DETAJET: I dënuar që në adoleshencë, Delon Troqi u kthye nga Spanja 10 ditë më parë

21 Maj 2021, 23:26Kronika TEMA

Qyteti i Vlorës u trondit këtë të premte nga një tjetër ekzekutim mafioz, ndërsa edhe këtë herë, viktima rezulton të jetë kthyer nga Spanja pak ditë më parë. Delon Troqi, 38 vjeç, sipas burimeve mësohet se kishte 10-15 ditë që ishte kthyer nga Spanja, ndërsa rezulton me precedentë penal në vendin tonë.

Po ashtu, burimet thanë se Troqe ka qenë i dënuar edhe në moshën e adoleshencës. 38-vjeçari, gjithashtu mësohet se ka patur në pronësi një servis skafesh në Vlorë.

Madje, edhe në vendin ku u vra mbrëmjen e sotme, Troqi kishte një servis skafesh. Pritet që policia të japë detaje mbi këtë ngjarjje mafioze, ndërsa nga veprimet paraprake, dyshohet që vrasja ka të bëjë me të kaluarën e viktimës.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe të afërmit e viktimës, të cilët e kanë përjetuar rëndë ekzekutimin e 38-vjeçarit. Madje, ata janë konfliktuar edhe me shefin e urgjencës në Spitalin e Vlorës, duke e shtyrë dhe goditur atë.

Sakaq, policia njoftoi zyrtarisht se ka ngritur pika kontrolli dhe ka rrethuar zonën, si dhe janë shoqeruar disa persona që mund të kenë djeni për ngjarjen, njëkohësisht po sekuestrohen edhe pamjet filmike.

1 komente në “DETAJET: I dënuar që në adoleshencë, Delon Troqi u kthye nga Spanja 10 ditë më parë”

  1. skelari says:

    Familje model, ske c’tu thuash. Cudi nga ka ngjare ky viktima, qe merrej me ndonje horrllik

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje