Spartak Ngjela rrëfehet për vitet e burgut: Çfarë më shkaktoi vetmia brenda qelisë dhe dita e parë liri

20 Maj 2021, 22:24Politika TEMA

Spartak Ngjela ka kaluar disa vite të jetës së tij në burgun e Burrelit dhe në një intervistë për Top News ai na rrëfeu përjetimet e tij.

I ftuar në emisionin “Jashtë Loje” avokati, Spartak Ngjela, përvçse momenteve që e bënin nostalgjik, nuk nguroi të shprehej edhe për periudhën e komunizmit.

Teksa ai tregonte ra në sy karakteri i fortë që avokati ka, aq sa për një periudhë kaq të errët foli si për diçka normale, madje dhe me nota humori.

I pyetur si ishte momenti i parë kur e burgosën, Ngjela shprehet se e priste atë vendim.

“E prisja, kisha kohë që përplasesha me ta, gjithë dëshira ime që e kam shprehur dhe që i thosha vetëvetes, u fokusova në ndërtimin e lirisë së brendshme, lirisë interiore, nëse ke lirinë e brendshme nuk ka se çfarë të bëjë shteti.

Problemi ishte që këtë po i edukoja vetes, në këtë moment ndodhi arrestimi. Sapo zbrita në një nga burgjet që isha takova Zef Malën, ishte një marksiz, filozof.

Ekuilibrin tim të brendshëm e kam arritur në burgun e Burrelit. Vetmia më futi më shumë në vetvete dhe fillova të korigjoja veten. Kisha edhe literaturën brenda, i bëra një letër Ramiz Alisë dhe mi futën të gjitha.”

Sa i përket ditës, pasi doli nga burgu, Ngjela kujton impaktin e parë që pati me kryeqytetin:

‘Dita e parë pasi dola ishte një gjë shumë e veçantë, ndjeva erën e Tiranës edhe aty ishte kompozitori Papavrami, më tha se kisha të drejtë për aromën.”

Pasi ishte takuar me Tedi Papavramin, Ngjela rrëfen se kishte shkuar të takonte mamanë e tij. E cila ndodhej në rrethet e Vlorës.

Gjithashtu ai tregon se në burg ishte edhe babai i tij, të cilin e la brenda pasi doli.

1 komente në “Spartak Ngjela rrëfehet për vitet e burgut: Çfarë më shkaktoi vetmia brenda qelisë dhe dita e parë liri”

  1. Kalec Dega says:

    ….te shkakoi troditje ne trurin e vogel dhe se ke marre veten o avukat taku…brenda ishte dhe babai te cilit ja le brenda..ok, ..
    =
    ..ala se ke marre shperblimin ..pa na del dite per dite si njiheri Erjoni ne podium duke share Berishen, ham, ham, ham….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje