni Stamboll dhe nuk Nderoni Perandorin “tuaj” Ilyre Megas Kostantinos ta quani Kostantinopolis,Polis i Emertuar ne Nder te Tij?
    Kostantinopolis ishte Kryeqendra jone nga mori edhe flamurin (fllug,) Greke te Bizantit Jeorgios Kastriotis o turq te felliqur.
    Se ju jini dobicat e Turquse o Mahmut shume e thjeshte.
    Si mund te nderohet nje Misionare si Tereza nje vegel e Vatikanit ne Vorio Epirin e Kastriotit te ndare nga Fuqite Sioniste dhe jo figura Perandoresh Ilyre?
    Sepse ju si turq o Mahmut nuk e consideroni Magna Grecian,Kostantinopolin tuajen,por kini zgjedhur te mendoni per Sulltanin dhe Papen dhe Inatin e kini me Grekun dhe Ilyret qe kufirin tuaj si Pashallek turk e doni deri ne Preveze.

  4. Patrioti antishqiptar?!?! says:

    KIM MEHMETI KA TREGUAR SHUMË HERË SE ËSHTË ANTISHQIPTAR.
    NË SHËRBIM TË KUJT?!?!

  5. artisti says:

    Eu sa i qut qenka ky menderi me emrin Erdogan.Duke bere sikur godet Mafmutin i bie gjithe shqiptareve.Duket qe eshte kelysh i agimit te dhjere te arte se ata kane idene qe dhe Kosova eshte Greqi,pamvarsisht se sja mban bytha te hyje pak me thelle ne Serbi pasi jane pjelle e ortodoksise dhe te dyja palet jetojne nen ombrellen ruse.Gerrqia u krijua nga Gjermania,Anglia dhe Frenca o aqif erdogani dhe ata qe quhen greke sot nuk kane asnje lidhje me helenasit,jeni thjeshte nje perzerje shqiptaro,bullgaro , turke dhe mongole

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje