Berisha “non grata”, Artan Hoxha: Ju tregoj videon që i çova prokurorit për çështjet që liston SHBA

21 Maj 2021, 10:19Politika TEMA

Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar në emisionin “Log” në ABC, pa dhënë shumë detaje konkrete u shpreh se një nga çështjet e listuara nga DASH te vendimi për Sali Berishën që e shpalli “non grata” kishte dijeni, pasi i kishte dërguar prokurorit një video për hetimet.

Po të jap një element që nuk e kam bërë publike. Më është dashur që për një çështje që ka 20 vite që nuk rihapet, për fat të mirë një prokuror e mori në dorë se të tjerët para tij dhanë dorëheqjen. Ai nuk kishte nga ia mbante.

Më pyeti se kishte parë në media, kishte parë dhe aq sa kishte parë në dosje, se kishte disa referime dhe shkrime që kisha bërë unë dhe më kërkoi një informacion dhe unë nuk besoja se ai prokuror do ta çonte përpara dhe i kam vendosur në dispozicion një video.

E kam bërë me paratë e mia, kam vajtur e kam dokumentuar dhe ia kam dhënë origjinalin atij me shpresën që ajo video vetëm të pranohej nga gjykata si provë dhe pse unë nuk besoja se kjo çështje mund të avanconte më tej. Unë mendoja që boll të pranohej dhe në fund do të kishte një vendim pushimi dhe kjo histori do të mbetej aty.

Ai prokurori e çoi atë vendimin dhe gjykata e pranoi dhe ajo cështja është atje në sirtar dhe është një nga këto cështjet e listuara nga Departamenti i Shtetit. Pra, të gjithë këta që bëjnë sikur nuk dinë gjë dhe kërkojnë prova, këta e dinë shumë mirë se cfarë provash kanë lënë.

Nuk po kaloj te krimet me vrasje, dil në bulevard dhe shiko ato pllakat janë nja 4 të vrarë. Sot nuk është ndëshkuar askush. Heshtja e Metës, që citohet dhe paralajmërohet aty dhe atij që bëri statusin për kalin e qyqes është pikërisht për këtë gjë. Shiko si vjen ora, ata atje i mbajnë shënim letrat”, tha ai.

Arta Hoxha tha se Yuri Kim, ndryshe nga Donald Lu, nuk e faktorizoi Sali Berishën dhe ky sipas tij, ishte hapi i parë për atë që do të ndodhte më pas.

Amerika nuk ka mik askënd, të tjerët e kanë mik Amerikën, kjo është “A”-ja e tyre. Rama thjeshtë tani është kryeministër në dezhurn, ka qëlluar, kjo që ka ndodhur sot është paralajmëruar me kohë. E mbani mend seancën e 21 korrikut të 2016, ku do të votohej për reformën në drejtësi, mbani mend cfarë mesazhi u shkonte deputetëve?

U shkoi mesazhi që nëse nuk votoni duhet të paraqiteni në ambasadën amerikane me pasaportën në dorë. E publikoi zoti Mediu.

Madje ka votuar edhe Armando Prenga me pranga në duar, ishte në arrest shtëpie. Ja pra që “çeçua ka biçak”, thotë populli. E mbani mend Donald Lu pas takimeve me Bashën sa kishte problem shkonte takonte edhe Berishën e de-faktorizonte, por që kur erdhi Kim nuk e ka shkuar asnjëherë te Berisha. Shenjat po jepeshin” tha ai.

E mbani mend deklaratën e Adriatik Llallës, cfarë tha? Më thirrën dhe më thanë… ai që thoshte do të bëjmë arrestime në vjeshtë, i vetmi arrestim që bëri isha unë dhe më mbajti celularët. Më vjen mirë që kam luftuar këta njerëz.

Ai tha atëherë ma kërkoi “Doni” (ambasadori Donald Lu) që të arrestoja Metën. E thotë prokurori i përgjithshëm. Zotëri ti je prokuror i përgjithshëm ke tagrin ti kthesh përgjigje zyrtare, por ai e bëri pasi aty ishte zgjedhur nga Berisha dhe Meta dhe po luante lojën e tyre se këta janë ndëshkuar sot.

Pse po hesht Meta? Sepse te deklarata e DASH thuhet në 3 paragrafe Berisha dhe aleatët e tij. Këta akuzohen për korrupsion, por a është i pasur sot Berisha dhe familja Berisha dhe aleatët e tij?

Kjo është pyetja që u bëhet shqiptarëve. E dyta pse e shoh me mesazh mbrapa? Unë më shumë shikoj të trembur ata mbrapa se Berishën e kapi “rrufeja”. Këta e dinë se cfarë kanë bërë dhe cfarë i pret” tha Hoxha.

14 komente në “Berisha “non grata”, Artan Hoxha: Ju tregoj videon që i çova prokurorit për çështjet që liston SHBA”

  1. Ladi says:

    Je ca megalloman te Artan dhe nuk ke faj!
    Andej nga ke ardhur ti ketu ne Tirane dhe na tregon qe je pikerisht ti qe po ve drejtesine ne kete vend, kjo eshte shume per ta duruar?!
    Ti i ke sherbyer grupeve te interesit tend, bandave ne kete vend, i ke sherbuer edhe cetave duke menduar se je me i zgjuar nga te tjeret… dhe kur te nxorren jasht loje si i pa vlere, ti fillove tallavan qe kujton se te ben interesant.

  2. Nje e folur pa thene gje. Fol qarte mor Zotni gazetar investigativ! E madhe fjala ‘investigativ’! Cfare pret?! Ndonje dekorate?!

  3. Troposa says:

    Fuck bastardit Sale….iku me mut ne shale….me turp…mjere ne ckemi duruar kaq kohe…..rrofte Amerika!hapi rrugen e arrestimit te bastardit..

  4. Atedhetari says:

    -Secilit i duket vetja sikur ka kontribuar ne kete ceshtje… E verteta eshte se kuntributi eshte edi… Te tjeret enderrojme se dicka kemi bere(edhe artani)
    -Mero, mire bere dhe qe ishe i vetem tek Rakipi, por edhe te ishe perballe canit nuk do ishte keq
    Kur them cani, nuk e kam fjalen si person por si mentalitet qe perfaqeson cani&co.
    Mentaliteti se ‘corporata mediatike’ do thote cte doje e me keto qe thone mundohen te mbrojne leket qe vjedhin pa kurrfare problemi e vetem ata te marrin rrogen qe marrin, femijet e tyre te jene pashallare pa se cfare behet me njerzit as na duhet.
    -Mos dalja publike e rames per te thene qe qe ky vendim eshte ajo qe priste, ndikon negativisht tek populli dhe pozitivisht tek langot mediatik
    Keshtu qe, rama dil sa me pare.
    -Kot merreni me proceset se a do ndryshoje pd-ja apo do ulet luli per nje bashkepunim normal.
    1)Nqs pd-ja do ndryshoje, do e tregoje koha dhe njerzit qe merren me ate. Te tjerat jane si puna e fshatrave te renuar nga popullsia ku dikush hap nja faqe fb per ate fshat dhe njerzit komentojne per te shkuaren, ndersa per te tashmen asgje.
    2)Bashkepunim me nje te vendosur nga berisha, si mundet te kete, si mundet te vije?!

    1. Sokrati says:

      Artan Hoxha!
      Bravo! Ka dhjetera e qindra fakte abuzimi me pushtetin, me besimin e amerikaneve tek sali berisha dhe aleatet e tij, fakte dhe akuza per vrasje, per pasurim te paligjshem, per prona te grabitura, por me e madhja akuze eshte pronesia mbi drejtesine e sali berishes dhe ilir metes, etja e tyre per pushtet te pakufizuar deri ne vdekje…
      Eshte koha te themi: Faleminderit ShBA!

  5. Njeres pa (qe sduan)pune says:

    Sakte “Atdhetari “…

  6. vlora.vlora says:

    Mjafton qe vetem ne 97 -en,hapi depot e armeve duke e pranuar vete live eshte nje prove e rende ,qe ta fusesh nja 10 vjet burg ,po kur s ke as prokurori dhe as gjykata ,cfare pret,,,,spak i deshtuar ,pse nuk i hap ceshtjet vete ,apo pret nga amerika qe t ju thote hapini

  7. Duri says:

    PADURIMI
    Nje ore e me pare tegjithe brekgrisurit qe duke sunduar popullin u bene multimiljardere PARA Drejtesise ,dhe me kryesorja e kryesoreve SEKUESTRIMI I PASURIVE ,KY do te jete NDESHKIMI I MERITUAR dhe nga i cili Ata sot jane te tromaksur. Sinjali i pare u dha me Dhallen e kosit te thartuar Berish-Metovic

  8. Isa says:

    Te BISS do vene plehrat

  9. Beni says:

    I jane bllokuar llogarite bankare Saliut neper bote

  10. rexha 10 says:

    .:ARTANI PO NA THOTE NJE THENIE TE VETE AMERIKANEVE QE ;AMERIKA NUKE KA MIKE ASNJE ,TE TJERET E KANE MIKE AMERIKEN.
    PRA :MJERE KUSHE E KA MIKE ,MJERE AI QE E KA ARMIKE SHTETIN AMERIKAN SHBA.
    Sa per Saliun Amerika e akuzon per korupsion ,se per vrasjet e bere ,Saliu ka akuzuar veten me paraqitjen e fytyres se tije si nje fytyre preje nje krimineli ,ku c’do femije qe e shikon trembet .Vetem XHOZEFINA nuke do tia dije per Saline, sepse te kape per zhelesh kure jane bashke.

    1. Qifja says:

      ZHOZI eshte Sali Brrrrisha ne versionin femen!Ajo mbahet mend si nje femer ma elegance me zhargon rruge ,ku nepermjet kryekrimit Brrrrrrrrrrrrrrrishe mendonte se do te bente zap tan Shqypnin!Motra e Voltana Ademit per nga stili idotesk ku ma do mendja qe edhe nga nona i shante deputetet!Halabakeri ku me siguri keto tipa Saliuiuiuiuiuiu i ushqente me hormone meshkujsh.Dhe flasin per qytetari pasketaj plehrat e ketij vendi qe menduen qi Shqypnia rrogullohet kundrejt atyne.

  11. Ceni says:

    Kultura shqiptare edhte shume larg asaj amerikane. Kur ata flasin ne nuk i kuptojme, as i besojme. Por interpretojme sipas kokes sone primitive. Po tha amerika: do behet sistem i ri ne drejtesi; i ka vdek bena, do behet. Po thane se do pastrohet politika nga persona te korruptuar, i ka vdek nena, do behet. Reforma ne drejtesi po behet. prandaj amerika e shpalli Betishen non grata. Me pare drejtesia ishte e Berishes. Tani do i tredh me radhe. I ka vdek nena kesaj pune. Gerdeci do rigjykohet, te vraret ne bulevard po, CEZ po.

  12. astrit shba says:

    Populli thote se ku ka ze nuk eshte pa gje.Po marim veten dy burime qe cfar nuk thone per berishen dhe te tjere njeri eshte Panfleti i Gjergj Zefit dhe shkrimet e Spartak Ngjeles ne gazeta e bisedat ne te gjitha studiot e tv.Dhe Berishe prej vitesh qe keta e kan thene hapur se cfar te keqijash e korrupsion te madha ka perdkorur per tu pasuruar per vete dhe bashkpuntoret e tij nuk kane te mbaruar bemat 1997,gerdeci cez rruga kombit 21 janari, dhurimi i detit greqise etj.,Dje qe u publikua vendimi i DASH per Berishen si non grata per shba ai per te ruajtur dinjitetin e tij sic thote do te padise sek .e dep shtetit amerikan ne nje gjykate europjane.Pyetja qe lind eshte pse ky ka lejuar prej 8 vjetesh damakimin e tij nga panfleti dhe Spartak Ngjela dhe per te bere shohu del ne konferece shtypi se do te padise Atoni Bliker per cenimim e dinjitet .Ky rrezil ka 13 vjet pushtetar ne rrangje te larta e ka vrare kete popull e ka vjedhur me piramidat e ka cnjerzuar e cnuk i ka bere dhe kete dinjitet te popullit e ka harruar ky dhe kerkon te mbroje te tijin.Ka ky sy e faqe te mbroje dinjitetin e tij kur ka shkatrruar shtetin mbrojtjen ekonomine etj.Amerika duhet ti publikoj dosjet e krimit tij dhe BKH dhe SPAK duhet te veprojne ndaj tij per ti treguar vendin,Boll esgte tallur me jete populle
    dhe dje i beri karshillek atij se do te hape gjyq per shpifje .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje