Mero Baze: Sali Berisha është dënuar përjetësisht nga SHBA, nuk i ikën ky dënim me gjykatë

21 Maj 2021, 09:28Politika TEMA

Gazetari Mero Baze, ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV. Gjatë emisionit ai ka komentuar shpalljen non-grata të Sali Berishës nga SHBA duke deklaruar se vendimi i SHBA është një dënim i përjetshëm për Berishën dhe se ky është një qëndrim që ka marrë fund.

“Berisha është dënuar përjetësisht nga SHBA bazuar në fakte dhe ky është qëndrim që ka marrë fund, është dënuar si vrasës, si hajdut dhe nuk i ikën ky dënim me gjykatë. Kjo është për të gënjyer ata 30 veta që kishin shkuar aty ta dëgjonin.

Këto janë emocione momenti dhe makthe të PD që do të gënjejë militantët që ka ende njohje. Problemi është që ky është vendim i gjatë dhe PD do të varroset bashkë me Berishën”, tha Baze.

Mero Baze tha se shpallja non grata e Sali Berishës lidhet me të shkuarën dhe të tashmen e tij. I pyetur nëse ka ndonjë nëntekst në deklaratat e sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, Baze tha se ka të bëje me liderin aktual të PD, Lulzim Basha dhe thirrjen që të shkëputet prej Berishës.

“Sapo është hapur loja. Ajo që ka thënë Blinken është këmbanë për të tjerët, Sali Berisha iku, e mori damkën. Kjo që ndodhi lidhet me gjithçka, me të shkuarën dhe të tashmen.

Ata nuk qeshin kur dëgjojnë akuzat se Juri Kim paguhet nga kryeministri. Ata e shohin si vazhdim i pengmarrjes së PD. Po ka ndonjë nëntekst është thirrja për Bashën që të shkëputet prej tij.

Ata bënin shumë kujdes të distanconin PD nga kjo histori, e kanë shqetësim që PD duhet ruajtur por duan t’ia heqin nga thojtë një personi që do të mbajë si studio ligjore për veten e vet”, tha Baze.

Baze tha se një sekretar Shteti nuk hidhet në gjyq sepse është në kompetencat e ushtrimit të detyrës. Ai po ashtu shtoi se Berisha tashmë po kërkon të marrë peng PD dhe është ndërshkim për Lulzim Bashën dhe PD për ti thënë ose me mua kundër Amerikës ose me Amerikën kundër meje.

“Deri tani kishim një Berishë në një situatë të vështirë, tani fillon situata komike. Nga pikëpamja politike është një gjë e rëndë sepse pëveç se një sekretar shteti nuk hidhet në gjyq sepse është në kompetencat e ushtrimit të detyrës, por do të marrë peng PD duke i thënë jeni në rresht me mua dhe sëbashku do ti ngremë padi SHBA.

Është ndërshkim për Lulzim Bashën dhe PD për ti thënë ose me mua kundër Amerikës ose me Amerikën kundër meje. Është një nga makthet se mos PD nuk i qëndronte afër.

Berisha është dënuar përjetësisht nga SHBA bazuar në fakte dhe ky është qëndrim që ka marrë fund, është dënuar si vrasës, si hajdut dhe nuk i ikën ky dënim.

Kjo është për të gënjyer ata 30 veta që kishin shkuar aty ta dëgjonin. Këto janë emocione momenti dhe makthe të PD që do të gënjejë militantët që ka ende njohje. Problemi është që ky është vendim i gjatë dhe PD do të varroset bashkë me Berishën”, tha Baze.

11 komente në “Mero Baze: Sali Berisha është dënuar përjetësisht nga SHBA, nuk i ikën ky dënim me gjykatë”

  1. ardi says:

    Mero, Saliu e tregoi edhe njhere se cfare njeriu eshte dhe se cfare politikani eshte,po mos te qe frikacak dhe te ishte njeri i paster ai duhet te jepte dorheqjen nga mandati i deputetit dhe te ftonte drejtesin te vertetonte akuzat ndaj tij (i vin anes Tom Doshit)por ai se ben kete gje sepse asi i fundit ose guri i fundit eshte mandati i deputetit dhe streja ne kasollen e pd,ktu del dhe ajo qe eshte ditur me kohe qe Lulezimja dhe PD thjesht jan disa karta ne doren e sales per tu mbrojtur nga drejtesia(mos kujtoni se lulezimja sdo te iki na PD ose sdo te ket asnje lloj lidhje me saliun por ai eshte peng i familjes berisha se i fluturon koka) por saliu se ka kuptuar akoma qe sa me shum resistenz i ben Amerikes aq me shume i dhimbshem do te jet fundi i tij,

    1. Kalec Dega says:

      Po keni te drejte shoku Mero!
      =
      ene pastaj?
      =
      ene Edveri ne pension e nxorri para 8 vjeteve, ju kujtohet!
      =
      ti dhe shoket e Partise vetem fleterrufe po i beni, ai qesh me milionat e tij…

    2. Realisti says:

      Mero, triumfove mbi bishën!! Një Bravo të madhe për gjithcka ke bëre. Pena jote ngjyhet ne bojë floriri!

  2. Meri says:

    Po keta te paekspizuatit, ç’paten, si e thiren Meron ne emision? Deri tani as e kane perfillur dhe jane tallyr me ato qendrimet e Meros. Apo tani duhet ngadale ngadale te ndrojne drejtim. Ylli Rakipi palaco burre.
    Le ta mbroje Saliun tani

    1. DEN says:

      Jam ne nje mendje me shkrimin e Meros i cili si gjithmone i ven pikat mbi I kur vjen puna per bemat e Dotor Vdekjes dhe PD se me ndryshim se kur komenton Deklrate e Sekretarit Amerikan Te Shtetit Antony Blinken ne lidhje me nentekstin e kesaj deklarate kur vjen puna tek Lulzim Basha Mero mendon se amerika ben kujdes te shkepus Lulin nga Doktori nga PD-ja e ti ruaj ata.
      Doktori, PD-ja Lulezim Basha jane nje. Kete gje Amerika e di shume mire.Doktori ka bere kujdes qe Lulin por jo vetem ate ne PD ti perfshije sipas nivelit qe ai ka dashur ne vepritarine e tij kriminale per minimin e demokracise ne Shqiperi. Luli & CO e ka ngrrene Garuzhden e MMMM qe nuk thuhet . Ata te gjithe do te ikin si pakete pasi kupa ka kohe qe eshte mbushur e po derdhet. Por si cdo gje e rende apo e rrezikshme duhet qe te cmontohet pjese pjese e pak nga pak qe si te thuash te behet me e lehte dhe me pak e rrezikshme ne cdo drejtim qe ta marresh kur vjen puna per shkaterimin e tyre ose berjen e tyre jo pengese per reformat madhore qe po ndermerr Amerika e Europa ne Shqiperi.
      Pra fati i tyer ne nje menyre eshte i vendosur dhe mjetet jane keto Amerika ka vendosur. Vendimi I DPA eshte nje Akt Zyrtar i paapeluheshem.
      Ky vendim pamvaresisht nga pasojat qe mund te sjelli per personin ne rastin kokret Doktorin ka vlere vetem per Administarten Amerikane ne lidhje me ndertimin veprimtarine e saj ne marrdheniet qe nderton me shtete apo individ te caktuar ne bote dhe per kete nuk mund ti jape llogari asnje gjykate ne bote apo indiividi te caktuar

  3. Velo says:

    Krahasojeni qëndrimin e Saliut me Tom Doshi. Saliu qaraman, Toma lis.

  4. jaku says:

    Fantastik je Mero por televizjoni i Xenit me shpellarin QIM PEKA thote pune e madhe se nuk shkojne ne Amerike cfar te keqe ka…. E mor QIM MALOKU mbete shpellare….

  5. asd says:

    Une besoj qe Saliu dhe Luli do te dalin jashte PD. Nuk ka me certifikate pronesie per ta.
    Brenda PD e kane kuptuar dhe jo me kot u bene shpejte tre kandidatura te reja (pa lejen e Berishes) . Ndryshimi nuk do te vije aq shpejte por tashme “zaret u hodhen”. Jane shembur diktatore qe kane pasur ushtri, e jo ky Buburrec me format te “rrugacit te lagjes”. Besoj qe shume prokurore qe deri tani nuk kane guxuar, do ta therrasin per ceshtje te ndryshme . Cfare dukej e pamundur u be teper e thjeshte.
    Flm USA!

  6. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Ne nje kohe record u gjet avokati Frances,po ashtu dhe € per ta paguar !
    Dalja ne media ne TV.Klan,tek I besuari Fevziu,anulloj cdo program tjeter.
    Si gjithmon super te paguarit Libonja,Zheji e kompani ne studiot televizive po luftojne Ameriken,besojne se gjyqet e Llalles do rifillojne se shpejti !
    Berisha u shfaq perseri “trim” ,karvani I pasuruar prej tij ,gati te luftoj pa kundragaz dhe me pushke druri.

  7. Erdogan says:

    Denimi (denied) i Berishes o Mero perjetesisht si pjese e ketij Pashalleku te krijuar nga Turqia ne bashkepunim me Fuqite e Medha te denuar perjetesisht.
    U lodhet o Mero duke ankuar per padrejtedite historike,genocodet,pretendimet (pretend) e “mon-arho fashisteve dhe Serbeve dhe nuk e kuptoni (kapito) qe luani lojen e armiqve (amico) te Kombit tuaj Greko Ilyre.
    Mos te duket cudi o Mero qe Amarikanet nuk beren asgje per Agia Sofian tuaj te ndertuar nga Perandori Ilyre Iustiniani dhe te kthyer ne Xhami nga Baba tuaj shpirterore Sulltani Erdogan?
    Por per nje Pastore beri namin dhe i dha ultimatum “Sulltanit” prej letre Trampi.
    Ose liroje menjehere ose do kesh pasoja kata-strofike.
    Dhe si “Sulltan” prej letre Erdoga esti e liroi.
    Lind pyetja o Mero vellai.
    Per cfare Ilyresh e kini fjalen ju,per ata Vezire apo per Perandore si Kostantinos i Madh?
    A nuk ju vjen pak “turp” qe i thoni Stamboll polisit te krijuar nga Perabdori Ilyre Megas Kostantinos dhe jo ne Nder te Tij Kostantinopolis?
    Mos prisni te kini te ardhme o Mero.

  8. Lefter says:

    Mero nuk ke folur njëherë për bashkëpunimin e shqiptarve,për unitetin midis tyre,por predikon vetëm përçarje,gjithmon mbroni të huajt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje