Gazmend Kapllani: Padia e Berishës për SHBA, një komedi ballkanike. Vendimi i Blinken, një bombë atomike për politikën shqiptare

21 Maj 2021, 10:37Politika TEMA

Shkrimtari Gazmend Kapllani dhe drejtor i katedrës së Albanologjisë “Hidai Bregu” në Universitetin “De Paul” në Çikago të SHBA deklaron se shpallja non grata për Berishën është kambanë alarmi për qeverinë.

I ftuar në emisionin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku në RTSH 24 Kapllani bëri një analizë të zgjeruar për situatën që po kalon Shqipëria duke theksuar se se ky vendim ishte një bombë atomike për politikën shqiptare dhe ka domethënien se asnjë nuk është i paprekshëm.

Kapllani thotë se padia e Berishës për sekretarin Blinken është një komedi ballkanike. Më poshtë intervista me Gazmend Kapllanin.

Zoti Kapllani, cili është mendimi juaj për vendimin e DASH dhe sekretarit Antony Blinken për shpalljen non grata të ish-kryeinistrit dhe ish-presidenti Sali Berisha?

Më vjen jashtëzakonisht keq që si shqiptar i Amerikës lidhem me Shqipërinë për të diskutuar diçka të tillë. E para, është turp dhe na vjen shumë rëndë që politika shqiptare në 30 vjet nuk ka gjetur asnjë moment që të na ketë bërë krenarë.

E dyta, padia e Berishës është një komedi ballkanike. Nuk ka juridiksion asnjë lloj gjykate jashtë Amerikës që të padisë administratën amerikane. Ky është një vendim i Departamentit të Shtetit. Blinken nuk është një person privat që u zgjua dhe bëri një tëitter dhe tha që Berisha është i korruptuar.

Dua të sqaroj disa gjëra që shoh që bëhet një diskutim shumë i madh në Shqipëri por si gjithmonë nuk diskutojmë gjërat thelbësore. Asnjëherë. Diskutojmë në një nënyrë si do ta humbasim këtë gjë thelbësore. E para e punës DASH nuk merr vendime kuturu dhe për hakmarrje personale. Vendimet e DASH dhe sidmos vendime të tilla bazohen në fakte dhe zakonisht kanë stradegji afatgjatë.

Sigurisht është një vendim bombë atomike për jetën politike në Shqiëpri. Për njerëz si unë që pas rënies së komunizmit do mundeshim të krijonim një shtet të së drejtës minimalisht funksional për qytetarët shqiptarë është shumë e rëndë. Ne ndjejmë që dështuam.

E dyta dhe po flas me cilësinë e gazetarit, amerikanët u qasen disa vendeve që u intereson. Shqipëria u intereson amerikanëve fatmirësisht. Ka një stradegji afatgjatë. Kanë edhe disa principe përshembull të drejtat e njeriut. Thashë që më parë interesat e tyre janë ato stradegjike. Por ka edhe një filozofi morale. Nuk është e njëjta Rusia dhe Amerika kur bëjnë aleancat e tyre.

Kjo reflekton një stradegji të politikës amerikane. Amerikanët kanë arritur një konkluzion që korrupsioni dhe krimi i organizuqr në Shqipëri është kaq galopant, është kaq sistematik saqë nuk lejon ndërtimin e asnjë institucioni të shtetit demokratik dhe e mban vendin nën vulën e destabilizimin politik gjithmonë. Është shkaku kryesor i një shoqërie që i kthehet gjithmonë një lloj cikli destabilizimi.

Nëse amerikanët duan të na kenë aleatë, ne nuk mund të jemi aleatë të pabesueshëm në një lloj shteti të tillë xhungël. Unë dëgjoj diskutmet që bëhen në Shqipëri. E bëri këtë t’ja fusi Bashës. E bëri këtë t’ja fusi Ramës. Ishte i nxituar. Sigurisht keni të drejtën që t’i vlerësoni këto lloj vendime. Këto lloj vendime janë politike dhe morale. Por DASH nuk po e çon në gjyq Berishën.

Por DASH dhe Amerika janë të interesuar që në Shqipëri të ketë një shtet funksional të së drejtës. Që të ketë edhe zhvillim dhe të jetë një aleat i besueshëm. Askush nuk ka marrë të dhëna. Në hartën e korrupsionit dhe të krimit të organizuar me kë jemi fqinj ne? A e dini me kë jemi fqinj? Jemi me Libinë, Hondurasin, Haitin dhe Perunë.

Ju thatë që jemi fqinj me Libinë, Hondurasin, Haitin dhe Perunë, por personi që është shenjë kundër korrupsionit është vetëm Sali Berisha?

Mund ta disktuojmë përse Sali Berisha dhe përse ky moment. Por mendimi im personal është se kjo është një kambanë e madhe, më e madhja e mundshme që mund të hidhej nga amerikanëet që ta dëgjojnë që të gjithë. Stradegjia që kanë ndjekur amerikanët me Shqipërinë është ajo që quhet “Hard Love” (Dashuria e ashpër) Amerikanët nuk investojnë kot në Shqipëri.

Ata kanë investuar shumë për sistemin e drejtësisë. Ne kemi korrupsion totalitar. Nga pandëshkueshmëria ne mund të jemi fqinj me Libinë dhe Sirinë që është në luftë civile. Asnjë nuk dënohet në Shqipëri. Ka një pandëshkueshmëri totale. Dhe amerikanët vendosën që të japn një sinjal që drejtësië të shkojë përpara. Asnjë nuk është i paprekshëm.

Zoti Kapllani do desha të bënit një parashkim, çdo ndodhë në politikën shqiptare pas këtij vendimi të DASH për Berishën?

Shqipëria është një vend i paparashikueshëm. Analiza gjeostradegjike që u bë gjatë diskutimit në studion tuaj është e vërtetë, por besoj se luan një rol të rëndësishëm. Por nuk është vetëm ajo. Siç thashë, amerikanët kanë një filozofi politike dhe filozofi përqasje të Shqipërisë që korrupsioni dhe krimi i organizuar në Shqipëri nuk po lë ndërtimin as të një shteti demokratik as të një shteti të stabilizuar.

Problemi nuk është i amerikanëve. Problemi është i yni. Se i zoti e nxjerr gomarin nga balta, megjithëse ne gomari na ka rënë në moçal. Për ne, lufta ndaj korrupsionit nuk janë thjesht bakshishet që merr njëri, apo tjetri. Por është që ne kemi një shtet të kapur edhe nga krimi i organizuar. Ne kemi një shtet xhungël ku nuk funksionon drejtësisa.

Përballja me të bëhet ekzistenciale për ne. Nga ato do varen edhe aleancat tona stradegjike. Jam shumë dakord me profesor Apollon Baçen që po ribëhen aleancat dhe hartat sidmos nga Biden i cili ka jetuar edhe Luftën e Ftohtë dhe kemi një lloj pjesë të dytë të Luftës së Ftohtë sepse të njëjtën protagosnitë janë, Rusia, Kina dhe SHBA. Fatmirësisht amerikanët nuk na kanë lënë vetëm.

Me shtetin që kemi ne ne na shkojnë për shtat aleatë si Putini se sa Biden dhe Merkel. Kështu që duhet të ndërtojmë një shtet tjetër. Ose do bëjmë një analizë serioze përse arritëm në këtë pikë. Ku e lamë e ku na mbeti. Ose do merremi me Sorosin dhe të ëmën e Zeqos në majë të thanës.

Kush e ka mundësinë për të bërë korupsion, ai që është në pushtet apo ai që nuk është në pushtet?

Unë besoj që vendimi i DASH është afatgjatë. Ka stradegji afatgjatë. Besoj se është një vendim i shtyrë disa herë. Ka qenë gati për tu marrë dhe nuk është marrë. Përse u lajmërua tani? Këtë nuk e di. Gjithmonë politika ka momentet e saj që vendos. Jam i sigurt që edhe ata që janë në pushtet monitorohen nga shumë afër në këto momente. Kambana që ra unë e shoh më shumë për ata që janë në pushtet.

22 komente në “Gazmend Kapllani: Padia e Berishës për SHBA, një komedi ballkanike. Vendimi i Blinken, një bombë atomike për politikën shqiptare”

  1. This is a mirëkëll says:

    Birishes po tia mbante bitha te hidhte ne gjygj departamentin e shtetit. Ky esht nje gjygj qe vazhdon me vite dhe gjith paret e vjedhura berishes do i shkojn per nje ceshtje qe ska as koke as bisht. Eshte sikur milingona te merret me luanin.

    1. Matrapiku says:

      Ouuuuu Kapllan Arnauti, boton artikull pa u referuar Greqis “raciste”, cfar ka ndodhur ???
      Kapllan Arnsuti ishte specialist i ceshtjeve greke, pse ka ndryshuar tematik.

      1. Emigranti shqiptar says:

        O dylber , o lamash , la gojen kur te zezhe emrin e Gazmendit , Gazmendi eshte perla e gazetarise shqiptare , nje pene e ralle nje njeri i shlelqyer dhe nje gazetar i pakopromentushem , mu be qefi qe iku larg larove te Greqise ama u deshperova shume se nuk do me jepet kurre me mundesia te lexoj botimet e tij brlante te Ta Nea ……
        E kupton ndrushimin o mjeran , Gazmendi me aftesite e tij kish vendin e tij te botimit te gazeta Ta Nea , kurse ti te vetmin botim jane ca komente te vobekta dhe mjerane …….sic ke suratin dhe trute e kokes te tilla jane dhe komentet …….ptuuuuuu vromjari

        1. "....nese gervish sadopak nje myslimon shqipfoles do te zbulosh arabin qe ai fsheh mes vetit!!! says:

          Qelbesh ere turku, ptuuuuu vrromiari tourkalvane…..

    2. Fuck it says:

      Cfare Ka investuar USA ne albania ? Asgje hic , asnje fabrike brekesh. Po Kosova ku eshte ? Asgjekundi shiko Kush eshte ne krye ne Kosov , nje pro serb I flakte. Ku eshte ndihma amerikone? Asgje vetem fjale, luga bosh por barku plot. 30 vjet ku ishte USA?? Asgjekundi. Tallje bythe per qef. Tani u kujtuan keta per drejtesine? Shume vone, pasi u instalua nje sistem I tere koruptiv Tani fillojne keta Yankit te vene gjoja drejtesi. Po Berisha zar I tyre Ka qene. Poli agjent Ka qene, dhe me serbin dhe me USA n.

  2. Beni says:

    Lexoni kete artikull,qe te kuptoni realitetin,o ” analistet” arnautas.Shume i sakte ,correct profesori.Kur degjon analistet “arnautas’ si Cani,Peka,Abilekaj,Lubonja,Rakipi, Rakipllari etj etj me pyetjet,llogjiken qe paraqesin,e shikon se jane nja 50 vjet mbrapa,japin argumente te cuditshme dhe e shohin problemin nga katuni Shqiperi,nivel primitv total.

    1. E di si eshte puna says:

      Artikulli (intervista) eshte i nje niveli qesharak dhe medioker. Zere se po bejne muhabet dy te papune te kafja e lagjes. Keto gjera qe thote ky Kapllanidhis i di edhe katunari me i fundit i Shqiperise dhe keto i thone neper kafenete e fshatrave duke pi raki dhe kafe!
      Gazis Kapllanidhis eshte nje person i rendomte, me nivel te rendomte inteligjence por me komplekse te forta inferioriteti, qe burojne nga katunarsia e tij dhe nga trushpelarja “djathtiste”, qe derdimene si ky e kane pesuar qe ne vitet ’90!

  3. X says:

    Analize perfekte. Bravo!!! ???

  4. Ceni says:

    Sakte. Duhet nje shtet i se drejtes. Amerika nuk bashkepunon dot me shtete qe s’arrijne te mbajne veten ne kembe. Aktualisht, sapo kemi lene mbrapa nje periudhe krizash te renda. Braktisje parlamenti, te zgjedhjeve lokale, protesta te dhunshme etj. Tani, me mosnjohjen e zgjedhjeve, po synohet nje periudhe e re krizash. Nje vend i tille s’mund te jete kandidat per ne BE. Mendoj se momenti e kerkonte nje goditje te politikes se tensioneve. Berisha u godit sepse ai e krijoi dhe po mba ne kembe kete lloj politike. Dhe eshte ngjarje pozitive, sepse shkundet gjithe politika. Te tulaten horrat dhe te nis ndertimi i shtetit te se drejtes.

  5. shtetas shqiptar says:

    Ajo padi te ishte kot, nuk e merrte persiper nje nga avokatet me te njohur franceze. Do rrojme e do shohim.
    Nga ai proces gjygjesor sido te vendose, Berisha nuk ka c’humb. Kurse ai Blinke po, madje shume.

    1. Anna says:

      O shtetas shqiptar,po kaq bole qenke?O rob zoti,gjyq nuk ka,Berisha ka humb shume dhe do rrosh e do shohesh se si do shkoje Sala,karroce.Me duket se mos jeton ne mars,qe e ve ne dyshim Ameriken.Ju mendoni se sa i forte eshte Sala,ja, edhe Amerikes ja futi.Enveri njelloj.

  6. Dori says:

    Super bravo rrofte Amerika. Kemi 30 vjet helm ne kte vend. Gazetare te ndyr te paguar qe brockullisin studiove te tv cdo nate ne oren 21. Femra rrugace pa integritet pa moral si GD Suma qe katapultohen n politik nga ky kafsha berisha se ashtu i duhen atij ti perdor si t doje, cfar turpi esht ky vend. Me i miri ngelet Rama qe esht po cop cop. Sa gjynah.

  7. faro says:

    Nga mendimet e këtij, nuk marr ndonjë informacion, por vetëm mund të them se ky nuk e njeh Shqipërinë e sotme.
    Djal I mbarë, ndryshime janë bere SHUME, por varet se sa sheh e vlerëson secili prej nesh.
    Banesat e fshatit janë transformuar. Shumica viila. Rrugët tona janë të pakrahasueshme me Maqedoninë, qytetet janë transformuar. Së sa ka bere PS e sa PD, është detyra jonë t’i vlerësojmë e ti votojmë.
    Me shprehjen tende se politika 30vjet nuk na bënë krenar, nuk mund të ecim përpara.
    Kam përshtypjen se ti pret të ndryshojë Saliu që këtu në Shqipëri numri i të tilleve ka arritur në minimumin ekstrem.
    Ju lutem mos na nxirrni me intervista të tilla mediokre.!
    Akoma mediat tona presin të na vlerësojnë ata që nuk banojnë këtu?!

  8. Lik says:

    Nuk ka nevoje per analize tjeter.Amerikes I duhet nje shtet stabel dhe per kete kane investuar gjate.Dhe jemi me fat qe interesat e USA jane ne nje linje me tonat. Shpellaret Berisha dhe Meta nuk u mjaftuan me pasurimin vetjak por e deshen tere Shqiperine per vehte , sigurisht te perdale.

    1. Pargali says:

      Cfare injoranti deficent o Zot I madh.

      Amerika ka 0 investime ne Shqiperi dhe ka 30 vite qe e shkaperdhen kete vend.

      Nje nga zarat kryesore te Amerikes, Berisha ka qene

  9. Angjelini says:

    Ore din dikush te me tregoj, thuhet “stradegji” apo “strategji”? Nje shkrimtari nuk i falet te bej gabime kaq trashanike.

  10. Qerim Vidohova says:

    PERSE SOT KY VENDIM?

    Degjoj gazetaret, e po ashtu degjova edhe dje Ylli Rakipin te pyeste me insistim, se ‘perse sot’ ky vendim per Berishen?
    Te jete valle, se nuk e dine keta gazetare, qe ‘ne politike cdo e mire ka kohen e saj’?
    Cfaqja aq brrutale e Ilir Metes kunder SHBA nuk mund te kalonte pa pergjigje. Ajo beri te qarte armiqesine e kulluar te drejtuesve te nje vendi i cili eshte anetar i NATOS. Me ate qe beri, Ilir Meta derrmoi perfundimisht besimin perendimor te drejtuesit e Shqiperise. Natyrisht, ata e kane te qarte, se kush qendron pas Ilir Metes. Dhe kete radhe goditjen e dhane mbi shkaktarin kryesor.
    Nuk mund te ndertohet nje vend dhe nje sistem shoqeror mbi bazen e hiipokrizise se kulluar. Ilir Meta mburret se ka per model personazhet e romanit ‘Si u kalit celiku’ te Fadejevit dhe per simbol Vojo Kushin, kurse ne politike mburret per ngjashmerine e tij me Ce Guevaren dhe Salvatore Alenden. Nese keto do te ishin mendime te shfaqura nga ndonje nga rojet e presidences, natyrisht, askush nuk do te shqetesohej, por kur keto i shfaq i pari i vendit, dhe per me teper i nje vendi aleat ne gjirin e Aleances ushtarake, atehere shqetesimi shume i madh i perndimit eshte plotesisht i perligjur.
    Pa u zgjatur, me ate qendrim qe mbajti para zgjedhjeve, Ilir Meta i hoqi jorganin qe e mbulonte hipokrizise tone 30 vjecare si aleat i botes se qyteteruar. Ne vazhdojme me stoicizem te kemi zemren ne Moske dhe trupin e duam ne Uashington dhe Bruksel. Keshtu nuk mund te vazhdohet me tej, ketu besoj duhet te kerkohet arsyeja ‘perse sot dhe jo me pare’ e ketij qendrimi amerikane, kjo mund te ishte pergjigje per pyetjen e zotit Rakipi.

  11. Erdogan says:

    Hajde mbushu “mendjen” Arnauteve “Ilyre” o Pargali.
    Amerika la “demokraci” vetem brenda saj dhe jo jashte saj.
    Parakalojne Organizata rraciste si Ku Klus Klani dhe nuk ben asgje,bile gjoja i lufton dhe i kerkon llogari te tjereve.
    Poppullsia me ngjyre ne Amerike nuk kishte as edhe nje te drejte kur krijoi Arnautistanin ne 1913 en me ndikim 100% Osmane ne ate kohe.
    Kete e beri ne dem te Kombit tone Epirote.Perca e Sundo.
    Dhe ja ku jemi.
    Ne vitin 1912 me “ikjen” e Turqise,fashistet italiane pushtuan Dhedheka-nisen (12 Isujt) Greke dhe si rrjedhim nuk donte nje Komb Greko Ilyre qe do kishte rezistence jo vetem per Dhodheka-nisen por Magna Grecian e pushtuar nga fashistet.
    Prandaj dhe Epirotet e Epirit te Jugut te ndare nga Imperialistet ja numeruan ne balle Telinit se donte nje Pashallek me te Madh deri ne Preveze.
    Kupton ty o Pargali?
    Mos te duken keto “perralla” me Mbret?.
    Kur ju “pretendoni” se jini popull i Lashte pasarrdhes te Ilyreve pse nuk hapni hal………ne per Agia Sofian e ndertuar nga Perandori Ilyre Justiniani te kthyer ne Xhami?
    Kujt do i mbushni “mendjen” per padrejtesite per kufij,tradita génocide etj?

  12. Bora says:

    Shyqyr o Kapllan qe ta pame fytyren te Tema, se vetem propaganda e Berishes te citonte.
    Nuk e di c’Dylqijne ta kishte prishur gjumin me fantazma komuniste, qe kishe mprehur gjuhen per t’u rene armiqve imagjinare te lirise se fjales, kur ne fakt Liria ka mbi 30 vjet qe fle me Hadesin dhe nuk e le njerezine te dale nga Purgatori.I gjithe populli duhet vene ne Therapy per te mjekuar traumen kolektive te 30 viteve te fundit.

    Kemi sindromen e kufijve…vec politikanet nuk duan te largohen se e kane ketu Ameriken…shpesh enderroj si ai tregimi I Dino Buzzatit per patriotet qe nje dite te bukur politikanet qe hiqeshin si patriote filluan te vdisnin nje e nga nje nga shkaqe te papritura….Covidi doli…..qe te veme perpara ne politikanet e jo ata ne….peshku I madh me ne fund ra ne rrjeten e drejtesise….vete ish-kryeprokurori Llalla…do vuaje denimin me burg dy vjet ne nje burg te sigurise se mesme….njerez jemi per te festuar…lajmi I dyte I madh brenda javes…ishalla na degjojne veshet dhe te tretin….Gezo dhe ti Gazi me ne…??

  13. E Verteta says:

    Shume vone na u kujtua Kapllani te dale kunder Berishes.,,! Interviste e dobet, ku nuk thuhet asgje e re. Ky vete eshte nje shkrimtar medioker, megaloman i papare dhe, nga ata njerez, qe u shkon per shtat shprehja: “Hodha lumin, te dhjefsha kalin”!

  14. Ladi says:

    Pas Berishes, Arben Ahmetaj, pastaj Ilir Meta, pastaj Monika Kryemadhi, pastaj Lyl Basha, pastaj Taulant Balla qe ben korrupsion me firmen e pastrimit, me mafiozin e droges Bujar Shega ne rrogozhine, hajde hajde populli i di te gjitha, hajde amerik se ke mjaft material, do te japim te gjithe material per keta kriminele e hajdut

  15. Drini says:

    Pas Berishes, Arben Ahmetaj, pastaj Ilir Meta, pastaj Monika Kryemadhi, pastaj Lyl Basha, pastaj Taulant Balla qe ben korrupsion me firmen e pastrimit, me mafiozin e droges Bujar Shega ne rrogozhine, hajde hajde populli i di te gjitha, hajde amerik se ke mjaft material, do te japim te gjithe material per keta kriminele e hajdut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje