Pas vendimit “non-grata”, familja Haklaj reagon ndaj Berishës: Ti ish-komunist spiun nxite luftën Veri-Jug, vrave e vodhe dhe flet për dinjitet

20 Maj 2021, 22:56Politika TEMA

Familja Haklaj padyshim është familja që e ka sulmuar më shumë ndër vite ish-kryeministrin Sali Berisha, duke e cilësuar drejtpërdrejt dhe si fajtor për vrasjen e djemve të shtëpisë.

Sot, një ditë pas vendimit të DASH për ta shpallur Berishën “non-grata” vjen reagimi i parë nga familja Haklaj, nga Zylfie Haklaj.

Mesa duket asaj i ka bërë përshtypje fjalia që citoi Berisha në konferencën e sotme për mediat, ku tha “më kanë cënuar dinjitetin”.

“A kanë dinjitet 2000 shqiptarë dhe familjet e tyre që u vranë në Jug të Shqipërisë në vitin 1997 nga thirrjet tuaja për luftë civile?”, e pyet ajo në shkrimin e saj.

Më tutje i rendit një nga një “mëkatet” që ka bërë, akuza të forta për një ish-president dhe ish-kryeministër. Në fakt këto akuza i rëndojnë Berishës mbi shpinë për vite të tëra me radhë.

Reagimi i plotë nga Suedia i Zylfie Haklaj:

Sali Berisha, Boll hëngre me mashtrime.

Sali Berishës ju paska prekur “dinjiteti”!

Një pyetje do ta kisha?

A ka kush tjetër dinjitet përveç teje dhe familjes tënde në Shqipëri?

A kanë dinjitet 2000 shqiptarë dhe familjet e tyre që u vranë në Jug të Shqipërisë në vitin 1997 nga thirrjet tuaja për luftë civile ?

A ka dinjitet Remzi Hoxha dhe familja e tij? Që as varri nuk i dihet!

A kanë dinjitet katër protestuesit dhe familjet e tyre që u vranë më 21 janar 2011 para Kryeministrisë?

A kanë dinjitet 26 viktimat e Gërdecit dhe familjet e tyre?

A kanë dinjitet të gjitha ato familje në Tropojë dhe në të gjithë Shqipërinë që i nxit për vëllavrasje?

Sali Berisha të ka nxënë besa dhe besimi që të ka bërë popullit shqiptar. Duke mos përmendur përfitimet tuaja materiale, që para jetëve të vëllezërve dhe motrave janë vetëm thërrime, shtëpitë tuaja në Gjirin Lalzit, Farkë e gjetkë, dhe tani së fundmi me avokat ndërkombëtar! Ke shpërdoruar besimin, jetët  dhe djersën e popullit.

Në vitet 1990 ju hoqe shqiptarëve, që ti, do t’ju sillje ndryshimin dhe të besuan, ti i preve në besë dhe besëpreri herët a vonë e paguan.

Jo vetëm që nuk e solle ndryshimin e premtuar por e shkatërrove Shqipërinë dhe shqiptarët e dalë nga një diktaturë e egër dhe gjakatare, ti si një ish-komunist spiun e dërgove në skëterrë Shqipërinë, e bëre atë që asnjë regjim sado gjakatarë i mëparshëm nuk e ka bërë.

Nxite gjakmarrjen dhe vëllavrasjen, përçave Shqipërinë dhe shqiptarët, nxite luftë civile Jug – Veri si askush më parë.

Furnizove tanket e serbit me naftë në një kohë që bota e civilizuar ju kishte bërë embargo, t’i furnizoje me naftë tanket serbe kundër shqiptarëve dhe boshnjakëve dhe tani thua kam mbrojtur kufijtë shqiptarë!

Kur vriteshin dhe priteshin vëllezërit tanë të Kosovës në tokat shqiptare ti heshtje dhe e bëje të paditurin, ti nuk dije gjë për Remzi Hoxhën, ti nuk e njihje Ilir Konushefcin dhe Ahmet Krasniqin ti nuk e njihje Adem Jasharin dhe Zahir Pajazitin që arrestoheshin në tokën amtare.

Sali Berisha ke shpërdoruar besimin e popullit, të ka nxënë besimi i tyre.

Për ty ky është vetëm fillimi.

8 komente në “Pas vendimit “non-grata”, familja Haklaj reagon ndaj Berishës: Ti ish-komunist spiun nxite luftën Veri-Jug, vrave e vodhe dhe flet për dinjitet”

  1. Fisi says:

    VETEM LLAFE KANE KETO HAKLAJT NDERKOHE QE
    SALA I SHOI SI FIS

  2. ⚖️⚖️ says:

    BERISHA NË BURG .

  3. Sali Berisha e Ka vulen e turpit si as Kush tjeter në historine Shqiptare says:

    Sali Berishes dhe familjes së ti i ështe vendosur Vula e turpit ne historine e Shqiptare më keqe se as kujte më pare .. Se pse edhe Enver Hoxha, Haxhi Qamili, isapashe Toptani Hamza Kastrijotit dhe të gjith tradhtare e kombit Shqiptare pake e shume kane vulen e turpit dhe te fajit indivdaulishte ky horre e Ka bashke me familje Kjo eshte e forta….
    It

  4. VFLP says:

    Moter Zylfije vellezerit e tu do ishin krenare per ty o trimereshe.

  5. Trans Tropoja says:

    =
    si burre i vertete ke fol , mor burrneshe malesh…
    =
    =

    i ndjeri yt vlla gangster dhe islamik….ishte jo me pak se Berisha nje cub malesh……..

  6. Nik says:

    Si fillim Saliu gjeti ate qe kerkonte prej kohesh! Tash ka llogari te tjera te hapura me drejtesine. Po lerini keta Haklajt se dhe keta kane vrare plot njerez, bile nja dy a tre vete i vrau vete Zylfia ne kafenene e B. Currit. Per turp shume njerez e thiren “Znj. Curri” atehere per ate krim qe beri. Ai apo ajo qe vret fshehurazi pas shpine eshte nje burracak apo burracake, njeri pa karakter , pa din e iman! E çuditshme si mori azil me nje te shkuar kriminale te rende.

  7. asd says:

    Shpresojme te jete vetem fillimi.

  8. Tomas Willsom says:

    Ja nje nga provat e forta per shplalljen “non grata”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje