Berisha, “non grata”, ironia e Hajdarit: Të paktën nuk iu shpalli luftë SHBA-ve

20 Maj 2021, 22:51Politika TEMA

Ish-prokurori, Shkëlqim Hajdari shprehet se vendimi i shpalljes “non grata” të Sali Berishës nga SHBA është një çështje që i përket vetëm atij, dhe se çdo kudërshtar a mbështetës i tij duhet të distancohet.

I ftuar këtë të enjte në “Vizion Plus”, Hajdari komentoi edhe deklaratat e bëra nga Berisha në një konferencë për shtyp pak më herët, ku njofoi edhe padinë që kishte ngritur ndaj Sekretarit Amerikan, Antony Blinken.

“Unë mendoj që kjo histori është e jashtëzakonshme për Shqipërinë. Të tjerët nuk duhet ta trajtojnë këtë çështje emocionalisht, përveç Berishës.

Këtu e kam fjalën për kundërshtarët e tij politikë dhe mbështetësit. Kjo çështje është e organeve të reja të hetimit në Shqipëri. Më bënë përshtypje dy fjalë nga gjithë deklarata e Berishës: padia për shpifje në një Gjykatë në Francë dhe se ishte i sigurt që do të dënohej.”

Më tej, Hajdari nuk hezitoi të bënte ironi me veprimin e Berishës: “Mirë që shkoi deri këtu, sepse larg qoftë, për shkak edhe të moshës që ka, mund të thoshte edhe që do t’i shpallte edhe luftë SHBA.”

3 komente në “Berisha, “non grata”, ironia e Hajdarit: Të paktën nuk iu shpalli luftë SHBA-ve”

  1. rimi says:

    Gabohesh z.Hajdari:Sali Berisha po pergatit azilkerkuesin ne France e per pasoje duke dale i pafajshem nga kjo gjykate Franceze ai nuk mund te ekstradohet ne asnje vend tjeter per gjkim.Kjo eshte dhelperia e Sali Berishes i cili perse jo mund nje dite te mire t’ia mbathe me gjithe familjen soj e sorrollep.Interesi ku eshte?Paraja qe disponon kjo familje bene qe Berisha te hedhe shurren perpjete siç e hodhi dje!Ndaj mos e merrni si idotesi te tijen por si perkatitje per azil!

  2. k says:

    Berisha me meten do e shpartallojnë amerikën dhe imperializmin
    dhe do themelojnë internacionalen komuniste.
    Do ngrejnë edhe gjykatën ndërkombëtare me llallën krye-prokuror.

  3. Shaqo says:

    E re ti shpallte, se mos do gjuante amerikoni me raketa te mali me gropa si tha xhikja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje