Avokati: SPAK do hapë dosjet e Berishës dhe familjes së tij. I parashikoj fatin e Pinoçetit, deri në fund të jetës në burg!

20 Maj 2021, 21:43Politika TEMA

Avokati Idajet Beqiri tha sot në Shqip në DritareTv se nuk do të ketë fare gjyq të ish-kryeministrit Sali Berisha me Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken.

Sipas Beqirit do të ketë një gjyq tjetër që do të nisë shumë shpejt nga SPAK, ndaj Berishës dhe familjes së tij SPAK-u do të nisë një procedim penal ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe familjes së tij.

Beqiri tha se ndaj Berishës rëndojnë akuza të rënda.

Akuzat ndaj Berishës janë shumë të rënda dhe duke qenë akuza shumë të rënda, të dala nga vendi kampion i lirive, i demokracisë dhe shtetit ligjor si është SHBA-ja, por edhe me ato që kam parë vetë.

Dosja e përgatitur është në SPAK, është e Izet Haxhisë, përveç shumë e shumë të tjera, që janë të përgatitura, shumë shpejt do të ketë një procedim penal ndaj Berishës dhe fëmijëve të tij.

Fëmijët e tij akuzohen për korrupsion të rëndë. Sot ai justifikonte edhe dhëndrin për kompleksin Partizani etj. Nuk e justifikon dot. Kam unë një dosje të dhëndrit të tij dhe që e ka gjyqin me tezen e vet.

Poshtërsitë që ka bërë me tezen e tij janë të paimagjinueshme. Por atë e gënjen mendja se ka korruptuar disa gjyqtarë këtu dhe fiton ndonjë gjyq.

Dhe harron që tezja dosjen e vet e ka çuar në Bruksel. Në SHBA janë bërë mal dosjet se ka shumë kallëzime ndaj Berishës. Kam bindje se do të fillojë procedimi penal ndaj Berishës,

por edhe ndaj djalit dhe vajzës e dhëndrit që janë të mbytur deri në grykë me korrupsion, por edhe ndaj Liri Berishës, për fondacionin.

Berisha e bëri sistem korrupsionin jo vetëm në Shqipëri, por edhe në familje. Nuk kurseu asnjë pjesëtar të familjes me korrupsionin që ka bërë.

SPAK-u i ka dosjet e gatshme dhe do të fillojë procedimin shumë shpejt. Berisha do të ketë fund të keq. Përfundimi i tij do të jetë si ai i Pinoçetit.

Do të ketë një jetë jashtëzakonisht të vështirë. Do ta kalojë jetën në burg sepse ka bërë krime të shëmtuara kundër këtij vendi.“, tha Beqiri.

4 komente në “Avokati: SPAK do hapë dosjet e Berishës dhe familjes së tij. I parashikoj fatin e Pinoçetit, deri në fund të jetës në burg!”

  1. Sunitet nuk bejne shtet, lloji i kafshes..... says:

    Pordhe me rigone,ne asnje vend arab nuk funxionon DHIMOKRATIA…….

  2. Ekonomisti says:

    Foli Edhe ku bthq qe kur ishte gjykates ne kruje i Denonte njerezit vetem nga biografia ti je me hale se saliu te dy sherbetore dhe spiuna te komunizmit hale je dhe ti

  3. Ekonomisti says:

    Foli edhe ky bthq kur ishte gjykates ne kruje i Denonte njerezit vetem nga biografia saliu eshte hale po’ Edhe ti ashtu je te dy komunista dhe spiuna te regjimit

  4. Plazhi says:

    Foli edhe ky bthq kur ishte gjykates ne kruje i Denonte njerezit vetem nga biografia saliu eshte hale po’ Edhe ti ashtu je spiuna dhe kumunista sherbetore te regjimit shkerdhata burra jeni te dy

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje