Avokati: Po vjen radha e Ilir Metës. Ai dhe Berisha do të dëshmojnë në gjyq kundër njëri-tjetrit

21 Maj 2021, 10:22Politika TEMA

Avokati Idajet Beqiri i ftuar në Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTv u shpreh se pas Berishës i cili u shpall non-grata nga DASH-i, radhën e ka presidenti Ilir Meta. Beqiri tha se, Berisha dhe Meta do të dëshmojnë në gjyq kundër njëri-tjetrit.

“Edhe Meta është i një linje me Berishën, ka qenë që herët. Që në ’92-shin kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin. Këta janë edhe të akuzuar, por do të jenë edhe dëshmitarë për njëri-tjetrin.

Berisha ka thënë që Ilir Meta vodhi floririn e Kërrabës dhe e ka argumentuar si e vodhi. Dhe këtë e ka me zë me figurë.

Sikurse Ilir Meta ka thënë se Berisha është ai që e vodhi floririn dhe ky e ka argumentuar. Kështu që këta do të ballafaqohen me këto, do të thonë cila është e vërteta.

Dhe e vërteta është se floriri u vodh se po të mos ishte vjedhur mund të quhej fjalë në erë. Fakti që është vjedhur dhe këta akuzojnë njëri-tjetrin, këtu kuptohet që këta e pranojnë vetë një krim të tillë.

Por nga ana tjetër është po ky Berishë, që ka ndikimin më të madh për mosndëshkimin e Metës për atë që u zu me bllok në dorë, dhe ka figurë, është ajo videoja e famshme e Dritan Priftit, këto nuk janë pak.

Eshtë korrupsion galopant dhe Meta për atë duhet të ishte në burg. Iu desh një ditë më parë ta merrte Berisha, të hante drekë me të dhe t’u thoshte gjyqtarëve: “Mos u merrni me këtë se ky është i imi!”

Po është kryeministri i vendit dhe një njeri që akuzohet për korrupsion kaq të rëndë. Minimumi do të shkëputesh lidhjet me të për një fare kohë, nuk do thuash asnjë fjalë sa të gjykohet dhe kur të gjykohet e të marrë pafajësinë atëherë hapi derën.

Meta nuk po flet për Berishën non-grata se e ka vetë mbrapa veshit. Në rast se Berisha e mori goditjen nga SHBA si një Mugabe, Ilir Meta e mori nga vetja e vet.

Sepse me deklarimet që bëri gjatë fushatës, me qëndrimin ndaj ambasadores amerikane, me ato parullat e famshme me raketat, ky e çoi veten e vet dhe kreun e shtetit shqiptar në një katastrofe që s’ka ku të vejë më.

Meta ia bëri fillimisht vetës dhe tani pret bazmatanë që do t’i vijë nga mbrapa siç i erdhi Berishës. Do t’i vijë se ka bërë krime”, tha Beqiri.

2 komente në “Avokati: Po vjen radha e Ilir Metës. Ai dhe Berisha do të dëshmojnë në gjyq kundër njëri-tjetrit”

  1. Meqense kam gjysmen e fisit ne Kosove, qe ka vuajtur shume nga rregjimi i Titos dhe i Milloshevicit, me besim te madh tek AMERIKA dhe JO tek BE aspak, besoj se Milloshevici i Shqiperise, Sali Berisha, dhe klyshi i Tij, Ilir Meta, do perfundojne shume keq dhe jo vetem, por me sa kane me vete ne familje (sepse dhe familjaret i kane te inkriminuar plotesisht ne vjedhje galopante dhe vrasje) si dhe bashkepunetoret e tyre ne Parti, ne PD dhe LSI. Nuk te fal AMERIKA qe nje Parti me emrin Parti Demokratike te mbahet ne kembe, shpif, kercenoje, vjedhe, si dhe te vrase me struktura Paramilitare (me e fresketa ngjarja me vrasje ne mes te Elbasanit me 21-Prill, nga nje ish-Polic elite tropojan filo-Berishist nen shoqerine dhe dirigjimin e Sekretarit te pergjithshem te PD, homo-pederastit Gazmend Bardhi) nga njerez kriminel te ish strukturave te zeza te Policise se Shtetit, Gardes se Republikes dhe Sherbimit Informativ (sidomos ish-SHIK_u Gazidedes super-gjakatar dhe filo ekstremist-islamik).
    Fundin si Berisha dhe Meta e kane si ska me te zi, shume shpejt, qe shqipetaret e Shqiperia te shpetojne nga e keqja me e madhe post-Komunismit; VICIDOLI+CEPANI, qe te dy njerzit me intim te armiqeve me te betuar te kombit shqiptare, Serbet-Ruset-Greket.

  2. Tironsi says:

    ” DOKTORI I MADH ” KA THENE PER ILIR METEN :
    1.ILIR META KA VJEDHUR FLORIRIN E POPULLIT SHQIPTAR E PER KETE DUHET TA QUAJME ” ILIR FLORIRI ”
    2.ILIR META ESHTE POLITIKANI ME MAFIOZ NE BALLKAN QE MERRET ME KONTRABANDE DROGE E QENIEVE NJEREZORE.
    3.ILIR META KA VRARE DY QYTETARE E KA ZHDUKUR KUFOMAT PAS MALIT TE DAJTIT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje