Nga Erjona Rusi:
Jooooooooooo, mos! Më kanë përdhunuar vajzën. Joooooo! Nuk po i besoja syve atë që shihja në lajme. Ishte fëmija im, drita e syve, dashuria më e madhe e jetës. Ma kishin përdhunuar. Po jepej në lajme.
Po thonin emrin e saj, shkollën e saj, dhe më pas nxorën 5 fytyra bishash që ma kishin përçudnuar të njomën time. Fillova të ulëras si e marrë, bërtisja “ma kanë përdhunuar vajzëëëëëëëën”.
Nuk di sa kam klithur ndërsa më dolën sytë nga zgavrat, tëmthat nga çjerrja e zërit dhe shpirti prej kraharori. U ngrita e mora thikën, atë më të madhen që mbajmë në kuzhinë.
“Do ti vras, do t’ua shqyej zemrat nga kraharori me duart e mia” e u nisa për ti vrarë që të pestë. Por një dorë më ndaloi e më shkundi fort. Mooooooos!
U ngrita e isha bërë qull në djersë. Makth…..shkova vrap te dhoma ngjitur e pashë vajzën time. Po flinte. U ula në tokë para krevatit e nisa të qaj si e çmendur.
Nuk e di, nëse po qaja nga gëzimi që kish qënë ëndërr apo nga dëshpërimi se në fakt vajzën e kishin përdhunuar.
Jo atë, jo vajzën time, por ama një vajzë vetëm 15 vjeç. Dritën e syve të një tjetër nëne, një njomëzake të cilën 5 burra shkonin njëri pas tjetrin dhe e shqyenin sa herë ndiheshin kafshërisht të eksituar.
Pastaj e pyeta veten, po të kish qenë e vërtetë çfarë do të bëja? Do ti vrisja vërtetë? Joooooo! Jooooo, unë jam njeri, s’do arrija deri në atë kafshëri. Por mu duk se gënjeva dot veten.
Ndërsa ripërjetoja ëndrrën, tashmë për së gjalli, në fakt, kisha vetëm urrejtje dhe doja vërtetë t’ua shqyeja zemrat. Doja ti masakroja me duart e mia, kur mendoja se si ata të pestë “kishin hyrë brenda trupit” të foshnjes time.
Ju duket e tmerrshme apo rrënqethëse ti shqyesh zemrën dikujt? Po ato që ka përjetuar ajo vajzë në trupin e së cilës ata 5 monstra penetronin si kafshë të babëzitur njëri pas tjetrit? Po kjo ju duket llahtari?
Po Blerim Bizgjoni ju kujtohet? Natyrisht që jo, se çudia më e madhe në këtë vend vetëm 3 ditë zgjat. Blerimi është 46 vjeçari që mbajti për një muaj me dhunë shoqen e vajzës së tij 14 vjeçare dhe e përdhunonte natën kur familjarët flinin.
Po kjo ju duket makabre? Po Elidon Xhaferri ju kujtohet? Edhe ai kishte abuzuar seksualisht për 2 vite me radhë me vajzën e gruas. Po kjo ju duket e llahtarshme?
Shiheni edhe një herë fëmijën sonte që fle i/e qetë në krevat dhe pyeteni veten, çfarë do të bënit po të ishte fëmija juaj? A nuk do tja shqyenit zemrën?
Dhe nëse nuk jeni ngopur me makabritete, shumë të tjera do ndodhin nëse nuk e kuptojmë që s’mund të rrimë.
Përdhunimit dhe abuzimit seksual të fëmijëve u duhet dhënë përgjigjja më e tmerrshme, kastrimi, njëlloj siç veprohet me kafshët. Se për fat të keq nuk e rikthejmë dot dënimin me vdekje në këtë vend të dërrmuar nga krimi seksual.
Vetëm shkatërrimi i burrërisë mbase mund ti ndalojë këta kafshë që të përdhunojnë fëmijë të tjerë.
Te lumte ERJONA.!
I ke thene te gjitha shkelqyeshem.
Nuk ka dyshim se keta kafshe me fytyre njeriu duhet te marrin denimin kapital per shkaterrimin e jetes se vajzave te reja. Une nuk kam vajza, por po te kisha dhe te me ndodhte dicka e tille, nuk do kishte perendi qe te me ndalonte deri sa ti shikoja pergjegjesit te vdekur ne grope, por nga ana tjeter, juve qe i keni vajzat adoleshente, ushtroni kontroll tek femijet tuaj, pasi shikoj ne rruge adoleshente gjysme te zhveshura, te lyera e te perlyera qe bejne xheste te teperta per te terhequr vemendjen. Rinia sot ka shume liri dhe shume me teper mundesi ekonomike per te blere gjera nga me te ndryshmet, shumica e te cilave jane te teperta. Juve, si prinder keni pergjegjesine per te edukuar vajzat, por edhe djemte qe te paraqiten ne publik me dinjitet. Po keshtu, mos u plotesoni deshira te teperta me veshje nga me ekstravagantet, pasi nuk i sherben edukimit te tyre.
Sa u takon kafsheve, per ate nuk i heq nje presje atyre qe bejne thirrje per denimet me te ashpra
E si ka mundesi qe vetem ne Shqiperi thuhet vajza vesh veshje provokuese, prandaj ndodhin perdhunime.
Po pse mijera burra te tjere te ndershem nuk mund te tundohen nga keto veshje!?? Pse vallë? Pse jane disa “kokrra” qe perfshihen ne keto ngjarje?
Mos ndoshta keta qe sot e quajne veten burra ( te pakten kta te 5) nuk kane marre edukimin e duhur nga familja? Ku ishte familja e atij 17 vjecarit kur ai ishte duke perdhunuar nje femije? Pse nuk po kujdeseshin per edukimin e djalit te tyre?
Vetem meshkujt te cilet jane edukuar ne menyre te tille qe te perfitojne nga te tjeret qe ne vegjeli i bejne keto pislliqe.
Jo nje mashkull qe vjen nga nje familje e ndershme dhe e edukuar.
Ti nuk ke vajze vet por mund te kesh nene, moter, kusherire dhe me beso qe po ti ndodhte e njejta gje nuk do mendonit se kta prinder nuk dine te edukojne vajzat per menyren e veshjes. Cdo njeri zgjedh te veshë cfare te doje. Ashtu sic keta djem bejne. Pse veshjet e djemve nuk quhen kurre provokuese? Pse?
Pse i bini kaq shume meqafe femres shqiptare me kete mentalitet te dobet!?
Un nuk di por me vjen per te qare me te madhe per kete vajze te ciles i vodhen femijerine.
Annnn-kete shoqerine e sotme po e shkaterron liberalizmi ekstrem.
Ne se e ke lexuar me kujdes komentin tim, aty kam permendur “edukimin e vajzave, por edhe djemve”. Nuk me think, perse duhet qe nje vajze adoleshente te dale ne rruge gjysem e zhveshur? Perse duhet qe te lyhet e te zhgerryhet me lloj lloj make up sikur te ishte nje grua e rritur?
Nuk justifikoj ata individe qe perdhunojne vajza pamvaresisht se si vishen e se si lyhen, por kur nje femer del ne rruge sic dalin disa, terheqin vemendjen e disa tipave si ato qe permenden ne kete artikull, qe duke qene injorante, nuk shikojne se ajo vajze eshte vetem nje femije, dhe u duket se nje femer e tille kerkon partner.
Nje fjale e vjeter thote “ruaju qe te te ruaj”.
Cfare kerkojne adoleshentet ne festa neper lokale nate ku denden me alkol e drogohen me lloj lloj drogash? A kane prinder keto femije qe i leshojne rrugeve pa free? Ajo vajze e gjore qe ishte perdhunuar nga babai i shoqes se saj per nje kohe te gjate, a ka prinder qe ta kontrollojne se ku rri femija e tyre, cfare ben e me ke shoqerohet? Perse keto fenomene ishin inekzistente gjate diktatures, ndersa sot jane bere gjithmone e me teper lajme gazetash? Une kam Nene, moter e mbesa. Te tera femrat ne familjen time, jane rritur e edukuar ashtu si shumica e shqiptareve, per te patur nje sjellje dhe veshje etike brenda dhe jashte shtepise, dhe asnjera prej tyre nuk ka rene pre e idjoteve qe permenden ketu. Gjithmone, rregulli i pergjithshem; ruaju qe te te ruaj vepron edhe ne kete rast. Ne te njejten menyre jane edukuar edhe djemte, qe te respektojne nenen, babain, motren e vellain ne shtepi dhe cdo individ tjeter jasht saj.
Sipas llogjikes tuaj, edhe qengji eshte i pafajshem, prandaj ujku nuk ka te drejte qe ta haje.
Annnn-lerini pallavrat me liberalizma, pasi realiteti eshte ndryshe nga librat me romanca.
Annnn, kush te paska thene se keto ndodhin vetem ne Shqiperi.
Zgjohu zonje e nderuar dhe shiko se si eshte katandisur bota.
Te dalesh e te kendosh me breke, sot quhet art.
Rinia sot ka marre kot. Shko e shiko ne mengjes heret kur te rinjte dalin nga klubet e nates dhe do shikosh se sa prej tyre jane adoleshente.
Jam plotesishte dakord me komentin tend .
Nuk eshte aspak veshja e femres ajo qe mundet te shtyje qent e rruges ne krime ,
por edukata familjare ,ambjenti dhe kultura ku ai eshte rritur.
—
Ne nji bisede me nji shkun tim emigrante ne vitet 90 -te , kur flisnim e tregonim njeri-tjetrit se cfar kishim ber ne rinin tone ,
ai me mburrje me tregon se pasi i kishte vjedhur Portofolin nji gruaje ne autobuzin Urbane dhe paret
dhene babait te tij kur u kthye ne shtepi – babai e kishte Falenderuar !!!!!!!!!!!!!!!
Un u shokova (betohem -eshte e vertete ) per nji moment ndjenja pa fjale dhe ndryshova pastaj temen e bisedes .
Mendova ta kisha ber un nji xhest te tille babai do me kishte varur ke ballkoni jashte shtepise .
Pra e dhashe si shembull te asaj qe thot Annnn -ne komentin e saj me shume te drejte se baza e formimit e edukates e sjelljes
ne shkolle,
jashte ne rruge ,
me shoqerin eshte Familja .
Prandaj mos justifikoni kriminelet dhe pergjegjesite e Prinderve ,vs femijes se vet .
Ne gjithe Europen i ke te veshur ashtu te rinjte e te rejat ,por nuk ngacmon asnjeri as me fjale e jo me
te perdhunoj femren .
Prandaj mos kerkoni t’i shmangeni pergjegjesise si Familje dhe ja lini fajin Femres .
Kastrim, plotesisht dakort.
Kastrim madje me dyer te hapura
Te kastrohen publikisht
Rrespekt ,me ne fund dikush flet ate qe ndjen brenda ,shpirti i Nenes Shqiptare
duke ndezur flak aty ku duhet ne mendjet e fjetura ,per te shkundur fort ate agoni qe ka pllakosur ate shoqeri ,
qe po e shkaterron ajo indiference e cila penalizn jeten .
Kush nuk do ja shqyente zemren nga kraharori Plehrave te asaj Bote ,qe nga perdhunuesit e deri ke Mosntrat e Politikes ,
qe nxisin indirekte poredhe hapur dhunen ne ate shoqeri .
Duhet nji reagim i gjithe shoqerise ,ne mbrojtje te jetes ,gjese me te shtrenjte ,
se femijeve ,
te femres te qytetarise .
Urrej gjithe Politikanet qe nuk bejne asgje ne ndihme te ksaj shoqerie ,nuk bejne asgje per emancipimin e asaj shoqerie ,
per edukaten e femijeve ,qe nenat mos te rrisin kriminele e perdhunues , por djeme te mbare ,njerez ,qytetare mbi te gjitha
te emancipohet shoqeria ,qe njeriu ta gezoj jeten ne Shqiperi ,ne atdheun tone te mrekullushem ,
por deri ateher eshte shume per te bere dhe pa nji levizje te shoqerise veshtir se arrihet ajo jete qe duam …
Dënimi më i mirë është që ata ndyrësira ti dënojnë me përdhunim të përjetshëm. Ti çojnë ta vuajnë dënimin në ndonjë nga burgjet më famëkeqe ku të jenë mbledhur shtazë që quhen njerëz vetëm për arsye biologjike dhe atje ti përdhunojnë çdo ditë pa mëshirë, ti filmojnë dhe pastaj ti detyrojnë të ulen e ti shohin edhe ata vetë videot. Pastaj, prapë nga e para deri sa të ju dalë shpirti këllirave. Kështu do ndodhi kur platformat kombëtare televizive ofrojnë kanale porno 24 orë në ditë ku mesazhi që përcillet është që Germa është thjesht një objekt për të kënaqur çdo perversitet . Kur filmat që shfaqen pa dalim oraresh himnizojnë dhunën dhe seksin. Kur në këto platforma mantenutat dhe prostitutat u kthyen në moderatore, këngëtare apo VIP-e dhe zhveshja e tyre në ekrane përçon mesazhin që femrat të shihen vetëm si objekte për kënaqësi seksuale ku këta lëtyra mund të shfryjnë epshet e tyre.
Shteti duhet të nzjerre ligjin dhe per pordhunime ti burgose per jet Kure te ndodhe… Por problem numer1 eshte se shoqrija Shqiptare duhet të hape syte dhe politikanet edhe Edi Rama që thote që i rrespektone kaqe shume Grate dhe gjinine femrore duhet të ketë një Fushate sensebilzimi Ku grate ose gjinija femrore duhet te mose kene frike a po turpe nga familja a po nga shoqrija që të flasin dhe të denensone Kure dikushe kryen dhune fizike psisike a po ngacmohen seksualishte…. A po në rastin më brrutale dhe shnjerzore pordhunohen edhe duke i shantashue …. Shoqrija Shqiptare eshte shume premitive dhe unë mendoj se sensibilizime Shume i madhe se Pak a shume jemi si ne Pakistan
Tju japesh nje emer ketyre ,une nuk e gjej dot,monstra,kafshe etj etj jane shum shum pak.cdo gje mund te quhen por vetem burra jo.
Po zemrat duhet tju a shqyesh,frymen tju a ndalesh,fytyrat tju a prishesh duhet te vdesin ……por prap nuk mjafton.
Plotësisht dakort me ty Edi…. e me autoren e artikullit!
Po ik i cope idiote , shko drejto ate emisionin pacavurre te degjeneruar ” Shqiperia Live” dhe vazhdo perckendo popullon dhe kombin Shqiptar me ato qe jep aty
Qe kjo eshte ngjarje e rende nuk ka diksutim dhe qe duhen vrare, por mos na i bej keto ngjarje sikur jane fenomen dhe sikur ky vend po na vuan nga ” derrmimi abuzimit seksual” sepse nuk eshte e vertete.
Mos na beni propagande feministe alla amerikance ku cdo mashkull akuzohet per perdhunin ndaj kuv..ave Ameirkane
Pargali,
i ke te gjithe dhite brenda ne vathe zotrote ?
Si mer nuk mesuat njiher te reagoni si qytetare ,si njerez ,me kulture vs nji femre e cila sensibilizon e denoncon
me Forcen e ndjenjen e lenduar te nji Nene ,
por flet nga WC-ja !!!!!!!!!!
Pergjigju per te sotmen njeriut ,kjo perben sens ,
jo per te kaluren e tij sepse nuk e kthen dot pas
Pargaliu i sakte. Hartim folklorik, ese e varfer.
Emision plehre, ku protagoniste jane me plehrat e shoqerise, ku behet thirrje hapur per degjenerim.
Media ka shume mekate per degradimin e kesaj shoqerie.
Hipokrizi e vertete kur degjon pastaj keto reagime patetike nga keta gazetare.
Kastrim ! Mos do te thote tredhje ?
Neqoftese kjo fjale ka kuptimin e tredhjes, kujt i drejtohet autorja, anglisht-folesve ?
Autorja nepermjet perdhunimit te gjuhes shqipe, pretendon te denoncoje perdhunuesit e vajzave dhe grave ne Shqiperi.
Edhe gjuha shqipe do bente te njejten gje, do ju drejtohej me thika dhe hanxhare perdhunuesve te saj.
Shkrimi eshte i mire por i bastardhuar me fjale te huaja.
Si the 3 dite zgjat?Eshte shume 3 1 maksimumi 2.Po te ishte ceshtje politike do shqyheshin neper tv anal-istet.Dikush tu thote qe kane edhe ata femije.E ngrene ne kembe opinionin per ate qe ne perendim zgjat sac zgjat dita e zgjedhjeve,po e ekzagjeroj edhe te nesermen qe te merret vesh rezultati pastaj stop.He pra pyetini pse nuk flasin?Apo nuk ka vlen.
Prokuroria dhe gykata per rastet po zbatojne ligjin. Shkrimi i gazetares nuk sjell gje te re, nuk eshte lajm, por nje hartim apo ese emocionale personale e saj. Nuk eshte shkrim gazetatesk. Tema duhet te jete e rezervuar ne publikimin e shkrimeve te tille. Ju flm!
Kole Brana i Mokres ,
ne emer te kujt derdellit ti ktu ?
Kush na qenke ti mer (…………) qe na boke ktu vleresimin e Shkrimit te Gazetares (qe per hir te se vertetes mer Note 10 * )
Di zotrote se cdo te thote gazetari apo Shkrim ?
Me vjen per te qeshur me ju sharlatane qe keni ngelur ala ne termat e shkolles Fillore (ke hartimi ) dhe flisni brockulla ,
sepse sdini gje tjeter .Sigurishte qe cdo Shkrim ,cdo Krijim,, mer spunto nga Emocionet tona te cilet i hedhin ne leter
edhe kjo Gazetare e hedh ktu ne Medie ta lexojn Njerezit ,te sensibilizoje trut e dala jashte te qytetareve si ty ,qe mesa shof une ,qenke
nji tip Talibani ,duke arritur deri aty sa ti kerkosh Temes ,te kufizoj te tilla Shkrime qe jane per mua shume te vlefshem per shoqerine ne ate vend ,
por edhe nji Lexion Flash per cdo Gazetare ne ate vend …
Behuni Njerez e mesoni te kuptoni kte Bote .
Kta pervers kafsh meritojn Gijotinen.
EDHE NJE VULE NE FAQE
Mund te pijme ndonje kafe. Gentile mund te jesh me xhentil. Poeti dhe gazetari kane arme fjalen, por jane profesione te vecante. Nuk i heq asnje presje komentit tim dashamires. Gazetati merr e percjell lajm, poeti emocione. Gazetarja meriton noten 10 ne hartim ose ese per artikullin konkret. Une vkeresoj permbajtjen e shkrimit, jo gazetaren. Ajo mbetet e mrekullueshme. Ju flm!
Kole,
nuk i dihet edhe mundet te pim nji kafe bashke ,
por me vjen keq ,
pikerishte permbajtjen e Shkrimit s’kupton ti ! ?
Nuk ka gje me te dhimbshme se klithma e nje nene per femijen e saj.
Ta perdhunuan ?po ti kishe dhene me shume rendesi vajzes tende,duke mos e llastuar me luksin e tepert mbase s do kishte ndodhur,po mos te mereshe me :si do dali ai apo ajo nga perputhen prape s do kishte ndodhur ,por kur i krijon mjedisin e peshtatshem ujkut ,nga boshlleqet ne familje keto ndodhin .Gjynah per vajzen e vogel ,po ty si nene s te falet
1.TREDHJE
2.PRERJE E NJE VESHI
3.FUTJE NE BURG ME NDONJE XAXO
KESHTU BEHET DENIMI I PLEHRAVE MENDOJ
SA keq me vjen per familjen e vajzes .Di nji rast ne Shqipri 38 vjec donte te perdhunonte nji foshnje 3 vjece .FLAS NE VITET 70 .Pedhunuesi u denua 7 vjet burg .POR zoti e denoi kte qelbesir pasi doli nga burgu .me te shoqen e vet lindi nji femi tjeter .PO ai doli skizofren dhe kur mbushi moshen 25 vjec djali u hodh nga kati i 5 .Zoti e denoi .NGJARJE E VERTET LAGJA 5 RRUGA MALIQ MUCA PALLATI I SERAVE DURRES .afer stadiumit .
BRAVOOOOO ERJONA….Bashkohem plotesisht me zemerimin tuaj te justifikuar dhe do uroja qe zemerimi Juaj te jete ne koshiencen e çdo prindi shqiptare.Edhe menyra e denimit duhet te behet sa me shpejte pjese e ligjeslacionit te R.SH…meqe shoqeria shqiptare dhe strukturat shteterore nuk po arrijne te realizojne kastrimin psikologjik te ketyre monstrave……te realizohet kastrimi fizik..
Fenomene që erdhën me sistemin që sollëm, kapitalizmi që deshëm ka me vete të gjitha të mirat e veset e ndyra që shoqëria e tillë ofron. Nuk ka të marrim të mirat e të këqijat t’i lëmë. Është dialektike, duam apo s’duam ne, gjithshka në jetë vjen me të kundërtat e saj. Po si vepruam ne? O burra, të bjerrim gjithshka brezat na mësuan. Ju tek emisioni juaj keni filluar të na thoni se kështu ka qënë…jo s’është aspak e vërtetë se atëherë të mbronte kushdo, nuk kishte indiferentizëm, nuk guxonte njeri se merrte dënimin kapital. Dhe duhet të dini një gjë: telenovelat, nxjerrja nga burgu të atyre që ishin dënuar për imoralitet dhe shpallja të persekutuar e futja në sistemin e drejtësisë, dënimi që ju bë punës së ndershme, janë plagë që nuk shërohen me artikuj gazetash, as me zhurma televizive…nu ke dëshirë të shohësh TV, se është kthyer në propogandë e së keqes, e theksoj propogandë e së keqes, sikur atje nuk jetojnë njerëzit e mirë të cilët punojnë, jetojnë me punë të ndershme.
mira-komenti juaj eshte brilant.
o zot ca shkrimi idiot
kjo loja e neveritshme e fjaleve per klikime
duke bere interesanten kot
na bete me vjelle
E qiten koken kafshet perverse !
Duke mos ja pasur absolutisht iden se cfar shkruan Gazetarja ne kte Shkrim aq domethenes ,
si per te metat dhune ne kte shoqeri ,sidomos krimin e perdhurnimit ,te femres se pambrojtur ,
por edhe Gazetarise ,
anashkalojne temen e Shkrimit te Gazetares e fillojn kerkojne ne Kazane te gjejn Plehrat e saja dhe tja afrojne perball !!!!!!!!!!!!!
Ju nuk beheni njerez kuuuuuuuuuuuuurr ,ju kuptoni vetem gjuhen e forces ,asgje tjetzer.
Un nuk e njoh Gazetaren ,as shikoj TV -Shqiptare dhe i referohem ktij Shkrimi jo ti bej biografine Gazetares .
Fol mer per temen -Shkrimin nqs arrin te kuptoshe dicka ,ndryshe – shko e luaj noj domino me pleqt e lagjes .
Tru shpellaresh .
Te gjitha jane te drejta si ankesa dhe masat per skopitjen e pedofileve, por mos harroni edhe nje gje:
-Mesojini vajzat qe te vogela, te vishen thjesht, paster dhe normale, jo me veshje seksi, jo me rroba te “grisura” nga gjunjte, nga kofshet, jo me shkrime seksi ne gjoks, jo provokative dhe do te keni me siguri rezultate pozitive…
Zoti Sokrat, jam ne nje mendje me ju, por do te shtoja edhe imoralitetin mediatik. Jetoj jashte dhe kam mall per vendin tim. E ndjek jeten ne Shqiperi nepermjet medias. Dua te abonohem, por kur shoh cfaqjet dhe emisionet neper kanalet e TV, kengetare , humor, emisione si “perputhen”, shoh vetem imoralitet, snobizem, banalitet. Dhe kjo me ben qe te mos fus tek femijet e mij, ne shtepine time nje fryme te tille.
A ka ne keq kur shkollat jane mbyllur ndersa klubet e frekuentuara nga rinia jane te hapur 24 ore?
Zoti Sokrat, jam ne nje mendje me ju, por do te shtoja edhe imoralitetin mediatik. Jetoj jashte dhe kam mall per vendin tim. E ndjek jeten ne Shqiperi nepermjet medias. Dua te abonohem, por kur shoh cfaqjet dhe emisionet neper kanalet e TV, kengetare , humor, emisione si “perputhen”, shoh vetem imoralitet, snobizem, banalitet. Dhe kjo me ben qe te mos fus tek femijet e mij, ne shtepine time nje fryme te tille.
A ka ne keq kur shkollat jane mbyllur ndersa klubet e frekuentuara nga rinia jane te hapur 24 ore? Rinia – e ardhmja e nje kombi!!!!
Shrimi eshte dramatik I shkruar me emocion ok.por nuk mjaftoujne keto per te emocionuar lexuesin per te prekur ne ndjenja kjo eshte gjeja me lehte dhe mund te arrihet pa shkruar gjate! …ajo me e rendesishmja eshte sensibilizimi dhe shkundja e shtetit reformimi I legjislacionit dhe I gjyqtareve prokuroreve, reformimi i edukimit shkolles shoqerise me programe se ja lexuam shkrimin shume I bukur po pastaj ?! I ndalim dot perdhunuesit pedofilet?!
Si mund ti ndalim ata ?! Gazetare perplasuni me ata qe kane ne duar shtetin institucionet shkollat! Protestoni protestoni ne sheshe bashke me ata qe jane viktima!Dilni nga zyra! I lini karriket
Me pelqeu komenti i Simonit. Shkrimi eshte hartim si i nje nxenesi te gjimnazit. Problemi eshte i njohur. Shume dakort me tredhjen e mostrave!
Artikull I forte dhe ne brendesi ka shume per te thene. Perdhunimi nuk kembehet me vrasje. Ne asnje menyre! Perdhunimi shkembehet me denim te rrepte ku nderthurja e burgimit me vite dhe tredhja e pakthyeshme e perdhunuesit duhet te behet ligj. Nuk mund te marresh jete per nje perdhunim, I cfardo nature qofte perdhunimi. Por te tredhesh nje perdhunues eshte denimi me I llogjikshem qe nje perdhunuesit, sidomos te nje perdhunimi mostruoz te kesaj nature sic ishte rasti I Mirdites.
Meqense nuk don Europa te funksionoj ligji me vdekje ne shqiperi , po ligj per tju prer organet seksulae ketyre mostrave a ka apo duhet ti marrem leje Europes. Nese ka ketyre monstrave dhe kafshve qe shfryjn epshet mbi femije 14 vjecar tju priten.
Sensibilizimi qe kerkon te bej gazetarja eshte shume i sakte dhe duhet ta zgjoj shoqerin tone te mberthyer nga ethet e pasurise e politikes.Shteti duhet te marre masa te rrepta per keto fenomene.Denimet te jene shembellore,e te tille personate mos dalin me se ata jane te pandreqshem.
Zoti Sokrat,
jam ne nje mendje me ju e me shume te tjere ketu ne forum, por do te shtoja edhe imoralitetin mediatik. Jetoj jashte dhe kam mall per vendin tim. E ndjek jeten ne Shqiperi nepermjet medias. Dua te abonohem, por kur shoh cfaqjet dhe emisionet neper kanalet e TV, kengetare , humor, emisione si “perputhen”, shoh vetem imoralitet, snobizem, banalitet. Dhe kjo me ben qe te mos fus tek femijet e mij, ne shtepine time nje fryme te tille.
A ka ne keq kur shkollat jane mbyllur ndersa klubet e frekuentuara nga rinia jane te hapur 24 ore? Rinia – e ardhmja e nje kombi!!!!
Historikishte shqiptarin e kane perdhunuar pushtuesit por kurr shqiptari shqiptarin.Pse vall degjojme tani qindra e mijra cmenduri shqiptare . Jo shume large viteve 1997 kjo murtaj filloj te behej fenomen ku disa e quanin normalitet . Shqiptaret u bene qytetaret me te pa mbrojtur ne tere historine e tyre se shteti nuk funksjononte edhe kur demokracija ishte parimi baze . Ky fenomen dhe shume te tjera, qe mbajne vulene ,per sembrathti te demokracise, u be gje e zakonshme dhe askush nga politka ,shteti e organet e tij, nuk i vune veshin ti thoshnin stop . Medjat, nga ndonjehere e trajtonin neper qoshet e padukshme te gazetave por shkrime uleritese qe te rrengjethte trupin ,si ky i Erjones ,nuk kam lexuar .
Pse valle shqiptaret humben ato vlera qe sot bota i ka te shenjat e i mbron me dore te hekurt .Shteti Rrumpall i vendosur pas rrezimit te diktatures ,nen udheheqjen e nje primitivi, qe ska patur e ska moral ,degjeneroje breza te tera me politikat e ndjekura.Si mund ti mbronte ky shtet, i degjeneruar moralishte, ku vete K/M ,qe u betua se do vendoste demokraci ne Shqiperi dhe do punonte per mirqenjen e popullit, bisedonte me K/M italjan per skafe me femra te bukura shqiptare .Si mund te trajtoheshin keto shemelltura nga vete organet shteterore ku zyrat e perfaqsuesve te larte te popullit, ishin kthyer ne skena roze, sa pleqve pushtetar, u binte te fiket e perfundonin ne per klinika spitalore .
Sigurishte moralin e ka per detyre ,ne radhe te pare, ta ruaj kushdo dhe familja. Por kur kaubojsat livadhisin ne teren ,pa ju trembur syri ,shteti nuk merr pergjegjsira te medhaja per tju thene ndal morali i nje populli zhbehet . Organet e Drejtesise nuk duhej te hapnin e te cfetosnin se cfare parashikon neni ,se keto skane nevoje per ti recituar, por per ti ndeshkuar ashper deri ne ekzekutim fizik .
Te gjitha keto me erdhen ashtu rastesishte kur degjoj sot, jo nga ky shkrim brilant,Berishen qe do te mohoje akuzat politike qe i bene DASH.Te hapi gjyqin, nese ka kocke, te perballoje ballafaqimin me mijra tragjedi te tilla qe i ka shkaktuar vet ai popullit si person .Nuk ka familje sot ne Shqiperi qe te mos kete ndjer tmerrin Donkishotesk te Berishesdhe zagarve q eivinin nga pas .Drama skandaloze qe as neper filma dhe kampe te nazistve sjane pare .E keto kane ndodhur ne sy te popullit . Vetem akuza per 97 e groposin kete brezpasbrezi sa ti zhduket fara nga faqja e dheut .Nje shqiptari te vertet kurr sdo ti shkonte mendja te sulej sic u sul Berisha kunder popullit te jugut .Vetm pamjet filmike, te agjensive te huaja, te shikoj, jo vetem avokati francez,por maja e inteligjences boterore, do te dorzohet dhe sdo ta pranoje te mbroje nje specje te tille .Jam i bindur, se po u hap nje gjyq ndaj tij, kini per te pare me mijra e qindramijra qe do te vijne te deshmojne per zullumet e tij . Nuk do kete gjukate boterore te iventarizoje denoncimet kunder Berishes .
Drejtesi dhe vetem drejtesi!!!
ja e postove dhe kete ,tani kushedi nga do jesh ne kafe duke pare sa like ke marre ….e neser jeta do vazhdoje e dikush tjeter do jete preja e rradhes ….ju vetem llafe keni si shoqeri .edhe ato emrat qe na pyet ti as vete si mbaje mend ,u fute ne google i gjete dhe shkruajte ate monologun …..pfff .
kur nenat e baballaret bashke me shoqerine te edukojne femijet e tyre mbase atehere do kemi me pak ngjarje te tilla
Ajo idea e thikes me duket me e pershtatshme. Se denimi me vdekje eshte hequr thate ju.
Ne rregull por paksa i tepruar pershkrimi mos t themi i ekzagjeruar. Perse nuk flitet edhe per anen tjeter te medales, femijet duhet te veprojne e funksionojne si femije pergjegjsia bie mbi prinderit, jo qe llastrohen femijet por eshte pune mentaliteti familjare. Si djale apo vajze femijet ne keto mosha nuk duhet te mendojne vetem si te rrotullohen por te marrin me seriozitet normalitetin e t‘i kushtojne rendesi gjerave kryesore, te ecin me vemendje drejt se ardhmes si kontribues per vendin dhe shoqerine ku jetojne.