Shpallja e Berishës "non grata" - shkak lufta e tij kundër "Vettingut"

21 Maj 2021, 20:29Blog TEMA

Nga Arbana Xharra

Instrumenti “non grata” për herë të parë vihet në përdorim në Traktatin e Lozanës së vitit 1923 kundër 150 zyrtarëve osmanë. Pra instrumenti nuk është specialitet amerikan, por përdoret kryesisht kur shteti nuk donë të prek apo sanksionojë imazhin e shtetit tjetër, por persona konkret të cilët i konsideron si elementë destruktiv si për vete ashtu edhe për shtetin ku jetojnë.

Si akt korruptiv SHBA nuk konsiderohet vetëm zhvatja e tenderëve për stadiume dhe rrugë apo të llojit, por edhe korruptimi imaterial, ideologjik i gjykatësve për të sabotuar projektin e Vetingut. Tani mund të hyjmë edhe andej se pse gjykatës të shumtë punojnë ende për Berishën kundër reformës edhe pse nuk është në pushtet. Sepse kanë gëzuar privilegje edhe materiale, pra korruptive?

Por kjo ka më pak rëndësi, korrupsionin amerikanët nuk e shohin vetëm kur shkoq para për vete, por më gjërë. Përfshirja në listën e zezë siç thash më lartë i erdhi nga sabotimi që ai i bën insatlimit të shtetit ligjor. E pse e bën këtë nëse nuk ka ndonjë frikë? Kjo flet shumë për spektrin amerikan.

Rehabilitimi i Berishës nuk do ndodhë!

Le t’i themi gjërat troç; familja dhe fisi i Berishës është milionere. Beson dikush se me rroga zyrtarësh të shtetit shqiptar u bënë pasanikë? Pra ndaj edhe luftohet Vetingu. Vendimi mund të apelohet në Gjykata për të Drejtat e Njeriut, nga Berisha, por në SHBA ai nuk vjen parasysh, ngase është vendim politik i qeverisë amerikane.

Kualifikimin nuk e ka bërë Blinken, por sekretariati i shtetit. Mendoj se Berisha në këtë drejtim vetëm do të harxhojë para. Rehabilitimi i tij nuk do ndodhë. Ndoshta dikur në histori por për dekadat që vijnë nuk besoj.  Me siguri se sinjali amerikan do të reflektohet edhe brenda Shqipërisë. Mirëpo nuk besoj se do të ketë hakmarrje politike.

Edi Rama apelon në bashkëpunim me opozitën. Kjo mirëpo nuk përjashton që gjatë ndrrimit të kuadrove të riaktulaizohen lëndë ku janë bërë krime të rënda dhe para gjyqit të dalin plotë ish funksionarë. Kjo është pjesë e një reforme të tillë.

Lidhjet e Berishes me radikalizimin islamik

Kur kam punuar si gazetare dhe kryeredaktore e të së së përtditshmes “Zëri” unë jam marrë për vite me radhë me përhapjen e radikalizmit islamin në Ballkan. Shumë shpesh hulumtimet më çonin në Shqipëri. Faktet thonin se që nga viti 1992 Berisha kishte shndërruar Shqipërinë në portë për armatimin e luftëtarëve të Bosnjës- përkundër embargos nga OKB.

Kjo ndodhi menjëherë pas bashkimit të Shqipërisë në Organizatën e Konferencës Islamike dhe ardhjes së Alija Izetbegoviçit në Shqipëri. Sipas një vendimi të kësaj organizate të mbajtur në Xhedah të Saudisë, ku merrte pjesë edhe Bujar Bukoshi, Shqipëria u shpall vendi tranzit i ndihmës islamike për Bosnjë.

Vendet myslimane sjellshin armatim në Shqipëri, i cili përfundonte ditë më vonë në Bosnjë. Kjo bëhej me pëlqimin e ose heshtjen e amerikanëve. Më vonë mirëpo Berisha humbi kontrollin me qëllim dhe lejoi depërtimin e muxhahedinëve islamikë jo vetëm në Bosnjë, duke i pajisur me dokumente, disa edhe me shtetësi, por duke lejuar edhe krijimin e strukturave të tyre në gjitha vendet e banuara me shqiptarë.

Të njejtat struktura të mbështetura veçanërisht disa nga Irani e disa nga sauditët pastaj u përpoqën të infiltrohen në UÇK. Përgjatë gjithë pushtetit të Berishës këto struktura kanë lulëzuar në Shqipëri nga kjo Histori, që ju mund ta lexoni në analizat e Fred Abrahamsit dhe plotë autorëve tjerë amerikanë e perëndimorë që në bazë të kabllogrameve të dokumenteve të SHBA-ve shkruajnë për implikimet shqiptare në ndihmë të organizatave terroriste të Lindjes.

Berisha tash duhet të pushojë me luftën e tij kundër reformave në Drejtësi, veçanërisht kundër SHBA-ve ngase edhe do humb luftën edhe do të shqetësohet më shumë. Berisha ka bërë gabime, duhet t’i pranojë dhe tu lë vendin të rinjve që të vazhdojnë – pas Vetingut!

10 komente në “Shpallja e Berishës “non grata” – shkak lufta e tij kundër “Vettingut””

  1. Veshgues says:

    Zot qe s’ja dhe kete gazetar te mrekullueshme Shqiperise!
    Zot na denove me Andin e Hysniyt, zhejin trapmadh, Fevzon kopil te ndyre dhe ca fshatar qe bredhin cdo nate ne tv per 30 Euro / ora! Per …

    1. E di si eshte puna says:

      Qe te vihej drejtesia ne vend, do te duhej qe Sal Serb Berisha te varej ne litar ne Bulevard, perpara Kryeministrise!!!

  2. Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes..... says:

    E cna bet more sumqira turkoshqipfoles,na e katandiset vatonin ne nje hale islamikesh…….
    DASH:90 % e Albanistanit jane sunits and shiits…kshq eshte normal qe te kemi nje hale islamikesh.

  3. Sara says:

    Po c’thua po ate debilin e Ndines arjan canin, qe ben si inteligjent i madh? mos e vra mendjen se tani qe i rane kembet Saliut do t’u vije rradhe dhe ketyre…

  4. Xoni says:

    Po moj Arbana por ai ka edhe shume kusure te tjera me popullin shqiptar ,se ne I kemi hequr ne kurriz.
    Ato qe thua ti qendrojne por jane nje pjese e vogel e gjynaheve te tij .

  5. Jimi says:

    ! Zj Arbana! Berisha nuk ka bere gabime, por ai akuzohet per krime monstruoze.

  6. Histori says:

    Ia le fut kot kete here. Persona non grata ka perdorim me te hershem ne diplomaci
    . :Persona grata was then transferred to the language of international diplomacy, where it has flourished since the 1850s; the negative persona non grata, which is now more common than the positive phrase, appears to have developed in English-language contexts in the nineteenth century.”

    1. Patrioti. says:

      Z Arbana Xharra respekte jeni nje gazetare inteligjent e dhe e bukur. Sa per sali berishen I pa harruar qofte kujtimi i tije per ne ai ka vdekur qe ne 1997 ten ata qe
      e mbajten ne politik deri tani le ti bejne dhe varimin.
      Vetem zerin kishe te tijen qe pelliste neper metingje,
      Te tjerat I kishe nga UDB ja .klani Russo, Serb mori nje goditje te fuqishme ne daten 19 .05 2021. Tani ne presim dite me te bukura.

  7. Adalin says:

    Ke dashtun me e plagos por sa e ke gervisht znj.Xharra.Sali Ram Berisha nuk ka ba Gabime por Faje e per to nuk ashte dash me u largue por me i pague tere damat qi ka ba kundrejt ketij populli e vendi.Ai ka perfitu pasuri maramendesa,ai ka vrare me urdherin e tij disa dhjetra shqipetar e nepermjet tij ka çue Shqipnin ne prag te luftes civile!Ai eshte shkateruesi i moralit shqipetar !Sali Berisha sot duhet te paguej gjithçka vrastare ka bere per kete vend.Ndaj nuk ashte e lehte me u dorezue nje Killer i tille ku gjynahet e tij mundet me i lajt vetem si Slobodan Preljaku duke u vethelmue!Njerez te ligj si ky vetem kete perfudim kane,pasi krimet e tyre jane pjese e lavdise se tyne,ku sot i gezojne pasardhesit me vpasuri marramendese me vila ne mal,vila jashte shtetit,me vila ne kryeqytet,me vila ne bregdet!Kjo kufome e demokracise Enver Hoxhen e çvarrosi vetem per opinion se femijet e diktatorit jetonin ne kasollet e ish pularise ne Laprake ,ndesa femijet e diktatorit ende te gjalle nuk jetojne ne Shqiperi por neper hotele lluksoze fale pasurive te vene ne funksionin e te atit dhe te lara me gjak shqipetari.Atij gjyqi duhet ti behet popullor sepse ç’do familje ka nga nje viktime prej dores se zeze te rregjimit Berishjan ku edhe sot vriten djem nenash fale hapjes se depove te armatimit,ku gjysmat i rembeu populli e gjysmat i shiti Zeni per interes dy palesh.Ndaj mos e perkdhelni me ato çka i permendeni se ai behet me bishe nga ç’ka eshte!
    Ai do kete fatin e Osama Bin Laden-it sepse te dy jane prodhim made in USA e per pasoje si dhe i pari kur mendojne se jane triumfatore e te dalun prej shinave ,atehere u vjen fundi ma i keq!
    Ai duhet te ekstradohet drejt SHBA-se duke dhene llogari nje per nje aty dhe jo tek Drejtesia Shqipetare ku ne çdo hallke te saj ka akoma nje Berishist kamikaz qe mund te sakrifikoje karieren per koken e ketij kobeziu me pasurite qe kane vene.Berishizmi eshte nje gjarpen me dy koka e po nuk ia kepute te dyja ai perseri do ekzistoje !

  8. Velo says:

    Si ka mundësi gazetarët më cilësor nga Kosova janë femra?Të lexosh Beratin ta shpif,të dëgjosh Kim të vjen për të vjellë njësoj me këta analistët tanë që vetëm analistë nuk janë,reagojnë si prostituta paguhen për punën e porositur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje